• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Dolën nga banesa përmes një tuneli“, Artan Hoxha zbulon si i shpëtoi policisë miku i Orges Bilbilit

by Java News
14/04/2020 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje nga dita e arrestimit të Orges Bilbilit. Në një lidhje në emisionin “Opinion”, Hoxha tregoi se në momentin që Orgesi ka dalë nga banesa ka përshkuar një tunel. Siç thekson gazetari kjo gjë duket nga kamerat e sigurisë që ka sekuestruar policia. Hoxha ka treguar edhe se Bilbili është plagosur në bark.

“Ditën e ngjarjes Orgest Bilbili dhe një person i tjetër, i cili është personi i tretë i masakrës së Lushnjes, Anterio Kaloshi, jo më kot nuk thoshin se kanë qenë tre autorë në ngjarje, pra kanë qenë Laert Haxhiu, Antireo Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

Ata kanë dalë të dy nga banesa, që nuk kanë shumë kohë që e kanë marrë, sipas hetimeve kanë 2 ose 3 javë që e kanë marrë atë banesë do të thotë se ata kanë qëndruar në Shqipëri dhe Policia po i kërkonte në vend tjetër dhe ata rastësisht kanë rënë në pritë me policin.

Ata kanë dalë nga banesa, ka një tunel kur ata dalin nga banesa duket dhe nga kamerat që ka sekuestruar policia. Në momentin që ka dalë në rrugë Orgest Bilbili ka rënë sy për një fakt. Atë ditë ka qenë nxehtë, ai nuk ka pasur kapele në kokë, por një bluzë me kapuç dhe kapuçi që ka patur në kokë ka tërhequr vëmendjen e policit.

Në momentin që polici që u ka bërë shenjën që të ndalojnë në mënyrë që tu kërkonte lejen e lëvizjes së tyre, atëherë ata janë ndarë. Orgest Bilbili ka vazhduar drejtimin në të cilin është gjetur i plagosur, ndërkohë personi tjetër Anterio Kaloshi ka marrë drejtimin e kundërt dhe është zhdukur dhe pse është person në kërkim.

Në momentin që polici i është afruar dhe ka këmbëngulur për ta kontrolluar, Orgest Bilbili i ka bërë të qartë që të mos i afrohej sepse ai mund ta qëllonte dhe në momentin që ka futur dorën në çantë, ka pasur një pistoletë Berreta me fishekë në gojë e bërë gati për qitje.

Në atë moment nuk e di në çfarë rrethanash, atij i ka rënë pistoleta nga dora, dëshmitarët e ngjarjes nuk kanë pasur të qartë se kush qëlloi policia apo Bilbili. Polici ka tentuar të qëlloi në ajër. Policia po ta dinte se kishte të bënte me një person me rrezikshmëri të lartë do njoftonte për përforcime pasi rrezikonte veten dhe personat e tjerë.

Polici ka vepruar me iniciativë duke mos e ditur se me kë kishte të bënte dhe nga ana tjetër deri në momentin e fundit ka dyshuar se një polic i vetëm mund ta arrestonte atë. Polici e ka qëlluar, predha e ka marrë diku afër mesit, dëmtimin e ka në pjesën e barkut. Në momentin që ka shkuar në vendin e ngjarjes policia nuk e dinte me kë kishte të bënte sepse nuk kishte mjet identifikimi”, tha Hoxha.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre emërime të reja në Dogana, ja kush do të drejtojë pikat e Morinës, Shkodrës dhe Bllatës

Tre emërime të reja në Dogana, ja kush do të drejtojë pikat e Morinës, Shkodrës dhe Bllatës

November 27, 2026
Trump izolon kabinetin në baza ushtarake, ministrat braktisin shtëpitë nga frika e atentateve

Trump izolon kabinetin në baza ushtarake, ministrat braktisin shtëpitë nga frika e atentateve

November 27, 2026
Dënimi i ish-vjehrrës, reagon Meta: Vendimi, zero vlerë procedurale. E vërteta në anën time

Dënimi i ish-vjehrrës, reagon Meta: Vendimi, zero vlerë procedurale. E vërteta në anën time

November 27, 2026
Gjermania dhe Austria kërkojnë pronësi të BE-së në “TikTok”, shqetësime për sigurinë e të dhënave

Gjermania dhe Austria kërkojnë pronësi të BE-së në “TikTok”, shqetësime për sigurinë e të dhënave

November 27, 2026
Një furgon me firma, Lapaj kërkon në KQZ referendum për dy ligje

Një furgon me firma, Lapaj kërkon në KQZ referendum për dy ligje

November 27, 2026
Meta nxit Berishën, PD hap primaret për tre bashkitë kryesore, fton kandidatët për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

Nga Alimehmet, te Tabaku! Zbulohen emrat e propozuar në PD për Bashkinë e Tiranës

November 27, 2026
Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël

Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël

November 27, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Janë nis trimat nëpër Jutbinë të rrahin popullin në Tiranë

November 27, 2026
Festat e Nëntorit në Vlorë, kufizime të qarkullimit dhe ndalim parkimi në disa akse rrugore

Festat e Nëntorit në Vlorë, kufizime të qarkullimit dhe ndalim parkimi në disa akse rrugore

November 27, 2026
Tragjike në Shijak! I riu gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se…

Tragjike në Shijak! I riu gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se…

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In