• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dom Gjergj Meta për zjarret: Ta shpëtojmë edhe këtë pak Shqipëri që na ka mbetur

by A R
10/08/2021 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ipeshkëvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta e quan një akt kriminal zjarrvënien në pyje, duke zhdukur kështu florën dhe faunën e zonave tona.

Duke folur për situatën e zjarrëve në vend, ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që të ndërgjegjësohen dhe të mbrojnë natyrën.

“Pamjet rrëqethëse që na vijnë nga Munella dhe Thirra në Dioqezën tonë të Rrëshenit dhe jo vetëm prej aty, por nga anekënd vendit, janë ngjarje të rënda. Fatkeqësisht po përsëriten çdo vit duke zhdukur kështu florën dhe faunën e zonave tona. Kjo është kriminale. Zjarri në pyje është një “fatkeqësi” që do ta paguajmë, ashtu sikurse kemi paguar prerjen e tyre të pa kriter, prishjen e lumenjve e të prrojeve të ujit për HEC-et, apo sikurse kemi shfrytëzuar minierat pa kritere, me të vetmin qëllim përfitime individuale.”

Por, sipas Dom Gjergj Metës, mbi kë bie përgjegjësia?

“Përgjegjësia e parë bie mbi autoritetet shtetërore që nuk kanë marrë masa serioze për mbrojtjen e natyrës dhe të territorit. Natyra, pyjet, malet janë lënë krejt pasdore, duke u mjaftuar me disa investime, më shumë private, por që edhe këto e kanë përçudnuar pothuaj tërësisht natyrën, të përqendruara në bregdetin shqiptar. Pjesa e brendshme e natyrës shqiptare është lënë në mëshirë të fatit e të njerëzve të papërgjegjshëm kriminalë ose përfitues të bizneseve klienteliste. Përgjegjësia e autoriteteve shtetërore nuk mund të fshihet e as të mbulohet me ngrohjen globale apo me papërgjegjësinë e “çobanëve” zjarrvënës. Këta zjarre dhe përhapja e tyre janë kryekëput dështime të shtetit shqiptar, ashtu sikurse qe prerja e pyjeve menjëherë pas rënies së komunizmit. Përgjegjësia e dytë, por jo më e vogël, është ajo e ne qytetarëve me mosangazhimin tonë, me pandjeshmërinë tonë, pothuajse totale ndaj natyrës si një e mirë dhe pasuri e përbashkët. Natyra është shtëpia jonë e përbashkët na kujton Papa Françesku. E duam natyrën vetëm kur na freskon apo na ngroh, por jo kur na duhet ta mbrojmë atë. Për vite me rradhë, qysh me rënien e komunizmit me natyrën është abuzuar. Krahas korrupsionit shtetëror është shtuar edhe papërgjegjshmëria dhe formimi i ulët qytetar. Duhet së pari ta ruajmë e më pas të denoncojmë abuzimet me natyrën, duke çuar në vëmendjen e autoriteteve abuzuesit e duke protestuar kur abuzesi është vetë shteti me hallkat e tij të korruptuara.”

Për Ipeshkëvin, ka ardhur koha e një veprimi dhe reflektimi serioz.

“Prandaj përveç hapave ligjorë të domosdoshëm ndaj përgjegjësve të zjarreve, në çdo hallkë që ata janë, por që kanë ndikuar negativisht me veprimin apo mosveprimin në kohë, me neglizhencën e qëllimshme apo të paqëllimshme të tyren, nevojitet një ndërgjegjësim qytetar, një ndërveprim i të gjithëve që ta shpëtojmë edhe këtë pak Shqipëri që na ka mbetë.”

/a.r

Next Post
Shkencëtarët kinezë: Pirja e çajit jeshil parandalon Alzheimerin

Shkencëtarët kinezë: Pirja e çajit jeshil parandalon Alzheimerin

Comments 1

  1. Bib Ndrec Gjoka says:
    5 years ago

    Ndofta si politikan do te kishte qene me i mire, mbasi si prift po tregon se nuk i pelqen rrasoja e priftit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In