Ambasadori Donald Lu ka folur edhe njëherë shqip dhe hapur në lidhje me dështimin e institucioneve ligjzbatuese për të kapur “peshqit e mëdhenj”.
Këtë herë ai ka folur për rastin e Klement Balilit, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”. Lu tha se institucionet ligjzbatuse dështuan për arrestimn e tij.
Ai zbuloi se ambasada e SHBA ka nxitur arrestimin e tij dhe të “peshqve të mëdhenj”.
Lu tha gjatë aktivitetit për analizën vjetore të Avokatit të Popullit se “prokuroria për 6 muaj nuk nxirrte urdhër-arrest”.
Pjesë nga fjala e Donald Lu:
Sipas të vëllait ai ecën lirisht në rrugët e Tiranës sepse deri të premten e kaluar zyra e Kryeprokurorit nuk kishte urdhëruar arrestimin e tij. Vonesa në arrestimin e Klement Balilit, ish zyrtar në Sarandë, përfaqëson një dështim të madh të Policisë dhe sistemit të Drejtësisë. Kanë kaluar 7 muaj që kur policia greke arrestoi trafikantët e drogës të lidhur me Balilin në Greqi.
Që atëherë ka qenë në kërkim nga policia greke. Kanë kaluar 7 muaj qëkur ministria e drejtësisë dërgoi persona në Geqi për tërheqjen e dokumenteve. Tani kanë 10 mijë faqe dokumentacion. Agjencitë ligjzbatuese të SHBA i kanë thënë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të arrestojnë Balilin.
Për shtatë muaj kam nxitur Policinë, Ministrin e Brendshëm, Ministrin e Drejtësisë, që ta arrestojnë. Nëse Shqipëria nuk mund të kapë Klement Balilin si mund të shkojë pas peshqve të tjerë të mëdhenj? Kush do të donte të punonte me Shqipërinë? Kush do të besonte se ky është një vend serioz në luftën kundër trafikut të drogës?
SHBA i kanë thënë Shqipërisë se bashkëpunimi ynë i ardhshëm në luftën kundër narkotikëve është i kushtëzuar nga arrestimi i peshqve të mëdhenj nga ana e Shqipërisë, përfshirë Klement Balilin.