• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Doli në intervistë me fanelën e Serbisë, Unioni i Gazetarëve reagon pas kërcënimit me jetë të gazetarit, thirrja për autoritetet

by S T
22/08/2024 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari sportiv, Ervin Baku është kërcënuar me jetë, pasi pak ditë më parë dha një intervistë në një televizion shqiptar, ku veshur kishte një bluzë me shenjat identifikuese dhe simbolin e Serbisë.

Gjatë ditës së sotme ai ka njoftuar se ka depozituar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, te drejtori i krimit kibernetik, kallëzim penal për të gjitha kërcënimet e bëra në adresë të tij.

Ai pak kohë pasi dha intervistën, me anë të një reagimi në rrjetet sociale kërkoi falje për gjestin, duke shtuar se nuk e ka menduar se do të merrte vlerën e një provokacioni ndaj opinionit publik kombëtar.

“Së pari dhe pa asnjë ekuivok, më duhet t’ju kërkoj ndjesë gjithë mendjeftohtëve dhe kujtdo tjetër që e percepton dhe e konsideron veshjen prej meje të një bluze të tillë, si fyerje apo provokim antikombëtar!

Prej meje nuk është menduar e as që mund të imagjinoja se do të fitonte peshën e provokimit apo inspirimit nacionalist, mes dy kombeve në histori të gjatë armiqësore, një gjest i tillë. Unë jam gazetar sportiv dhe vetëm këtij qëllimi profesional i shërbej.

Unë vesha thjesht një bluzë sporti të dhuruar nga trajneri i volejbollit të Serbisë në kampionatin e fundit ballkanik që u bë në Tiranë. Vetëm kaq. Nuk mendova se çfarë do të provokonte kjo! Ky është gabimi im që për një çast shpërfilla impaktin aq negativ me të cilin po përballem dhe prej të cilit kërcënohem” shkruajti ndër të tjera në rrjetet sociale Baku.

Reagon Unioni i Gazetarëve

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar menjëherë lidhur me kërcënimet që gazetari i sportit, Ervin Baku, ka marrë në rrjetet sociale.

Përmes një reagimi zyrtar Uninioni i Gazetarëve Shqiptarë janë pozicionuar publikisht përkrah gazetarit Baku duke u bërë thirrje autoriteteve që t’i shkojnë deri në fund hetimeve lidhur me këtë ngjarje dhe të dënojnë autorët.

Gazetari i njohur sportiv, Ervin Baku ka qenë një nga personazhet më të “shigjetuar” gjatë ditët e fundit. Baku u shfaq në një intervistë televizive, teksa mbante veshur një bluzë me flamurin e Serbisë. Pavarësisht se Baku kërkoi ndjesë publike, qytetarë të shumtë e kanë “kryqëzuar” në rrjetet sociale, ku dhe s’kanë kursyer as kërcënimet.

“Bëra kallëzim në polici për kërcënimet. Fushatë e frikshme kërcënuese për jetën”, raportoi më herët Baku.

Njoftimi i plotë i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë:

UGSH është vënë në dijeni nga gazetari i njohur sportiv Ervin Baku se, ditën e enjte paradite, ka denoncuar në Policinë e Shtetit, pranë Drejtorisë Rajonale të Tiranës, në sektorin e antikrimit kibernetik, emra dhe persona të cilët në faqet publike online kanë gjeneruar një numër të madh fyerjesh, shantazhimesh, kërcënimesh dhe stigmatizimesh deri edhe agresionesh fizike, ndaj gazetarit për shkak të daljes së tij në një ekran me disa simbole serbe, të cilat u ndodhën një një bluzë të dhuruar kopegut, prej një traineri të një ekipi të njohur serb.

Gazetari Baku ka sqaruar publikisht se ky gjest, i pamenduar për domethënie apo ndjeshmëri provokative publike, ka pasuar me një situatë të pazakontë kërcënimesh, fyerjesh, sharrjesh dhe etiketimesh ndaj gazetarit.

Një ditë pas kësaj shfaqjeje në ekran, kolegu Baku, ka publikuar një deklaratë me kërkim ndjese për publikun masiv dhe për gjithë personat e prekur apo provokuar nga kjo pakujdesi, sikundër e cilëson vetë kolegu.

