• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Dollari fiton terren, euro në minimum që nga 2010

by Java News
16/12/2016 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monedha vendase ka shënuar një tjetër mbiçmim dje ndaj euros, ndërsa është zhvlerësuar ndaj dollarit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 135.49 lekë, duke rënë me 0.09 lekë në raport me një ditë më parë. Ky është jo vetëm një rekord i ri minimal i këtij viti, por edhe niveli më i ulët që nga gushti 2010, kur monedha e përbashkët këmbehej me 135.32 lekë.

Në të kundërt, dollari ka fituar pikë, duke u këmbyer me 129.16 lekë, me një rritje të fortë prej 1.67 lekësh në raport me ditën e mëparshme. Lëvizjet në tregun ndërkombëtar janë faktori kryesor që ka ndikuar në këtë tendencë. Pas vendimit të Rezervës Federale për rritjen e interesave në mbledhjen e fundit dhe sinjaleve për një ritëm më të shpejtë rritjeje në 2017-n, dollari kërceu në nivelin më të lartë kundrejt euros në një dekadë.

Euro ra me 1% në $1.0408, niveli më i ulët që nga fillimi i vitit 2003. Në forcimin e dollarit ka ndikuar diferenca mes normave referencë të interesit në botën e zhvilluar në favor të monedhës rezervë globale. Në Shqipëri, euro ka qenë e dobët prej disa muajsh edhe për faktorë të brendshëm, ku më kryesorja është oferta e lartë e monedhës së përbashkët.

Përgjithësisht edhe në periudhën nga 14-20 të çdo muaji ka një rritje të ofertës në euro, teksa kompanitë e mëdha, ku një rol kryesor po luan gazsjellësi TAP, po këmbejnë valutën për të paguar TVSH-në dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore. Aktorët e tregut presin që euro të jetë e dobët deri në fund të vitit, teksa pas datës 20 pritet të shtohen prurjet e valutës nga emigrantët që vijnë për festat e fundvitit.

ma.me

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

DOKUMENTI/ Miratohet plani kombëtar i Territorit, ja se çfarë përmban

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hamza voton dhe fton qytetarët: Të vendosim së bashku për katër vitet e ardhshme

Hamza voton dhe fton qytetarët: Të vendosim së bashku për katër vitet e ardhshme

December 28, 2025
Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

December 28, 2025
“Dikur privilegj i një grupi fermerësh”, Rama: Produktet shqiptare shkojnë në 80 vende të botës

“Dikur privilegj i një grupi fermerësh”, Rama: Produktet shqiptare shkojnë në 80 vende të botës

December 28, 2025
Voton Haradinaj, thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën tuaj për të ardhmen e Kosovës

Voton Haradinaj, thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën tuaj për të ardhmen e Kosovës

December 28, 2025
“Non grata” 2 gazetarët shqiptarë në Greqi/ Deputeti socialist Ardit Bido kërkon listën e personave të ndaluar në kufi

“PD kërkon të zhbëjë reformën”, Bido: PS në mbrojtje edhe pse është goditur nga brenda

December 28, 2025
“Presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e…”, Rama: Zhurma histerike nuk e zhbën dot rezultatin fantastik të AKSHI-t

“Presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e…”, Rama: Zhurma histerike nuk e zhbën dot rezultatin fantastik të AKSHI-t

December 28, 2025
Lë pas Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Francën/Raporti: Shqipëria, vend i mirë për të dalë në pension

Si do të ndryshojë pensioni në Shqipëri: Reforma gati në 2026-ën, nuk preken kontributet

December 28, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 28, 2025
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Nuk po luftohet korrupsioni, por ekonomia

December 28, 2025
Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban…

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban…

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com