• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Donald Lu: “Kam një prejardhje të ndërlikuar fetare”

by Java News
01/02/2018 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu ka bërë një rrëfim për prejardhjen e tij fetare, ashtu siç është shprehur ai vërtetë shumë të ndërlikuar.

Më 30 janar, Ambasadori Lu është takuar me studentë nga disa universitete për një diskutim të hapur. Ai përgëzoi studentët nga komunitete dhe universitete të ndryshme fetare për punën e tyre për të çuar përpara traditën shqiptare të dialogut ndërfetar dhe vuri në dukje se ‘kjo është një nga tiparet/gjërat që e bën vendin tuaj të fortë.’

“Sa prej jush rrjedhin nga familje me prindër apo gjyshër, halla apo teze ose xhaxhallarë apo daja, të cilët kanë fe të ndryshme? Unë kam një prejardhje shumë të ndërlikuar fetare. Im atë, i cili u rrit në Kinë, ishte budist. Nëna dhe vëllai im i madh janë katolikë. Motra dhe unë jemi protestantë. Vjehrra ime është hebreje. Kunati im gjerman është një ateist. Dhe unë e kam jetuar pjesën më të madhe të jetës në vende myslimane dhe hinduiste. Pyetja e madhe për familjen time është se me çfarë besimi do t’i rrisim fëmijët tanë. Përgjigjja është se do t’i lejojmë që ta vendosin vetë se çfarë feje do të ndjekin. Megjithatë e di se do t’i rrisim fëmijët tanë që të jenë tolerantë dhe të pranojnë njerëzit e të gjitha besimeve”, ka rrëfyer Donald Lu.

Ai u shpreh para studentëve se në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor përvecc Shqipërisë, dallimet fetare kanë rezultuar në luftë dhe vuajtje.

“Ju si shqiptarë e keni gjithashtu këtë mundësi të mrekullueshme. Jam i sigurt se të gjithë keni miq të mirë të cilët janë myslimanë, bektashinj, katolikë, ortodoksë, protestantë dhe ateistë. Kjo është një nga gjërat që e bën këtë vend të fortë.

Në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, këto dallime fetare kanë rezultuar në luftë dhe vuajtje. Në Shqipëri, kjo larmi besimesh ka rezultuar në kontribute të jashtëzakonshme të bashkësive fetare të Shqipërisë. Njerëzit e besimit në Shqipëri kanë krijuar ndërtesa të shkëlqyera, kremtime ndërfetare të festave fetare, organizata për t’u shërbyer të varfërve dhe lidhje kulturore me njerëzit në mbarë botën”, ka deklaruar ambasadori amerikan.

Ai u shpreh më tej se tradita e jashtëzakonshme e tolerancës fetare të Shqipërisë sigurisht që ka lidhje me Holokaustin dhe mbrojtjen e mijëra hebrenjve që kërkuan mbrojtje këtu gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Vjehrra ime hebreje organizoi kohët e fundit në Memfis, Tenesi, shfaqjen e filmit “Besa”. Ky film tregon historinë e mijëra familjeve shqiptare që rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky është gjithashtu një film që diskuton rëndësinë kulturore të mikpritjes së shqiptarit dhe mbajtjes së fjalës së dhënë. Vjehrra ime ftoi amerikanë nga xhamia e qytetit të saj, si dhe shqiptaro-amerikanë që jetojnë në Memfis. Historia juaj e jashtëzakonshme për besën ka ndihmuar edhe në nxitjen e tolerancës fetare në vendin tim”, tha Lu.

Ai dha një mesazh të fortë për brezin e ri. “Dhe sot, shohim që feja në pjesë të botës, përfshirë Sirinë, Irakun, Birmaninë, Sudanin e Jugut dhe Afganistanin, përdoret për të justifikuar dhunë dhe vuajtje të tmerrshme. E di se të gjithë ju do të jeni pjesë e brezit që i jep fund dhunës që justifikohet përmes fesë. E di që tashmë jeni duke folur për mënyrën se si besimet tona të shumta forcojnë komunitetet tona në vend që t’i ndajnë ato. E di që të gjithë ju qëndroni kundër dhunës dhe do të ndihmoni të bindni njerëzit e tjerë se ne të gjithë – myslimanë, ortodoksë dhe katolikë – jemi të njëjtë në atë që duam për familjet dhe komunitetet tona”, deklaroi ambasadori Lu. (BalkanWeb)

Next Post
Reali, klubi i vetëm në La Liga pa asnjë transferim

Reali, klubi i vetëm në La Liga pa asnjë transferim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In