• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Donald Trump pret në Shtëpinë e Bardhë Presidentin Macron

by Java News
24/04/2018 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump priti sot me një ceremoni zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, Presidentin francez Emmanuel Macron.

Të dy udhëheqësit folën për miqësinë shumëvjeçare mes të dy vendeve, duke theksuar çështjet madhore që i bashkojnë të dy vendet: demokracia, pluralizmi dhe kundërvënia ndaj politikave të rrezikshme nacionaliste.

Gjatë ditës së martë të dy udhëheqësit do të bisedojnë për një sërë çështjesh me të cilat përballen të dyja vendet, përfshirë luftën në Siri, programi bërthamor i Iranit dhe planet e Presidentit Trump për vendosjen e tarifave ndaj importeve të aluminit dhe çelikut.

Në mbrëmje në Uashington do të ketë një darkë shtetëtore, ku do të marrin një numër i madh të ftuarish. Darka do të pasohet me një shfaqje të Operas Kombëtare të Uashingtonit.

Vizita tre-ditore do të verë në provë marrëdhëniet e mira personale të presidentit francez me Presidentin amerikan Donald Trump.

Presidenti Macron do të përpiqet ta bindë zotin Trump rreth nevojës për të mbajtur një prani amerikane në Siri edhe pas disfatës së terroristëve të Shtetit Islamik si dhe për ta përjashtuar Bashkimin Evropian nga tarifat e reja të aluminit dhe çelikut.

“Ne do të duhet të ndërtojmë një Siri të re pas luftës. Prandaj mendoj se roli i SHBA është shumë i rëndësishëm,” tha zoti Macron për Fox News gjatë një interviste në Pallatin Elysee të Parisit përpara nisjes.

Presidenti Trump ka thënë se dëshiron të tërheqë sa më shpejt 2,000 trupat amerikane nga Siria, edhe pse një javë më parë ai urdhëroi ushtrinë amerikane të bashkohet me Francën dhe Britaninë për të goditur me raketa objektet e armëve kimike siriane në përgjigje të një sulmi të dyshuar sirian me gaz vdekjeprurës. Plani i zotitt Trump për tërheqjen e trupave vjen pas rënies së Rakës, kryeqyteti i vetëshpallur i ISIS-it në Sirinë veriore.

Presidenti francez Emmanuel Macron fitoi admirimin e zotit Trump, kur e ftoi atë në Paris vitin e kaluar për ceremonitë madhështore me rastin e Ditës së Bastijës si dhe për një drekë në Kullën Eiffel.

Kjo diplomaci e butë synonte të fitonte besimin e Presidentit Trump dhe të ndikonte mbi politikën e jashtme amerikane në një kohë që diplomatët evropianë thoshin se Uashingtonit i mungonte një drejtim i qartë në politikën me partnerët evropianë.

Eksperti i politikës franceze dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare Bertrand Badie thotë se Macron është përpjekur të zerë vendin e Britanisë si aleat i privilegjuar i Shteteve të Bashkuara.

“Emmanuel Macron është një president i ri që erdhi papritmas në skenën ndërkombëtare ku nuk ishte shumë i njohur. Ambicia e tij nuk është thjesht të jetë i pranishëm por edhe i dukshëm në skenën botërore si dhe të jetë në gjendje të ruajë marrëdhënie të mira me figurat e saj kryesore,” thotë analisti.

Me përjashtim të një shtrëngimi duarsh jashtëzakonisht të zgjatur dhe të fortë, Macron ka zgjedhur një qasje jo-konfrontuese ndaj presidentit të pazakontë amerikan, me shpresën se kështu mund të përfitojë lëshime.

“Mendoj se zoti Macron nuk e dëshiron një krizë franko-amerikane. Por kjo nuk është e lehtë, sepse zoti Trump nuk është as Obama, as George W. Bushi, që do të thotë se negocimi i një ekuilibri të ri me Amerikën e Presidentit Trump është diçka shumë e vështirë dhe me rreziqe. Megjithatë, mendoj se atij as që i shkon ndër mend të nisë një luftë për marrëdhëniet franko-amerikane. Përkundrazi, strategjia e tij është të përpiqet të tregojë se ai është i aftë të ketë një ndikim të caktuar mbi presidentin Trump, gjë që e arriti pjesërisht në krizën e fundit rreth Sirisë”, thotë zoti Badie.

Presidenti Trump i ka dhënë Bashkimit Evropian afat deri më 1 maj për të negociuar përjashtimin e BE-së nga tarifat për çelikun dhe aluminin. Ndërkohë, i ka lënë afat Francës, Britanisë dhe Gjermanisë deri më 12 maj për të “ndrequr” marrëveshjen bërthamore për Iranin, shkruan voa.

“Franca nuk është më e ekspozuara ndaj tarifave. Më të ekspozuara janë Gjermania dhe ndoshta Britania. Kam përshtypjen se brenda kësaj beteje tarifash, vemendja është duke lëvizur nga Evropa në Azi, dhe Kina po vihet më shumë në shënjestër se sa europianët, të cilët për një farë kohe duket se janë kursyer nga aleatët e tyre amerikanë”, thotë zoti Badie.​

Megjithatë, thotë analisti, duket se ka një përtëritje të miqësive ndëratlantike, të cilat po dominojnë ndaj proteksionizmit dhe nacionalizmit amerikan.

a.ç

 

 

 

Next Post
Kryeparlamentarët e vendeve të BE-së, mbështetje Shqipërisë për hapjen e negociatave

Kryeparlamentarët e vendeve të BE-së, mbështetje Shqipërisë për hapjen e negociatave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In