• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Donald Trump, presidenti më plak në historinë e Amerikës

by Java News
21/11/2016 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donald Trump do të jetë Presidenti më i vjetër i Shteteve të Bashkuara kur të filloj mandatin në janar të vitit të ardhshëm. Në qershor ai do të jetë 71 vjeç.

Por sipas udhëheqësve të biznesit, kjo nuk do të thotë se Donald Trump nuk do të ketë energjinë për të bërë punën.

Gjatë vizitës në zyrën e tij të re me bashkëshorten Melania, Donald Trump dukej se mezi priste të fillonte detyrën e re.

Ai bëri një fushatë të ashpër kundër rivales së tij demokrate, Hilary Clinton, duke e përqeshur atë kur ajo u sëmurë gjatë fushatës zgjedhore.

Zoti Trump fitoi zgjedhjet dhe tani dëshiron të siguroj votuesit se ka energjinë e duhur për të qenë presidenti i 45-të i Amerikës.

Fushata e debatueshme e zotit Trump dhe mosha e tij kanë nxitur një diskutim global rreth drejtimit që do të marrë Amerika nën udhëheqjen e tij.

Cary Cooper është President i Akademisë Britanike të Menaxhimit si dhe profesor i psikologjisë në Shkollën e Biznesit në Universitetin e Mançesterit.

Ai thotë se votuesit amerikanë janë ndonjëherë të preokupuar me shëndetin e Presidentit të tyre, por ai nuk ka fare shqetësim për këtë çështje.

“Nuk ka problem se zoti Trump është shtatëdhjetë vjeç. Ai ka energji, dhe e pamë këtë gjatë zgjedhjeve. Ai është një biznesmen, ishte shumë aktivë gjatë fushatës zgjedhore dhe vizitoi shumë shtete amerikane, në disa raste pesë shtete në një ditë. Nuk mendoj se mosha është problem për të. Puna e presidentit ka të bëjë mbi të gjitha me energjinë e brendshme, dëshirën për punë. Ai është mjaft energjik.”

Mosha nuk ka qenë pengesë për suksesin e shumë udhëheqësve të tjerë dhe njerëzve të biznesit.

Në moshën 85 vjeçare, manjati i medias Rupert Murdoch nuk po tregon shenja të lodhjes.

Në fillim të këtij viti ai u martua për herë të tretë, këtë radhë me ish-modelen 60-vjeçare Jerry Hall, 25 vjet më e re se ai.

Kur Presidenti Ronald Reagan mori mandatin ai ishte pothuaj 70 vjeç. Kur mbaroi mandatin e dytë, në vitin 1989, ai ishte 77 vjeç.

71 vjeçarja Aung Sang Suu Kyi është udhëheqëse e Mianmarit pas përpjekjeve dhjetëra vjeçare për demokraci që ajo bëri në vendin e saj.

Vivienne Ëestëood, stiliste e njohur e veshjeve, ende drejton një biznes të madh të modës në moshën 75 vjeçare. Edhe investitori miliarder, Warren Buffett është 86 vjeç.

Kryetarja e Institutit të Drejtorëve, Barbara Judge ka patur poste të shumta udhëheqëse, përfshirë atë të kryetares së Autoritetit të Energjisë Atomike në Brtiani dhe Fondit për Mbrojtjen e Pensioneve.

“Mendoj se përvoja është shumë e rëndësishme. Nuk do të doja që një njeri pa përvojë të merrte drejtimin e kompanisë sime, apo vendit, që do t’i kapte panikur kur do të ndesheshin me çështje si recesioni.

Unë do të doja një person që e njeh dhe e kupton ciklin e investimeve dhe mënyrën se si funksionon ekonomia. Mendoj se përvoja është më e rëndësishme se sa mosha.”

Në një artikull të gazetës New York Times në vitin 1995, Donald Trump citohet të ketë thënë: “Pothuajse çdo punë, të paktën pjesërisht e kam bërë për egon time”.

I martuar tre herë, Trump projekton një karakter të fuqishëm, i lidhur me mediat, luksin dhe pasurinë e patundshme.

Qëndrimi i zotit Trump se shpesh “vetëm ai e di zgjidhjen më të mirë” nuk e shqetëson zonjën Jugde. Ajo thotë se zoti Trump nuk ka përvojë në politikë por ai mund ta rrethojë veten me këshilltarë të zotë dhe mund të bëhet një udhëheqës i mirë i vendit. Zonja Judge thotë se edhe Presidenit Reagan nuk kishte përvojë kur mori detyrën, por zgjodhi këshilltarë të mirë të cilët e ndihmuan atë.

Analisti Cary Cooper thotë se zoti Trump është pragmatik dhe kjo mund ta ndihmojë në udhëheqjen e vendit.

Fushata e zotit Trump ishte karakterizuar nga besimi i madh në veten e tij dhe dëshira për të rrezikuar.

Por mbetet për t’u parë se cilat tipare do të bëhen shenjat dalluese të presidencës së tij, kur të fillojë mandatin vitin e ardhshëm., përgatiti “VoA”. (b.an)

Next Post
Flor Mumajesi i rikthehet postimeve të “çuditshme”… flet për armikun që rehatohet në divanin e tij

Flor Mumajesi i rikthehet postimeve të “çuditshme”... flet për armikun që rehatohet në divanin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ramën do ta rrëmbejnë si Maduro”, ftesa e Trump që hodhi në kosh propagandën e Berishës

“Ramën do ta rrëmbejnë si Maduro”, ftesa e Trump që hodhi në kosh propagandën e Berishës

January 18, 2026

Bordi i Paqes, Rama: Nuk janë ftuar të gjitha shtetet e OKB-së, Shqipëria s’do paguajë 1 mld euro

January 18, 2026
“Kasapi i Groznit” në gjendje kritike, djali trashëgimtar mes jetës dhe vdekjes

“Kasapi i Groznit” në gjendje kritike, djali trashëgimtar mes jetës dhe vdekjes

January 18, 2026
Analiza e “La Repubblica”: Bordi i Paqes, “OKB”-ja private e Donald Trump

Analiza e “La Repubblica”: Bordi i Paqes, “OKB”-ja private e Donald Trump

January 18, 2026
Shiste ilaçe të skaduara dhe kontrabandë në farmaci, arrestohet 42-vjeçari

Shiste ilaçe të skaduara dhe kontrabandë në farmaci, arrestohet 42-vjeçari

January 18, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu kundër SHBA-ve: Bordi për Paqen në Gaza është armiqësor ndaj Izraelit

January 18, 2026
Tjetër veprimtari prostitucioni në Durrës, arrestohet organizatorja nga Armenia

Tjetër veprimtari prostitucioni në Durrës, arrestohet organizatorja nga Armenia

January 18, 2026
Çfarë po ndodh në Greqi? Dy ish-kryeministra drejt burgut

“Rreth 90 mijë leje qëndrimi në pritje të zhbllokohen”, rregulla të reja për emigracionin në Greqi

January 18, 2026
Tarifat e reja të Trump ndaj vendeve që “mbrojnë” Groenlandën, çfarë pasojash do të kishin

Tarifat e reja të Trump ndaj vendeve që “mbrojnë” Groenlandën, çfarë pasojash do të kishin

January 18, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

“Shqipëria sovrane në energji”, Rama: Kjo do arrihet brenda këtij mandati

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In