• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Dokumenti sekret/ Rusia po nxit luftë në Ballkan, gati ndërhyrja e NATO-s

by Java News
13/12/2016 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“NATO është e gatshme për të ndërhyjë në Ballkan për t’i bërë ballë kërcënimit rus që ka për qëllim shtrirjen në rajon me qëllim destabilizimin, sidomos duke nxitur konfliktet ndëretnike”.

Kështu shkruan përditshmja kroate “Veçernji list e cila raporton se një dokument i besueshëm i NATO-s për sigurinë në Ballkan, është miratuar në takimin e shefave të diplomacive gjatë këtij muaji.

“NATO është e gatshme të ndërhyjë operacionalisht në Ballkan kurdo është e nevojshme për të parandaluar konfliktin ndëretnik dhe për të promovuar siguri dhe stabilitet, shkruan në dokumentin sekret të NATO-s mbi situatën në Ballkanin Perëndimor“, thekson gazeta kroate.

Dokumentin të cilin “Vecernji list” ekskluzivisht e ka parë në Bruksel, fillimisht është shqyrtuar e më pas është miratuar në takimin e ministrave të jashtëm gjatë këtij muaji. Në të njëjtin dokument janë përshkruar në detaje dy lloje të kërcënimeve me të cilat përballet vendet fqinje të pjesa juglindore kroate: sjellja destabilizuese e Rusisë dhe rritja e ekstremizmi dhe radikalizmi si pasojë e kthimit të luftëtarëve të huaj nga Siria dhe Iraku.

Mirëpo në dokumentin sekret nuk tregohen detaje se çfarë do të thotë ndërhyrja operacionale që aleanca është e gatshme të bëjë në Ballkan, por sipas burimeve jozyrtare thuhet se theksi i veçantë i jepet promovimit të sigurisë dhe stabilitetit. Këto burime thonë se kjo nuk mund të shihet si kërcënim, por si mesazh për parandalimin e kërcënimeve të mundshme në qoftë se ndodhin.

Në dokument thuhet se “rreth 260 luftëtarë të huaj”, të cilët janë nga Bosnja dhe Hercegovina shkuan të luftojnë në anën e organizatës terroriste të  Al-Kaedës dhe ISIS-it në Irak dhe Siri. Këto të dhëna janë nga fundi i 2015.

Kur bëhet fjalë për problemin tjetër në Ballkan, aty përmendet shqetësimi i NATO-s me praninë e shtuar të Rusisë.

“Arsyeja e dytë është se vendet anëtare të NATO-s shprehin shqetësim për situatën në Ballkanin Perëndimor. Ky shqetësim vjen nga prania e Rusisë e cila më së shpeshti është e drejtuar aty ku ka popullsi serbe në rajon”, thuhet në dokument.

NATO sheh “rritje të aktivitetit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe sjelljen destabilizuese”.

Pjesa e dokumentit që flet për Serbinë, thotë se mbështetja e serbëve për aleancën ushtarake është shumë e ulët, e cila është sigurisht rezultat i bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë para përfundimit të sundimit të Sllobodan Millosheviçit.

ma.me
Next Post
FOTOT/ Rreth botës me biçikletë për 10 muaj, Koreani ndalon edhe në Tiranë

FOTOT/ Rreth botës me biçikletë për 10 muaj, Koreani ndalon edhe në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In