Ish-Kreu i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.
Përmes një postimi Tusk shprehet se dënon shembjen e teatrit dhe se frikësimi dhe përdorimi i dhunës është e papranueshme.
”Unë dënoj prishjen e teatrit kombëtar në Tiranë të dielën, e cila shkon kundër vlerave evropiane si ruajtja e trashëgimisë kulturore, sundimi i ligjit dhe dialogu transparent.
Frikësimi dhe përdorimi i dhunës ndaj protestuesve, shoqërisë civile, artistëve si dhe politikanëve të opozitës janë të papranueshme.”