• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përgjigjet e Lu: Disa deputetë nuk e mbështesin reformën në Drejtësi

by Java News
15/12/2015 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori amerikan, Donald Lu, ka nisur pasditen e sotme bashkëbisedimin me qytetarët të cilët kanë zgjedhur rrjetin social Facebook për të bërë pyetjet e tyre konkrete.

Në hyrje të postimim, Lu shkruan se njerëzit janë të lodhur dhe presin ndryshime si në dekriminalizimin e parlamentit, ashtu edhe në transparencën e partive politike në lidhje me financimin e tye.

“Përshëndetje të gjithëve! Unë jam Don dhe unë jam i kënaqur që ne mund të kemi një bisedë në lidhje me korrupsionin. Ju mund të mos e besoni, por unë kam shumë shpresë se gjërat po ndryshojnë në lidhje me korrupsionin në Shqipëri. Njerëzit në Shqipëri janë të lodhur dhe duan të shohin ndryshime – nga dekriminalizimi i parlamentit, deri tek reforma gjyqësore, tek transparenca financiare e partive politike për të parandaluar blerjen e votave” – shkruan ambasadori i SHBA-ve.

Duke iu përgjigjur rezervave të shprehura nga një komentues, edhe Donald Lu shprehu rezervat e veta në lidhje me gatishmërinë e një pjese të deputetëve në Kuvend për të miratuar reformën në drejtësi. “Edhe unë kam dyshimet e mia për disa nga anëtarët e parlamentit dhe vullnetin e tyre për të mbështetur reformën, por unë besoj se me presion publik, ndryshimi është i mundur”, tha ai.

Arjan Dullaj-Pyes Z.Ambasador nese nje shtet demokratik duhet te kete kete sistem drejtesie dhe kete nivel korrupsioni si ne Shqiperi ? Hapen vende pune me “konkurs” aftesie apo kontributesh per parti ? A ka bere USA perkushtimin maksimal per te na mesuar demokracine apo ne se kemi kuptuar drejt demokracine ? A mundet USA te na asistoje ne hetimin e dekriminalizimit te njerezve me pushtet dhe bashkepunim ne sistemin e drejtesise sepse tek sistemi jone populli ka humbur besimin?

Arjan, në fund të fundit, unë nuk mendoj se është puna e qeverive të huaja që të hetojnë politikanët shqiptarë. Kjo është punë e medias, shoqërisë civile, dhe e partive politike. Ne po punojmë në mënyrë të vazhdueshme për të mbështetur zhvillimin e kapaciteteve të këtyre institucioneve, për të hetuar të kaluarën kriminale të kandidatëve apo politikanëve aktualë. Unë kam besim se kjo do të arrihet.

Kastriot Dinci- Luften ndaj korrupsionit nuk mund ta bejne ata qe jane prane ne kuvend me kriminele dhe hajdute dhe qe i kane vene vete. Duhet ndergjegjesohet ky popull qe te mos shese voten per vaj e miell. Pavaresia drejtesise eshte kryesore.Deputeti qe shtiu me arme doli nga burgu,kurse ata qe priten plumbat u futen ne burg.A nuk mbane ere qe shteti vazhdon ben pazare me krimin? Shpresojme shume nga ju

Kastriot, në demokraci, nëse ju jeni të pakënaqur me udhëheqësit tuaj, keni dy mundësi – ose të bashkëpunoni me njerëzit që janë në pushtet ose të prisni deri në zgjedhjet e ardhshme dhe të votoni ndryshimin. Edhe unë kam dyshimet e mia për disa nga anëtarët e parlamentit dhe vullnetin e tyre për të mbështetur reformën, por unë besoj se me presion publik, ndryshimi është i mundur.

