• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Donald Trump: Ja pse e vramë Soleimanin!

by Java News
07/01/2020 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump tha të martën se Kasem Soleimani ishte duke planifikuar një sulm të madh, por nuk dha hollësi.

“Ai po udhëtonte me kreun e Hezbollahut dhe vrasja e tij bëri që të shpëtoheshin një numër i madh jetësh njerëzore,” tha presidenti në komentet për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e kryeministrit të Greqisë Qiriakos Micotaqis.

Ai shtoi se SHBA po e ndiqnin Soleimanin prej një kohe të gjatë dhe se brenda Iranit shumë njerëz u gëzuan për vrasjen e tij pasi i trembeshin atij.

Presidenti Trump e quajti Kasem Soleimanin “një monstër” që kishte vrarë shumë njerëz.

Nga ana e tij, sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper pohoi të martën se është më se e drejtë të thuash se sulmi që Soleimani ishte duke planifikuar duhej të ekzekutohej brenda pak ditësh dhe jo javësh.

Shtetet e Bashkuara, tha ai në Pentagon, duhet të presin që Irani të hakmerret për vrasjen e Soleimanit.

“Unë mendoj se duhet të presim që ata të hakmerren në disa mënyra dhe forma, – tha ai – duke shtuar se një hakmarrje e tillë mund të bëhet përmes grupeve të mbështetura nga Teherani, jashtë Iranit ose nga vetë dora e tyre”.

“Ne jemi të përgatitur për çdo rrethanë. Dhe atëherë ne do të kundërpërgjigjemi në mënyrë të përshtatshme ndaj çdo veprimi të tyre”.

Ndërkaq, Presidenti Trump tha se do t’i bindej ligjit ndërkombëtar për të mos vënë objektet kulturore iraniane në shënjestër të sulmeve ushtarake, duke tërhequr një kërcënimi që ai bëri ndaj Iranit pak ditë më parë.

Duke folur për trupat ushtarake amerikane në Irak, presidenti Trump tha se nëse SHBA largohen nga Iraku, kjo do t’i linte Iranit një prani të madhe atje.

Në një kohë të caktuar, trupat amerikane do të duhet të largohen nga Iraku, por kjo kohë nuk është tani, tha ai. Irakut do t’i duhet ta garantojë vetë sigurinë e tij, shtoi presidenti amerikan.

Next Post
DPSHTRR tregon sesi veprohet nëse shet ose blen makinë

DPSHTRR tregon sesi veprohet nëse shet ose blen makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com