Por edhe pas këtij publikimi, rrebeshi i kërcënimeve, fyerjeve dhe sharrjeve vijojnë të “derdhen”, në adresë të tij dhe imazhit profesional.

UGSH vlerëson maksimalisht ndjesën publike të kolegut dhe sqarimin e sinqertë të tij. Ndërkohë që shpreh brengosjen e thellë për një vërshim të tillë masiv stigmatizues dhe intolerant ndaj kolegut tonë jo vetëm brenda Shqipërisë, por shumë më gjerë

UGSH shpreh solidaritetin e plotë ndaj kolegut Ervin Baku dhe vlerëson qasjen e tij përmes një ndjese bindëse publike.

Njohja prej anëtarësisë sonë e kolegut dhe sidomos veprimtarisë dhe ndjenjës së tij kombëtare, na bën më aktivë në solidaritetin për ndaljen e menjëhershme të këtyre sulmeve dhe mos vijimin e situatës agresive ndaj tij!

Kërkojmë nga autoritetet policore, në bashkëpunim me strukturat e tjera të sigurisë dhe mbrojtjes qytetare, të reagojnë energjikisht për ndaljen e kësi sulmeve dhe këtij agresioni. Kërkojmë vënien para ndëshkimit ligjor të agresorëve që shkojnë deri në kërcënimin e jetës së kolegut!

Është rasti që UGSH, si organizata më e madhe e gazetarëve në Shqipëri, të kërkojë dhe të pasohet me solidaritetin e organizatave të gazetarëve në Republikën e Kosovës dhe në Maqedoninë e Veriut, në emër të kolegut të kërcënuar.

Ne apelojmë dhe ndajmë qëndrimin tonë se kësi agresionesh, (shumica në hapësirën virtuale), duhet të ndalen dhe të mos shndërrohen në kryqëzata fanatikësh apo ekstremistësh në turmë, ndaj gazetarëve, aq më tepër ndaj një të tilli që respekton profilin profesional, atë të gazetarit sportiv.

Next Post
Zbardhet dinamika e konfliktit me një të plagosur në Sauk, gjithçka nisi nga dy vajza

Zbardhet dinamika e konfliktit me një të plagosur në Sauk, gjithçka nisi nga dy vajza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 23 Korrik 2026

July 22, 2026
Nga tanket e Mariupolit te kreu i ushtrisë, gjenerali 43-vjeçar që Ukraina i beson në luftën me Rusinë

Nga tanket e Mariupolit te kreu i ushtrisë, gjenerali 43-vjeçar që Ukraina i beson në luftën me Rusinë

July 22, 2026
Arktiku po humbet “betejën” me ngrohjen globale, arrihet rekordi historik

Arktiku po humbet “betejën” me ngrohjen globale, arrihet rekordi historik

July 22, 2026
EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

“Burgu i Shënkollit do të kthehet në institucion për trajtimin e të dënuarve me probleme të shëndetit mendor”

July 22, 2026
Emri i tij doli në dosjet Epstein, gjendet i vdekur agjenti francez i modës

Emri i tij doli në dosjet Epstein, gjendet i vdekur agjenti francez i modës

July 22, 2026
PD kërkon të jetë i pranishëm Skënder Hita, shtyhet mbledhja e komisionit për Reformën Zgjedhore

PD kërkon të jetë i pranishëm Skënder Hita, shtyhet mbledhja e komisionit për Reformën Zgjedhore

July 22, 2026
“U rritëm jetimë, më le vetëm”. Letra prekëse e vëllait të gazetarit Enrik Mehmeti

“U rritëm jetimë, më le vetëm”. Letra prekëse e vëllait të gazetarit Enrik Mehmeti

July 22, 2026
Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

July 22, 2026
EMRI/ U arrestua në Angli për pengmarrjen e Buzit, zbardhet dosja e një prej autorëve

I dënuar me 24 vite burg për vrasje në 1999, arrestohet në Angli 60-vjeçari me qëllim ekstradimin

July 22, 2026
Kërkohej prej një muaji nga familja, braziliania gjendet në Lushnje

Kërkohej prej një muaji nga familja, braziliania gjendet në Lushnje

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In