Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkojnë KQZ-së të shtyjë afatin e regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Me anë të të një shkrese që mban firmat e dy kryetarëve të grupeve parlamentare, përkatësisht atij të PS-së Gramoz Ruçi dhe të LSI, Luan Rama, i kërkohet KQZ-së të shtyjë regjistrimin pasi vijojnë perpjekjet e vazhdueshme per te negociuar me opozitën, për të mundësuar pjesëmarrjen e plotë të të gjithë spektrit ekzistues politik te vendit ne zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperisë te dates 18.06.2017.
“Ne kete kontekst social-politik, i cili nuk mund te neglizhohet nga asnje institucion publik ne vend e, aq me pak nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kerkojme nga ana juaj nje qendrim ne lidhje me mundesine per te shtyre afatin e regjistrimit te partive politike ne zgjedhje (neni 64 i Kodit Zgjedhor) dhe te regjistrimit te koalicioneve zgjedhore (neni 65 i Kodit Zgjedhor)”, thuhet në shkresën dërguar KQZ-së. Afati i fundit për regjistrimin e aleancave parazgjedhore është mesnata e ditës së sotme. javanews.al/ma.me