Don Xhoni së shpejti në dasmë? Fatmira Breçani zbulon çfarë i tha këngëtari

Fatmira Breçani ishte e ftuar në emisionin “Në Shtëpinë Tonë” me Alban Musën, ku foli për karrierën e saj, jetën personale dhe momentet që e kanë bërë virale në rrjetet sociale.

Gjatë bisedës, moderatori e pyeti këngëtaren për videot e shpërndara gjerësisht online. Breçani tregoi se fillimisht nuk e kishte pritur mirë vëmendjen, por shoqet e saj e kishin bindur se bëhej fjalë për diçka pozitive.

Ajo rrëfeu se videot ishin regjistruar gjatë dasmave të vëllezërve të Don Xhonit dhe Butrint Imerit, ku të dy këngëtarët shfaqeshin duke kërcyer. Në ato momente, Fatmira u kishte kënduar vargjet: “o Butrinti i pamartuar, shit shtëpinë dhe merr një grua” dhe “o Don Xhoni i pamartuar, shit Rolexin”.

Kur Alban Musa e pyeti nëse këngëtarët e kishin marrë seriozisht këshillën e saj, Breçani tha se Butrinti kishte qeshur, ndërsa Don Xhoni i ishte përgjigjur: “shumë shpejt”.

Pjesë nga intervista:

Alban: Si po ndihesh në epokën dixhitale? Njëherë u bëre virale me “a e gjete”, më pas me “çohuni kërceni mos hani makarona”, apo me Don Xhonin dhe Butrintin. Si është kjo ndjesia e viralitetit?

Fatmira: Është shumë e mirë, sepse këto momente më kanë afruar edhe me të rinjtë. Nuk e kisha menduar se do të bëheshin virale, thjesht ka ndodhur. Kur u publikuan, në fillim u ndjeva shumë keq, por shoqet më thanë se ishte diçka shumë e mirë. Në dasmën e vëllait të Don Xhonit dhe në dasmën e vëllait të Butrintit, ata dolën duke kërcyer. Butrintit i këndova: “o Butrinti i pamartuar, shit shtëpinë dhe merr një grua”, ndërsa Don Xhonit i thashë: “o Don Xhoni i pamartuar, shit Rolexin”.