• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Dollari rekord për 2018, BSH rrit euron në tendencë të kundërt me bursat

by Java News
13/08/2018 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Valutat janë forcuar gjatë ditës së sotme në tregun vendas. E ndërsa dollari ka kapur nivelin më të lartë që nga fillimi i janarit për shkak të euros së nënçmuar në tregjet ndërkombëtare, në vend ka fituar pikë përkundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer gjatë ditës së sotme me 125.58 lekë, rreth 0.1 pikë më shumë se të premten.

Ekspertët argumentojnë se ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë nuk po lejojnë që euro të nënçmohet më tej në tregun vendas. Euro nisi të nënçmohej me shpejtësi në tregun vendas gjatë 2018-s, ndërsa tendenca rënëse e saj kishte filluar në gjysmën e dytë të vitit 2016.

Sipas aktorëve kryesore të tregut arsyet kryesore të zhvlerësimit të monedhës europiane ishte oferta e lartë në valutë. Euro tradicionalisht është e dobët në muajin gusht për shkak të prurjeve të larta nga turistët dhe emigrantët, por këtë vit Banka e Shqipërisë është vazhdimisht e pranishme në treg, për të mos lejuar një ulje të pakontrolluar të monedhës së përbashkët.

Ekspertët deklarojnë se BSH ka qenë vazhdimisht e pranishme me blerjen e tepricës së valutës për të ruajtur nivelin e këmbimit nga luhatjet drastike. Megjithatë ata shtojnë se nuk mund të bëjnë asnjë parashikim për ecurinë dhe tendencën e monedhës së përbashkët, duke qenë se viti i fundit tregoi se Shqipëria është vendi i çudirave.

Edhe dollari amerikan ka qenë i dobët në tregun vendas, duke reflektuar nivelin e tij në bursat ndërkombëtarë. Dollari Amerikan është këmbyer sot me 110.29 lekë, rreth 0.93 pikë më shumë se të premten. Dollari ka reflektuar forcimin e tij në bursat ndërkombëtare.

Euro ka qenë e dobët duke reflektuar shqetësimin e investitorëve ndaj krizës së lirës turke. Një pjesë e bankave europiane që kanë kredituar ekonominë turke mund të përballen me vështirësi. Një euro është këmbyer sot në tregjet ndërkombëtare në nivelin e 1.13 dollarëve, pranë nivelit më të ulët të një viti./monitor/ma.me

Next Post
“Ridvan Zykaj”/ Sociologu: Shoqëria shqiptare ende primitive, dënimi me vdekje s’është zgjidhje!

“Ridvan Zykaj”/ Sociologu: Shoqëria shqiptare ende primitive, dënimi me vdekje s'është zgjidhje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Polici i Kosovës përlotet pas vendimit të Hagës, protestuesit i japin flamurin e UÇK-së

Polici i Kosovës përlotet pas vendimit të Hagës, protestuesit i japin flamurin e UÇK-së

September 16, 2026
Dodik kundër vendimi për Hashim Thaçin: Duhej dënuar për krime kundër njerëzimit!

Dodik kundër vendimi për Hashim Thaçin: Duhej dënuar për krime kundër njerëzimit!

September 16, 2026
Kapetanović: Kriminelët bashkëpunojnë pa deklarata, rajoni duhet të jetë po aq i shpejtë

Kapetanović: Kriminelët bashkëpunojnë pa deklarata, rajoni duhet të jetë po aq i shpejtë

September 16, 2026
Dënimi i liderëve të UÇK-së, reagon Zagrebi zyrtar: Vendimi në Hagë nuk e ndryshon kontekstin e luftës

Dënimi i liderëve të UÇK-së, reagon Zagrebi zyrtar: Vendimi në Hagë nuk e ndryshon kontekstin e luftës

September 16, 2026
Veliaj mbetet në qeli pas 19 muajsh/ Manjani e Rumano ngrenë pikëpyetje: A bie vendimi ndesh me Kushtetuesen?

Veliaj mbetet në qeli pas 19 muajsh/ Manjani e Rumano ngrenë pikëpyetje: A bie vendimi ndesh me Kushtetuesen?

September 16, 2026
Si mund ta transformojë Kanali Pinglu tregtinë mes Kinës dhe vendeve ASEAN

Si mund ta transformojë Kanali Pinglu tregtinë mes Kinës dhe vendeve ASEAN

September 16, 2026
Agjencia e klimës së BE-së: Vrima e ozonit në Antarktidë zgjerohet mbi mesataren

Agjencia e klimës së BE-së: Vrima e ozonit në Antarktidë zgjerohet mbi mesataren

September 16, 2026
“Thaçi është peng i Hagës”, Grenell: SHBA nuk do të pranojë shkëmbim të territoreve!

“Dënimi i Thaçit, skandaloz”/ Grenell sulmon Hagën: Amerikanët po paguajnë për këto ndjekje politike! Kurti të veprojë…

September 16, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Çfarë u provua dhe çfarë jo? Surroi: 9 pika për të kuptuar vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 16, 2026
Si shpëtoi Ante Gotovina nga dënimi i Hagës? Zagrebi u angazhua për ta shpallur të pafajshëm në Apel

Si shpëtoi Ante Gotovina nga dënimi i Hagës? Zagrebi u angazhua për ta shpallur të pafajshëm në Apel

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com