Saimir Kola -Pershendetje Zoti Ambasador. Une e njoh ne shifra invstimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per drfejtesine shqiptare, milionat qe keni dhene pa llogaritur ketu investimin ne persona ne kete fushe. E kuptoj gjithe kete, po e mendoni se kjo ju jep te drejte te shpreheni se “Nese nuk miratohet kjo reforma e drejtesise do te izoloheni? Si do ta kryeni kete izololimin? E dyta keni folur per dhunen ne proteste. Une isha ne ate proteste dhe nuk e shikova dhunen. Cfare u dhunua? Une jam gazetar dhe kam infoemacion rreth dy objekteve te sulmuara per te cilat nuk ekziston asnje leje. Ndaj nuk mund te cilesohen as objekte ne mbrojtje sipas ligjit shqiprar. E treta flisni se u shkaterrua prona publike. Une dua te di, vertete besoni nje bunker i ndertuar fringo i ri eshte prone publike, kur ai eshte cilesuar qe ne krye te heres si provokues? E katerta, mire politika shqiptare nuk e kupton ose nuk do ta kuptoni, po ju a e kuptoni situaten ne cilen ndodhen sot familjet shqiptare? Do kisha vertet deshire te kem pergjigje per keto pyetjet e mia, nuk ti paragjikoj aspak ato vetem me tregojne nivelin e njohjes qe kane nderkombetaret e akrdituar ne vendin tone per situaten aktuale ketu. Faleminderit

Saimir, është e vërtetë. Ne dhe Bashkimi Europian kemi investuar në sektorin e drejtësisë më shumë sesa në çdo çështje tjetër në Shqipëri. Jam i sigurtë që shumë shkon në qindra mijëra dollarë. Dhe ne jemi të irrituar nga ritmi i ngadaltë i këtyre reformave. Por ne nuk kemi hequr dorë. As nuk kemi në plan të izolojmë Shqipërinë. Ne duam të punojmë së bashku për ta kryer këtë punë. Ne nuk do të ndalemi.
Gjatë protestës në 8 dhjetor, u hodhën gura dhe vezë në godinën e Kryeministrisë, tek policët dhe në godinat e tre ministrive. Dhe bunkerit iu vu zjarri. Përdorimi i këtyre taktikave të dhunshme e zbehu kuptimin e vërtetë dhe domethënien e asaj që mund të ishte një demostratë e madhe dhe paqësore. Përdorimi i dhunës politike nuk përputhet me vlerat demokratike të Shqipërisë, as me angazhimet e saj në NATO.

Dritan Dervishaj-Pyetja ime eshte : Kur do kemi drejtesine reale dhe te pavarur ne Shqiperi? Korrupsioni luftohet vetem me ndershkim dhe kete e bejne vetem prokuroret dhe gjykatat e pavarura. Faleminderit!

Dritan, institucionet e pavarura janë jetike për balancimin e pushtetit në çdo qeveri. Në të njëjtën kohë, gjykatësit dhe prokurorët duhet të japing llogari për krimet që mund të kryejnë apo për çdo lloj abuzimi me pushtetin e tyre. Zgjidhja që është përfshirë në reformën aktuale në drejtësi, është ngritja e këshillave gjyqësorë dhe të prokurorisë, të përbërë nga anëtarë të shoqërisë civile dhe me shumicën gjykatës e prokurorë, të cilët do të propozojnë, promovojnë apo largojnë gjykatës dhe prokurorë. Ky është një ekuilibër shumë delikat.

 Xhev- Z. Ambasador përshëndetje! Edhe 15 vite dhe të dy periudhat ajo komuniste dhe e demokracisë hibride barazohen. Sigurisht periudhat nuk mund të krahasohen për avantazhet dhe disavantazhet me njëra-tjetrën por desha të di a kanë konkurrentë politikanët tanë diku në vende të tjera lidhur me mënyrën se si bëjnë korrupsion? A do të ishte e mirë një levizje e shoqërisë civile ajo që mund të merej me publikimet e pronave të politikanëve, gjyqëtarëve dhe prokurorëve në vend të pëfituara prej korrupsionit?

