• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Don S. Kulli, don Gj. Meta e atë G. Peragine, emërohen ipeshvijtë e rinj në Shqipëri

by Java News
15/06/2017 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kisha Katolike në Shqipëri priti në festë tre ipeshkvijtë e rinj të emëruar nga Papa Françesku. Për dioqezën e Sapës, Ati i Shenjtë Bergoglio emëroi ipeshkëv, administratorin aktual dioqezan, don Simon Kulli; për dioqezën e Rrëshenit, Papa emëroi ipeshkëv don Gjergj Metën, vikarin aktual të përgjithshëm të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit; për Administraturën Apostolike të Jugut, u emërua ipeshkëv rregulltari barnabit, misionar në Milot, atë Giovanni Peragine. Plotësohet kështu një nevojë e ndjerë për udhëheqje shpirtërore në kishat përkatëse dioqezane, ku ipeshkvijtë aktualë kanë mbushur moshën e pensionit. Njoftimi i emërimit të ipeshkvijve të rinj u bë në orën 12.00 në Vatikan e po kështu edhe në selitë dioqezane përkatëse.

Nga emërimet e reja ipeshkëvnore vërehet se Kisha Katolike e Shqipërisë po kalon dalëngadalë në duart e thirrjeve të para vendase në meshtari. Dy prej ipeshkvijve të rinj janë pinjollë të asaj toke e Kishe, larë me gjakun e martirëve, fryti i të cilit tashmë është i dukshëm e mund të preket me dorë. Por edhe në figurën e ipeshkvit të ri të Jugut, vlerësohet lidhja e ngushtë e Kishës me misionarët e përkushtuar, për të cilët Shqipëria është bërë atdheu i dytë e vendi i bashkëpunimit në misionin e përbashkët të përhapjes së Lajmit të Mirë të Ungjillit në trevat shqiptare.

Që nga rënia e regjimit komunist e deri më sot, ringjallja e besimit dhe përforcimi i strukturave kishtare është realizuar duke u mbështetur në dy këmbë, duke marrë frymë me dy mushkëri, duke ecur me meshtarët e rregulltarët misionarë nga njëra anë, e me thirrjet vendase, nga ana tjetër; thirrje qe kane mbijetuar persekutimin e diktaturës e thirrje të reja, që tashmë janë bërë meshtarë të gatshëm për të marrë në duart e tyre fatet e Kishës në Shqipëri.

Ipeshvijtë e rinj fillojnë tani një mision të veçantë e të shenjtë në krye të grigjës së Krishtit, detyrë, që deri tani, e kanë kryer me përkushtim tri figura, që kanë punuar me mish e me shpirt në vreshtin e Zotit. Nuk mund të mos kujtojmë ipeshkvin e ndjerë të Sapës, imzot Lucian Avgustinin, aq të dashur nga besimtarët, por edhe ipeshkvijtë, që tashmë dalin në pension: imzot Hil Kabashi për administraturën apostolike të Jugut dhe imzot Cristoforo Palmieri për dioqezën e Rrëshenit. Ata u dorëzojnë ipeshkvijve të rinj një thesar të çmueshëm shpirtëror, kishtar, shoqëror e kombëtar. Ky emërim nga Papa Françesku është bekim i mëtejshëm për Kishën Katolike në Shqipëri, prandaj gjithë kleri e besimtarët falenderojnë Zotin për këtë dhuratë e për këtë shenjë kujdesi e dashurie ndaj kësaj Kishe vërtet të vogël, por të madhe, sepse i ka dhënë krishterimit mbarë shenjtorë si Nënë Tereza e si 38 martirët e parë të lum të komunizmit. Radio Vatikani

ma.me

 

Next Post
Hidhet shorti në Kolegj, Gjin Gjoni do shqyrtojë padinë e LSI për numëruesin e 3-të

Hidhet shorti në Kolegj, Gjin Gjoni do shqyrtojë padinë e LSI për numëruesin e 3-të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi pranë Barcelonës, humbin jetën nga zjarri 5 persona, tre prej të cilëve të mitur

Tragjedi pranë Barcelonës, humbin jetën nga zjarri 5 persona, tre prej të cilëve të mitur

February 17, 2026
Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

“GJK” pranon pjesërisht kërkesën e magjistratëve: Mos t’iu ulet paga! Rregullimin ta bëjë Kuvendi

February 17, 2026
“Kjo është fjala e fundit e popullit”, Balla apel Hagës nga Prishtina: Merr në konsideratë kërkesën e 200 mijë njerëzve

“Kjo është fjala e fundit e popullit”, Balla apel Hagës nga Prishtina: Merr në konsideratë kërkesën e 200 mijë njerëzve

February 17, 2026

Në kërkim të një lideri

February 17, 2026
Qëlluan me armë drejt një biznesi në Kukës! Identifikohen autorët, pranga babait, në kërkim i biri

Sherr mes adoleshentëve në Kukës, plagoset 15-vjeçari, pesë të shoqëruar në Komisariat

February 17, 2026
Ndryshime ligjore edhe për AKSHI-n, deputetit i PS: Nuk duhet të organizojë më tenderë!

Ndryshime ligjore edhe për AKSHI-n, deputetit i PS: Nuk duhet të organizojë më tenderë!

February 17, 2026
“Paraja rrëfen, 100 vjet jetë dhe ngjarje”, hapet në Prishtinë ekspozita e Bankës së Shqipërisë

“Paraja rrëfen, 100 vjet jetë dhe ngjarje”, hapet në Prishtinë ekspozita e Bankës së Shqipërisë

February 17, 2026
“Sky dhe Encro deputetët nuk i donin për të bërë puçi-puçi me gratë”, Korreshi: Kërkojmë transparencë për platformat e kriptuara

Korreshi denoncoi kushtet në Spitalin e Lushnjës, Ministria e Shëndetësisë: Bëhet fjalë për një godinë jashtë funksioni

February 17, 2026
“Tetë ditët e Eva Dumanit në shtëpinë time”, rrëfimi shqiptarit në Adana dhe shqetësimi i inteligjencës turke

“Tetë ditët e Eva Dumanit në shtëpinë time”, rrëfimi shqiptarit në Adana dhe shqetësimi i inteligjencës turke

February 17, 2026
Kushtetuesja mblidhet për padinë e pagave të gjyqtarëve, brenda një ore pritet të shpallet vendimi

Kushtetuesja mblidhet për padinë e pagave të gjyqtarëve, brenda një ore pritet të shpallet vendimi

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In