• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DOKUMENTI/ Rovena Gashi dhe lidhjet e saj me “LOVERS Albania” dhe Susan Schiatti

by Java News
10/03/2018 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Megjithëse kanë kaluar disa orë nga fillimi i botimit të fakteve, Rovena Gashi NUK i është përgjigjur ende pyetjes së parë të bërë publike nga “Alpenews.al”. Kjo na detyron që të vijojmë me shtrimin e pyetjeve të tjera, një e nga një me radhë, në pritje të një përgjigje nga znj. Gashi. E derisa kjo përgjigje të vijë, është momenti që të shtrojmë PYETJEN Nr. 2 për të.

Rovena Gashi, ish Drejtoresha e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe e Dekriminalizimit ë Prokurorinë e Përgjithshme gjatë kohës që ajo “bënte ligjin” nëpërmjet ish Kryeprokurorit Llalla ka dorëzuar një deklaratë pasurie e cila nuk thotë asgjë, ne po mundohemi që ta ndihmojmë atë që ta bëjë transparencën e vërtetë përpara shqiptarëve.

Ne ju ftojmë sërisht si edhe pë pyetjen e parë dhe të tjerat më pas, që ta lexoni me vëmendje këtë paragraf:

Shiheni me kujdes shkresën e parë këtu poshtë. Eshtë faqja e parë e dokumentit që ajo ka dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit. Eshtë hera e parë që këto dokumenta bëhen publike. Përveç të tjerash, fiksojeni mirë në memorie faktin se ajo është Rovena, e bija e Nuredinit. Babai i saj Nuredini është i biri i Rexhep Gashit dhe është i datëlindjes 7 dhjetor 1955.

Pyetja NR. 2 që kemi për znj. Gashi është:

Çfarë lidhje keni me subjektin: “Lovers Albania”? Nëse kjo nuk ju mjafton, a mund të sqaroni publikisht nëse keni apo nuk keni ndonjë lidhje me shtetasen e huaj Susan Schiatti?!

Për tiu ndihmuar akoma edhe më shumë, ndoshta duke kërkuar edhe ndihmë nga familjarët e tu më të afërt, ju sqarojmë se Susan është administratorja e “Lovers Albania” që meret me “prodhimin dhe tregtimin e veshjeve ushtarake dhe civile; tregtimin e makinave qepëse dhe mjeteve për prodhimin e veshjeve. Tregtimin e veprave të artit. Me ndërtime civile dhe industriale”.

Nëse as kjo nuk u thotë gjë ende, znj. Gashi kjo shoqëri ka si objekt të aktivitetit të saj “pjesëmarrjen me të gjitha mjetet, në aktivitetet e krijuara ose që do të krijohen, nëpërmjet bashkimit, aleancave, nënshkrimit ose blerjes së titujve, të drejta të shoqërisë, ortakëri ose pjesëmarrje”.

Sigurisht që ka ende. Apo nuk ju kujtohen ende? Dakord zonja Gashi. Kjo shoqëri mer pjesë në të gjitha operacionet industriale, financiare, të luajtshme dhe të paluajtshme, të lidhura drejtpërdrejtë ose tërthorazi me objektin e shoqërisë ashtu sikurse të gjitha operacionet ndihmëse ose të lidhura, të cilat paraqesin të mira për shoqërinë”.

Ju duhet ta dini znj. Gashi më mirë se kushdo tjetër se sa egzotike tingëllon një emër femre të huaj, që administron “Lovers Albania”! Apo jo?!

Pyetja që kemi tani për zonjën Gashi është: A keni ndonjë lidhje Ju ose ndonjë familjari Juaj shumë i afërt që është pjesë e procesit të vettingut sipas detyrimit që përcakton ligji (jo bashkëshorti, sigurisht), me këtë subjekt? Një lidhje kjo që mund të jetë ose direkte ose indirekte, ose e drejtëdrejtë ose e tërthortë? Çfarë ju lidh konkretisht me të? A janë gjërat që ju lidhin objekt i deklarimit të pasurisë nga ana Juaj? A i keni pasqyruar ato në formularët e deklarimit të pasurisë dhe në ato të vettingut?

Ne jemi në pritje. Edhe për pyetjen e dytë ne ju vemë në dispozicion 24 orë. Nëse ju nuk do të keni mirësinë që të përgjigjeni, ne kemi të drejtën që tia ofrojmë publikut shqiptar faktet. Përgatiti: Alpenews.al.p.s

Next Post
Bayern turpëron Dortmundin në transfertë

Bayerni shkatërron Hamburgun, fiton 6-0, është 2 fitore larg titullit kampion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po i arratiseshin Policisë, aksidentohen dy të rinj në autostradën Durrës-Tiranë! Makina përfundon në kanal, po bënin manovra të rrezikshme

Po i arratiseshin Policisë, aksidentohen dy të rinj në autostradën Durrës-Tiranë! Makina përfundon në kanal, po bënin manovra të rrezikshme

October 29, 2026
Turqia mohon çdo ndërhyrje në zgjedhjet izraelite

Turqia mohon çdo ndërhyrje në zgjedhjet izraelite

October 29, 2026
Hetim pasuror për Tahirin, ish-ministri paraqitet në SPAK, pyeten edhe disa biznesmenë

Po kërkon pafajësinë, Gjykatës së Lartë merr në shqyrtim rekursin e ish-ministrit Saimir Tahiri! Zbulohet edhe data e shqyrtimit të çështjes

October 29, 2026
Treguesit: Shqiptarët po blejnë më pak ushqime, por ekonomia del me rritje

Ligji i ri “Për mbrojtjen e konsumatorit”, ashpërsohen masat ndaj mashtrimeve me çmimet! Ministrja Ibrahimaj: Forcohen të drejtat e qytetarëve!

October 29, 2026
Aktori Jack Nicholson tërhiqet përfundimisht nga jeta publike, miqtë shprehin shqetësimin: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar!

Aktori Jack Nicholson tërhiqet përfundimisht nga jeta publike, miqtë shprehin shqetësimin: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar!

October 29, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“PD peng e arkitektit të dhunës”- Protestat dhe kaosi në Kuvend, deputetja Mila: Hiqni fashon ta shihni para se të digjni për karrigen e tij!

October 29, 2026
Zbulimi i ri përtej Plutonit, astronomët identifikojnë një “planet xhuxh”

Zbulimi i ri përtej Plutonit, astronomët identifikojnë një “planet xhuxh”

October 29, 2026
E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

October 29, 2026
Kosovë/ Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në Istog

Kosovë/ Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në Istog

October 29, 2026
Detaji/ Protestat e dhunshme në Itali, shumica dërrmuese e të arrestuarve janë të mitur!

Grevë e përgjithshme më 30 tetor në Itali, kush e ndalon punën dhe cilat janë arsyet e protestës?

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In