“Ëndrra ime është që Shqipëria të vazhdojë rrugën drejt Evropës“, keshtu deklaroi presidenti i KE, Donald Tusk.
Procesi i integrimit tha Presidenti i Këshillit Evropian, në një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama, do i ngjajë një rruge me pengesa se sa një autostrade, por ai nënvizoi se edhe pse në përgjithësi është i kujdesshëm kur shprehet, është optimist për presepektivën afatshkurtër dhe atë afatgjatë.
“Më lini ta nis duke përgëzuar rekomandimin e Komisionit Evropian për çeljen e negociatave për bisedim. Negociatat për anëtarësim me BE nuk janë të lehta, por mund t’ju them se ato ja vlejnë çdo përpjekje. Kur vendi im nisi biseidme të ngjashme rreth 20 vite më parë, e dinim se shumçka duhet të ndryshonte në Poloni. Dhe është ëndrra ime që Shqipëria të ndjekë të njëjtin rrugëtim si në BE si vendi im. Me historinë tuaj krenare me Skënderbeu, nuk kam asnjë dyshim se ju do ta bëni këtë. Është gjithashtu në interesin e BE se Shqipëria dhe gjithë Ballkani të integrohet në BE. Nuk do të ndodhë brenda natës. Do të ketë shumë sfida. Ajo çfarë keni bërë është e mjaftueshme për të çelur bisedimet për anëtarësim. Një tjetër sfidë do të jetë që të binden të gjithë shtetet anëtare në Qershor. Ky proces do t’i ngjajë më shumë një gare me pengesa se sa një autostrade”.
Ai preferoi ta mbyllte fjalën e tij me një mesazh për tolerancën fetare në Shqipëri dhe u shpreh: Jeni më europianë ju këtu, se sa disa në BE.
a.ç










