“Don Bosko”, shpërthen bombula, 21 të plagosur në spitalin e Traumës
Nja ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e “Don Boskos”.
Nga shpërthimi i gazit pas rrjedhjes së tij siç bën me dije policia, në një lokal në zonën e “Don Boskos” bëhet me dije se kanë mbetur 21 persona të plagosur.
Policia bën me dije gjithashtu se gjendja e 19 të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që njëri prej tyre është në gjendje kritike për jetën. 17 prej të plagosurve ndodhen në spitalin e traumës, ndërsa 3 prej tyre janë në spitalin “Nënë Tereza”.
Policia dhe zjarrfikëset janë në vendngjarje ndërkohë për të identifikuar shkaqet e shpërthimit.









