• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumenti/ Si provokohej Liri Lubonja nga spiunia me pseudonimin “Erka”

by Java News
01/12/2016 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liri Lubonja, bashkëshorte e Todi Lubonjës, është ndjekur nga Sigurimi. Ky fakt bëhet i ditur nga dokumenti sekret që Fatos Lubonja publikon sot në “Panorama”. Sipas dokumentit, Liri Lubonja është provokuar nga agjentë të Sigurimit për të “provuar veprimtarinë e saj armiqësore”.


LENDA: MBI SHFRYTËZIMIN E TO NË DREJTIM TË ELEMENTIT 
ANTIPARTI

MINISTRISË SË PUNEVE TË BRENDSHME

DREJTORISË SË PARË TIRANË

Gjegje telit tuaj Nr. 979, datë 26.10.1983. Siç kemi njoftuar me informacionin tonë Nr. 907/2, datë 30.09.1983, në rrethin tonë kemi një element të cilësuar anti-parti e kjo është e quajtura Liri Ibrahim Lubonja, në përpunim aktiv 2/ A dhe e internuar në fshatin Fishtë të këtij rrethi.

Në drejtim të këtij objekti, gjatë vitit 1983 nuk kemi arritur të kryejmë ndonjë kombinacion T.O., kjo edhe për shkak se në banesën ku ndodhet aktualisht mungon T.O. stacionare, gjë për të cilën po studiojmë mundësitë për instalimin e saj.

Liri LubonjaNdërsa për kontrollin e këtij objekti kemi përdorur forma të tjera të punës agjenturore – operative, si agjenturën ekzistuese, KP-në, vijën e masave, survejimin e jashtëm e veçanërisht kur kjo ka lëvizur jashtë rrethit tonë, nga përdorimi i të cilave nuk ka dalur që të zhvillojë aktualisht veprimtari armiqësore të mirëfilltë, me përjashtim të ndonjë reagimi për vështirësi të jetesës së saj, mundësitë e pakta që ka për të ndihmuar materialisht bashkëshortin dhe djalin e saj që i ka të dënuar për veprimtari armiqësore, të cilat nuk formojnë figurë krimi.

Edhe në muajin nëntor të këtij viti u shfrytëzua me kombinacion vajtja e objektit në Tiranë dhe në kombinim me Drejtorinë e Punëve të Brendshme të atij rrethi, u organizua survejim për ditët që qëndroi atje dhe u aktivizua B.P. me pseudonimin “Erka”, vjen nga lidhjet e saja, por në përfundim nuk doli ndonjë material me interes operativ.

Veçori e këtij objekti është se, duke njohur pozitën shoqërore të saj, qëndron e veçuar nga njerëzit, qoftë dhe ndaj lidhjeve miqësore e me karakteristika të përafërta me të, i shmanget çdo bisede me karakter politik, të cilën e shpreh edhe vetë objekti “me politikë unë, as djali, nuk merremi” ose “nuk di pse jam e ndjeshme edhe ndaj njerëzve që më parë i kemi konsideruar të afërmit tanë” etj. Këto deri në një farë shkalle kanë vështirësuar edhe kontrollin e saj nga ana jonë.

E megjithatë, jemi të ndërgjegjshëm se duhet organizuar më mirë puna agjenturore – operative në drejtim të shfrytëzimit të kombinacioneve me T.O., sepse, pavarësisht nga pasiviteti i përkohshëm i saj, bindja jonë është se ajo qëndron në pozita armiqësore, kjo edhe për shkak të masave që janë marrë ndaj saj dhe lidhjeve kryesore të saj.

Kurse në radhët e të dënuarve të repartit të riedukimit Nr. 302, kemi 3 elementë anti-parti: Dashnor Mamaqin, Vasil Katin e Kristofor Mërtirin, për të cilët, me gjithë kontrollin që bëhet me agjenturë, nuk janë marrë të dhëna për veprimtari armiqësore. Dashnor Mamaqi dhe Vasil Kati në raste të veçanta kanë mbajtur edhe qëndrim pozitiv në ambientin ku jetojnë, ndërsa Kristofor Mërtiri, menjëherë posa erdhi në repartin 302, filloi të nxiste elementë të veçantë në rrugën e veprimtarisë armiqësore dhe për këtë u muar masa e izolimit në repartin 321 Burrel.

Pas ardhjes nga Burreli, në përgjithësi qëndrimi i tij është jo i keq. Pavarësisht nga këto qëndrime, të cilat mund të jenë të përkohshme, kontrolli ndaj tyre do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke përcaktuar masa më të mira e të studiuara.

KRYETARI I DEGËS SË PUNËVE TE BRENDSHME

/panorama/a.k

Next Post
Ju kujtohet “Fatmagyli”, shikoni si duket ajo sot (FOTO)

Ju kujtohet “Fatmagyli”, shikoni si duket ajo sot (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In