• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dokumenti/ Shkodër, si zgjidheshin 100 vite më parë rastet e zaptimit të tokave

by Java News
06/06/2017 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studiuesi Armand Plaka, ka publikuar një dokument të rrallë të vitit 1914, i cili tregon sipas tij se “shteti funksiononte perfekt edhe në një “vit të mbrapshtë”.

Statusi i plote ne FB:

Kur shteti funksiononte perfekt edhe në një “vit të mbrapshtë”

Nga Armand PLAKA

Një dokument “rutinor” i “Gjykatores” së Shkodrës, i 26 janarit 1914, pra më shumë se 100 vjet më parë, shkruar me dorë në formë kërkese zyrtare, që përmban në vetvete sqarimin e një çështje në dukje fare pa vlerë, më bëri të mendoj se sa institucionalisht trajtoheshin e zgjidheshin hallet urbane në një qytet si Shkodra, në një kohë kur të gjithë kemi menduar se mbizotëronte vetëm kaos e zallamahi e pashoqe.

dok i rralle1

Administrata lokale përbëhej nga shqiptarët, megjithëse periudha në fjalë përkon me administrimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, një miksturë kjo e paparë deri në atë kohë e prezencës së huaj në Shqipëri, e cila mbajti realisht në duar pushtetin ekzekutiv në një masë shumë të madhe.

Vetëm dy muaj para mbërritjes së Princ Vidit në Shqipëri, shohim se çështja duhej zgjidhur në gjykatë edhe nëse bëhej fjalë për zaptimin e një sipërfaqeje fare banale për shitje mallrash, çka na bën të kuptojmë se në atë kohë zaptimi i sipërfaqeve e ushtrimi i aktiviteteve tregtare sado të vogla, pa leje , nuk paska kaluar aq lehtë sa ç’e kemi menduar.

dok i rralle2

Megjithëse me një gjuhë paksa arkaike, dokumenti në fjalë, arrin të deshifrohet lehtësisht falë “bukurshkrimit” që në atë kohë ushtrohej e vlerësohej shumë, e që sot thuajse është zhdukur fare. Megjithatë, më poshtë do të gjeni të transkriptuar tekstin e plotë të dokumentit në fjalë për t’a kuptuar më mirë se përse bëhet fjalë konkretisht dhe gjithashtu edhe dy foto ilustruese të misioneve britanike dhe italiane në Shkodër, që i përkasin pikërisht vitit 1914.

dok i rralle3

Z. Zyrtarit Perkryeses

Z. Kel Shkreli bau nji padië mbi Çijen e Mark Tushës, tuej thanë se kjo zojë, e ka lâjmue me anë Zyrës Perkryese me i liru dugajen n’ kohë të 15 dittve.

Ju lutena t’na diftoni sa ma parë, se kjo çashtje deri ku e si ka vojtë.

K. Kryeparin e Gjyk. M. Gjyrezi

ma.me

Next Post
PROFIL / Cili është zëri më i fuqishëm që kundërshton BREXIT

PROFIL / Cili është zëri më i fuqishëm që kundërshton BREXIT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

August 4, 2026
Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

August 4, 2026
VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

August 4, 2026
Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

August 4, 2026
Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

August 4, 2026
Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

August 4, 2026
Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

August 4, 2026
AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

AGSH kundërshton kufizimet e reja të GJKKO-së për gazetarët: Konsultim dhe rishikim i rregullores

August 4, 2026
SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

SHBA-Iran drejt një marrëveshjeje? Katari: Draftet po qarkullojnë, por nuk ka ende bisedime të drejtpërdrejta

August 4, 2026
Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

Negociatat për formimin e institucioneve, Kurti del pas tri orësh takim me Abdixhikun: Nuk kemi akoma një marrëveshje

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com