• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DOKUMENTI/ Posterat e PS në rrugë, Eridian Salianji letër Celibashit: Në përputhje me Kodin Zgjedhor

by Java News
25/04/2023 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste e Shqipërisë i ka kthyer përgjigje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me vendet e vendosjes së postareve elektoralë në Tiranë dhe në qytete të tjera.

Përmes një letre, Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji sqaron kryekomisionerin Celibashin se posterat janë afishuar në kuadër të marrëveshjeve kontraktuese, të bëra nga Partia Socialiste me subjekte tregtare që operojnë në këtë fushë dhe nuk janë përfituar në kuadër procesit të shpërndarjes proporcionale të bërë sipas përcaktimeve të nenit 79 të Kodit Zgjedhor si dhe të udhëzimit nr.6, datë 23.3.2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Salianji nënvizon se në secilin prej posterave reklamues të afishuar është vendosur në mënyrë të qartë dhe të dukshme logo dhe emri subjektit zgjedhor, Partia Socialiste e Shqipërisë, si subjekt që ka porositur edhe afishimin e këtyre posterave reklamues.

“Lidhur me pikën e parë ju informojmë se posterat janë afishuar në kuadër të marrëveshjeve kontraktuese, të bëra nga Partia Socialiste me subjekte tregtare që operojnë në këtë fushë dhe nuk janë përfituar në kuadër procesit të shpëmdarjes proporcionale të bërë sipas përcaktimeve të nenit 79 të Kodit Zgjedhor si dhe të udhëzimit nr.6, datë 23.3.2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. “Për përdorimin e materialeve propagandistike e edukuese dhe rregullat për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore” . Informacionet e mëtejshme lidhur me procedurat e ndjekura për këtë kontraktim do i bëhen të ditura institucionit tuaj në kuadër të dërgimit të raporteve të detajuara financiare brenda afateve të përcaktuara Kodi Zedhor dhe ligji nr 8580, datë 17.2.2000 “Për partitë politike”, i ndryshuar.

– Sa i përket kërkesës së dytë, ju informojmë se në secilin prej posterave reklamues të afishuar është vendosur në mënyrë të qartë dhe të dukshme logo dhe emri i subjektit zgjedhor, Partia Socialiste e Shqipërisë, si subjekt që ka porositur edhe afishimin e këtyre posterave reklamues”, thekson Sekretari për Ccështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PS, Eridian Salianji./m.j

Next Post
“Vetëm këtë vajzë kam”/U aksidentua me makinë, 15-vjeçarja në luftë me vdekjen, babai bën apel: Më ndihmoni ta dërgoj…!

“Vetëm këtë vajzë kam”/U aksidentua me makinë, 15-vjeçarja në luftë me vdekjen, babai bën apel: Më ndihmoni ta dërgoj...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In