• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Donald Trump: Kushtet për një bashkëpunim me Rusinë dhe Kinën

by Java News
14/01/2017 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, thotë se ai është i hapur për të punuar me Rusinë dhe Kinën. Trump i tha “Wall Street Journal” se sanksionet e reja që i janë vendosur Rusisë do të mbeten në fuqi për një periudhë kohe, por më pas do të hiqen. Ai, po ashtu, tha se politika e një Kine, është në tryezën e bisedimeve. Në intervistën e tij, Trump tha se sanksionet mbi Rusinë mund të hiqen nëse Moska ndihmon Uashingtonin në luftën kundër ekstremizmit islamik dhe çështjet e tjera.

“Nëse Rusia me të vërtetë do të na ndihmojë, përse të sanksionojmë dikë që bën vërtetë gjëra të mira”.

Ai tha se shpresonte që të zhvillonte një takim me presidentin Vladimir Putin. Ndërsa për sa i takon Pekinit, Trump tha se Kina duhet të lejojë kompanitë amerikane të konkurrojnë duke hapur monedhën e saj.

Ndërkohë, një komitet i Senatit amerikan do të hetojë pretendimet se Rusia është përpjekur të përzihet në zgjedhjet presidenciale. Liderët republikanë dhe demokratë, në komitetin e zbulimit të senatit, kanë deklaruar se do ta vazhdojnë hetimin e tyre deri ku ai do të çojë. Ata do të shqyrtojnë aktivitetin kibernetik të Rusisë dhe praktikat e zbulimit.

Intervistat do të përfshijnë pjesëtarë të administratës aktuale por edhe të ekipit të presidentit të zgjedhur Donald Trump. Komiteti do të përpiqet të saktësojë nëse ka pasur kontakte mes Rusisë dhe personave të lidhur me fushatat politike në ShBA.

Pjesa më e madhe e punës do të bëhet pas dyerve të mbyllura edhe pse senatorët thonë se do t’i hapin seancat kur të jetë e mundur. Më herët këtë javë, u publikuan detaje të një dosjeje që supozonte se zyrtarë rusë të sigurisë kishin materiale kompromentuese mbi Donald Trump, çka do ta bënte atë vulnerabël ndaj shantazheve. Presidenti i zgjedhur i quajti pretendimet lajme të rreme dhe sajesa dhe lajmëroi se ekipi i tij do të dalë me një raport të vetin për hakerimin brenda 90 ditësh.

Next Post
Prokurori Haxhi Giu del nga burgu, e shpëton amnistia, i kishin mbetur 9 muaj burg

Prokurori Haxhi Giu del nga burgu, e shpëton amnistia, i kishin mbetur 9 muaj burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revista franceze: Nga Berati në Ksamil, udhëtimi që zbulon Shqipërinë e vërtetë

Media britanike i bën jehonë Shqipërisë: Një ndër destinacionet më ekonomike për pushime në Evropë!

October 27, 2026
Rubio pas kthimit të Machado-s në Venezuelë: Me demonstrata në rrugë, nuk arrihet demokracia

Rubio pas kthimit të Machado-s në Venezuelë: Me demonstrata në rrugë, nuk arrihet demokracia

October 27, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

“Dhuna në protestë nga ‘grupi i zjarrit’ të Berishës”- Avokati: SPAK ka fuqizuar krimin dhe kriminelët e Saliut, ai është përgjegjës për…!

October 27, 2026
Izraeli mban zgjedhjet vendimtare në klimë të tensionuar, ja çfarë tregojnë sondazhet për përballjen Netanyahu-Eisenkot!

Izraeli mban zgjedhjet vendimtare në klimë të tensionuar, ja çfarë tregojnë sondazhet për përballjen Netanyahu-Eisenkot!

October 27, 2026
Trump ngre dyshime për rezultatin në Brazil, vë në pikëpyetje fitoren e Lulës: Duken si zgjedhje të manipuluara

Trump ngre dyshime për rezultatin në Brazil, vë në pikëpyetje fitoren e Lulës: Duken si zgjedhje të manipuluara

October 27, 2026
“Do të rrëmbej avionin”, ndërpritet fluturimi drejt Nju Xhersit pas mesazhit kërcënues, arrestohet 25-vjeçari

“Do të rrëmbej avionin”, ndërpritet fluturimi drejt Nju Xhersit pas mesazhit kërcënues, arrestohet 25-vjeçari

October 27, 2026
Shtohen të ardhurat nga sitet e trashëgimisë kulturore, 93% më shumë se viti i kaluar!

Shtohen të ardhurat nga sitet e trashëgimisë kulturore, 93% më shumë se viti i kaluar!

October 27, 2026
BE paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për një botë 3 gradë celsius më të ngrohtë

BE paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për një botë 3 gradë celsius më të ngrohtë

October 27, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Pas fitores historike, studentët në Serbi nisin bisedimet për formimin e qeverisë së re! Lëvizja ende pa një lider konkret, sfidat që e presin

October 27, 2026
U ekzekutua nga kunati pak orë pasi kërkoi ndihmë në Polici, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe dhunën ndaj grave

U ekzekutua nga kunati pak orë pasi kërkoi ndihmë në Polici, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe dhunën ndaj grave

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In