Xhev, faleminderit për sygjerimin tuaj. Është normale në shumë demokraci, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, që pasuritë e ministrave dhe parlamentarëve të bëhen publike çdo vit. Ne e kemi sygjeruar këtë si një nga mënyrat më të rëndësishme me anë të së cilës partitë politike dhe politikanët mund të përmirësojnë transparencën në Shqipëri.

Arben Marku- Z.Ambasador, problemi me i madh ne Shqiperi nuk jane 4 – 5 politikane qe pasi u bene te pasur me droge dhe prostituta me pas hyne ne politike, pasi kaq i gjejme dhe ne Amerike, por jane pothuajse e gjithe pjesa tjeter e tyre dhe Gjykates e Prokurore, qe sipas te madhit Gjergj Fishta, i hyne politikes “pa breke” dhe te nesermen u gdhine milardiere.Respekte!

Arben, unë mbajta një fjalim të shkurtër dje, në konferencën kombëtare gjyqësore. U mundova ta ndaj fjalimin tim në dy mesazhe – një për pjesën më të vogël të gjykatësve, të cilët janë jashtëzakonisht të korruptuar, dhe një mesazh për pjesën më të madhe të tyre, të cilët e kryejnë punën e tyre me ndershmëri dhe nuk kërkojnë rryshfet. Jam dakord me ju, gjendja me gjykatësit dhe prokurorët shqiptarë është e patolerueshme. Unë shpresoj se ju do të punoni për të mbështetur reformat që piketojnë dhe largojnë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Kjo gjë është kritike për të ardhmen e këtij vendi.

Pershendetje z. Ambasador! Politika shqiptare dhe gjyqtaret e korruptuar te lidhur ngushte me njeri-tjetrin nga interesa korruptive duket se po i bejne rezistence Reformes ne Drejtesi. Cili do te jete mekanizmi qe mund te perdoret ne bashkepunim me faktorin nderkombetar per te realizuar nje zbatim konkret dhe praktik te kesaj reforme per te pastruar politiken dhe gjyqesorin nga elemente te korruptuar? E dyta, duke qene se disa prej gjyqtareve dhe Prokurori i Pergjithshem i ka cilesuar deklaratat tuaja si pergjithesuese dhe jo te faktuara, cilat jane faktet konkrete qe posedoni kur flisni per gjyqtare dhe politikane te korruptuar, pervec atyre qe jane bere publike ne media? Bardhi Quku, gazetar

Përshëndetje të gjithëve! Unë jam Don dhe unë jam i kënaqur që ne mund të kemi një bisedë në lidhje me korrupsionin. Ju mund të mos e besoni, por unë kam shumë shpresë se gjërat po ndryshojnë në lidhje me korrupsionin në Shqipëri. Njerëzit në Shqipëri janë të lodhur dhe duan të shohin ndryshime – nga dekriminalizimi i parlamentit, deri tek reforma gjyqësore, tek transparenca financiare e partive politike për të parandaluar blerjen e votave.

Ardenal Ferhati- I nderuar Ambasador ju po flisni me emra konkret dhe po konstatoni realitetin e hidhur Shqiptar, por pyetja ime eshte se si mund te shkojm nga konstetimi te veprimi ? Sepse tiu kerkosh te korruptuarve te denojne veten e vet eshte problem i madh kush do jete ajo formul magjike qe ti japi goditjen e forte qe ta rrezoj kete struktur kriminale qe egziston ne Shqiperi !!

