• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Donald Trump: Ky është plani im për paqen izraelito-palestineze

by Java News
28/01/2020 23:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump publikoi të martën planin e tij të paqes Izraelito-Palestinez, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu.

Plani është rezultat i një pune tre vjeçare të këshilltarit të lartë të presidentit, Jared Kushner, i cili është njëkohësisht edhe dhëndri i zotit Trump.

Përpara njoftimit të planit për paqe në Lindjen e Mesme zoti Trump ka zhvilluar takime me zotin Netanjahu dhe udhëheqësin e opozitës izraelite Benny Gantz për t’i njohur ata me përmbajtjen e tij.

Zoti Netanjahu e ka cilësuar planin si “mundësia e shekullit që nuk duhet humbur”. Zoti Gantz e quajti atë një “moment historik të rëndësishëm”.

Një zëdhënës i zotit Netanhaju tha se kryeministri izraelit do të nisej drejt Moskës të mërkurën për të njohur presidentin rus Vladimir Putin mbi propozimin.

Ndërkohë të martën me mijëra palestinezë demonstruan kundër planit amerikan, disa orë përpara publikimit të tij në një ceremoni në Uashington.

Ndërsa udhëheqësit izraelitë e kanë mirëpritur planin, udhëheqësit palestinezë e kanë kundërshtuar atë edhe pse nuk është bërë ende publik. Ata thonë se administrata e zotit Trump është e njëanshme, pro Izraelit.

Palestinezët frikësohen se plani i zotit Trump do të shuajë shpresat që ata kanë për një shtet të pavarur në Bregun Perëndimor, në Gazë dhe në lindje të Jeruzalemit.

Ndërkohë të martën ndaj zotit Netanjahu është ngritur një padi zyrtare në gjykatë lidhur me akuza për korrupsion, një zhvillim që pasoi vendimin e kryeministrit izraelit për të hequr dorë nga një kërkesë e tij për të kërkuar imunitet parlamentar nga ndjekja penale.

Next Post
FOTO/ Cili është milioneri që i vodhi zemrën mbesës së Princeshë Dianës?

FOTO/ Cili është milioneri që i vodhi zemrën mbesës së Princeshë Dianës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Inflacioni në SHBA shkon në 4.2%, niveli më i lartë në tre vjet

Inflacioni në SHBA shkon në 4.2%, niveli më i lartë në tre vjet

June 10, 2026
“Zvërneci”, Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

“Zvërneci”, Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

June 10, 2026
Trump akuzon Iranin se “po vonon shumë” negociatat: Tani do të duhet të paguajnë pasojat!

Trump akuzon Iranin se “po vonon shumë” negociatat: Tani do të duhet të paguajnë pasojat!

June 10, 2026
A do të zbulojë mistere? Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

A do të zbulojë mistere? Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

June 10, 2026
Lëshohen raketa amerikane, Tajvani i tregon forcën Kinës, stërvitje mbrojtëse në ishull

Lëshohen raketa amerikane, Tajvani i tregon forcën Kinës, stërvitje mbrojtëse në ishull

June 10, 2026
Starton nesër Botërori më i madh i historisë! Emocionet dhe organizimi

Starton nesër Botërori më i madh i historisë! Emocionet dhe organizimi

June 10, 2026
Deputetët dhe bankierët kryesojnë, arrihet objektivi i qeverisë për “pagë mesatare 900 euro”

Deputetët dhe bankierët kryesojnë, arrihet objektivi i qeverisë për “pagë mesatare 900 euro”

June 10, 2026
Agrume dhe hurma nga kolonitë izraelite drejt BE-së, si mijëra produkte po anashkalojnë kontrollet

Agrume dhe hurma nga kolonitë izraelite drejt BE-së, si mijëra produkte po anashkalojnë kontrollet

June 10, 2026
Lufta hibride, paralajmërimi i ekspertes: Çdo gjë është e mundur për sa kohë përdorim internetin

Lufta hibride, paralajmërimi i ekspertes: Çdo gjë është e mundur për sa kohë përdorim internetin

June 10, 2026
Gogu në Komisionin e Ligjeve: Politika penale hyn në fazën e matjes së rezultateve

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Politika penale hyn në fazën e matjes së rezultateve

June 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In