Të shtunën ambasadori amerikan Donald Lu ka vendosur të flasë për herë të parë ne mediat shqiptare. Dhe do ta bëjë këtë përmes faqeve të revistës JAVA, në një rrëfim të gjatë dhe interesant për ardhjen në Shqipëri, mësimin e gjuhës shqipe, paraardhësit e tij, përshtypjet nga figurat kryesore politike dhe vendi si dhe të fshehtat e hetimit që kjo ambasadë ka bërë për figurat e inkriminuara në politikën shqiptare.