Ardenal, pyetje shume e mire. Ndryshimi i Shqipërinë do të fillojë me ligje te reja – për dekriminalizimin, Zyren Kombëtare te Hetimeve, dhe reformën e gjyqësorit. Por vetëm ligjet nuk do të ndryshojnë Shqipërinë. Implementimi është puna e vështirë. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të pushohen nga puna dhe të ndiqen penalisht. Politikanët e inkriminuar duhet të hiqen nga liderët e partive politike, nga parlamenti dhe nga pozicionet lokale. Ministra të korruptuar, të mëparshëm dhe të tanishëm, duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre. Populli shqiptar duhet të kërkojë që kjo të ndodhë.

lu

Shpetim Dervishi-Pershendetje Z .Lu. Ne Shqiptaret nuk duam korrupsion. Por jemi te detyruar te paguajme , I tille eshte sistemi qe ka ngritur politika hajdute per 25 vite ne Shqiperi. Korrupsioni te ne eshte si ajzbergu qe i duket vetem pjese siper. Por problemi eshte me i madh nga sa e mendojme ne. Pyetja ime eshte. A mund ta shkulin pemën e korrupsionit ata qe e mbollen. Kjo pemë per ta sjell pushtet fuqi pasuri ne kurriz te shqipetareve te ndershem.

Shpetim: Korrupsioni nuk ka nevojë të luftohet nga ata që e krijuan atë. Korrupsioni duhet të luftohet nga njerëz normalë. Njerëz normalë që votojnë. Njerëz normalë që punojnë në biznes, në qeveri apo në shkolla. Njerëz normalë që punojnë në OJQ-ë, universitete dhe media. Mos i lejoni politikanët të kontrollojnë nismën anti-korrupsion.

Next Post

Rënia e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali, si po futen në Shqipëri barnat antitumorale që nuk kaluan analizat. Mostrat e para u zëvendësuan në AKBMP për t’i hapur rrugën…

Skandali, si po futen në Shqipëri barnat antitumorale që nuk kaluan analizat. Mostrat e para u zëvendësuan në AKBMP për t’i hapur rrugën…

December 26, 2025
“Ore ça ka ky qeni që flet?”- Grupi kriminal me 22 persona të arrestuar, si ranë në kurthin e policëve të infiltruar! (Dosja)

“Ore ça ka ky qeni që flet?”- Grupi kriminal me 22 persona të arrestuar, si ranë në kurthin e policëve të infiltruar! (Dosja)

December 26, 2025
Në Shqipëri konfirmohet rasti i parë me fruth, i infektuar një fëmijë. Kishte ardhur nga..

Në Shqipëri konfirmohet rasti i parë me fruth, i infektuar një fëmijë. Kishte ardhur nga..

December 26, 2025
Tiranë, aksident tragjik në Zall Bastar, makina del nga rruga dhe bie në humnerë! 2 persona humbin jetën (DETAJET)

Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa vendoste panele diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

December 26, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 27 dhjetor 2025

December 26, 2025
“Na zhvishnin lakuriq”- Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik: Polici xhelat i Spaçit për të ngrënë bukën e mykur dhe supën me krimba…

“Na zhvishnin lakuriq”- Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik: Polici xhelat i Spaçit për të ngrënë bukën e mykur dhe supën me krimba…

December 26, 2025
Berisha zbulon skenarët e opozitës në 2026: Në Janar do bllokojmë sheshin deri në ikjen e Ramës

Berisha zbulon skenarët e opozitës në 2026: Në Janar do bllokojmë sheshin deri në ikjen e Ramës

December 26, 2025
Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Përgjigja ime ndaj urrejtjes së berishanëve që ma hodhën edhe në ditën e Krishtlindjes!

December 26, 2025
VIDEO/ “Më duket i mbushi brekët!”- Futbollisti i kombëtares u bë baba për herë të parë, shfaqet me vajzën në krah! Momentet e ëmbla

VIDEO/ “Më duket i mbushi brekët!”- Futbollisti i kombëtares u bë baba për herë të parë, shfaqet me vajzën në krah! Momentet e ëmbla

December 26, 2025
Transformimi i pabesueshëm i aktorit! Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

Transformimi i pabesueshëm i aktorit! Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com