• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumenti i plotë/ KE: Ligji për mbetjet i ashpër, nuk nevojiten kufizime

by A R
21/11/2016 21:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Europian ka dhënë vlerësimin e tij për ligjin e integruar të mbetjeve që u votua me ndryshimet e bëra nga qeveria ‘Rama’, pas kërkesës së Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.

Me anë të një letre drejtuar komisionit, Komisioni Europian hedh poshtë opozitën dhe presidentin, duke thënë shprehimisht se ”Duke marrë në konsideratë gjendjen specifike të Shqipërisë në fushën e menaxhimit të mbetjeve dhe mungesën e mirëqenë të infrastrukturës për menaxhimin e mbetjeve në vend, ne besojmë se ndryshimet në Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve janë të mirëpërshtatura dhe të përshtatshme për Shqipërinë në këtë moment kohor”.

KE thekson se BE mund të pranojë kufizimet që i janë bërë importit për riciklim për sa kohë Shqipëria nuk është bërë vend anëtar i BE-së, por pasi të anëtarësoheni, nuk mund të vendosni më kufizime.

Duke vazhduar, KE shprehet në letrën e saj se Shqipëria mund të vendosë kufizim për importin nëse bëhet fjalë për depozizim mbetjesh, por jo për riciklim, sepse Shqipëria duhet të bëhet pjesë e tregut europian të mbetjeve të riciklueshme.

Duke parë përgjigjen e Komisionit Europian, shihet se kryeministri Rama ka patur të drejtë kur deklaronte se ” Ne jemi vendi me kufizimet më të forta në europë falë ligjit që u votua disa muaj më pare.”
Siç shihet, edhe kjo është kërkesë e be. Madje BE imponon import të plote nëse bëhemi anëtar, si çdo vend tjetër anëtar.

Më poshtë letra e plotë:

”Bruksel, 17 nëntor 2016
I dashur Ministër,
Ju falënderoj për letrën tuaj të 2 nëntorit 2006, ku kërkonit vlerësimin e Komisionit për ndryshimet për Ligjin e vitit 2011 për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, që u miratuan së fundmi nga Parlamenti dhe u kthyen nga Presidenti në Parlament.
Kam kënaqësinë t’u dërgoj vlerësimin e ekspertëve të Drejtorisë së përgjithshme për Mjedisin, përgjegjës për acquis communautaire në këtë fushë.
Përzemërsisht
Michaela Matuella

Shënime për Znj. M. Matuelle Drejtuese e Njësisë, NEAR D.4
Objekti: Shqipëria – Vlerësim i ndryshimeve të fundit në “Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”
Ju falënderoj për shënimin tuaj të 7 nëntorit, ku ju i kërkoni Drejtorisë së Përgjithshme të Mjedisit të vlerësojë përputhshmërinë me acquis communautaire të ndryshimeve, që u parashtruan nga Shqipëria për Ligjin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve.

Dua të theksoj se opinioni ynë bazohet mbi njohurinë më të mirë në nivel ekspertësh, por nuk mund të konsiderohet që ka efekt ligjor detyrues ndaj Komisionit.

Duke marrë në konsideratë gjendjen specifike të Shqipërisë në fushën e menaxhimit të mbetjeve dhe mungesën e mirëqenë të infrastrukturës për menaxhimin e mbetjeve në vend, ne besojmë se ndryshimet në Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve janë të mirëpërshtatura dhe të përshtatshme për Shqipërinë në këtë moment kohor.

Në një perspektivë afat-mesme, nëse Shqipëria bën progres të dukshëm në rrugëtim e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria duhet të përshtatë sistemin e vet legjislativ në mënyrë të atillë që të mos ketë më mospajtim me kërkesat e Rregullores (KE) 1013/2006. Kjo do të kishte thjesht një efekt qartësues sepse Rregulloret e Bashkimit Evropian të zbatuara në mënyrë të drejtpërdrejtë automatikisht hedhin poshtë pjesë të ligjeve kombëtare që bien në kontradiktë me to.

Sipas Rregullores (KE) 1013/2006 mbi dërgesat e mbetjeve, Shqipëria mund të ndalojë importin e çdo lloj mbetjeje (të rrezikshme ose jo të rrezikshme) për një veprim hedhjeje, ruajtjeje apo asgjësimi në Shqipëri, duke u bazuar në çdo njërën prej dispozitave të listuara në Nenin 11, kur të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Sipas Nenit 11(6), një ndalim i importit të mbetjeve për hedhje, ruajtje apo asgjësimi mund të aplikohet në përgjithësi.

Në të kundërt të ruajtjes, hedhjes apo asgjësimit, importi i mbetjeve të rrezikshme për rikuperim mund të refuzohet vetëm sipas dispozitave të Rregullores (BE) 1013/2006. Mbetje e destinuar për çdo operacion rikuperimi i listuar në Aneksin II të Direktivës 2008/98/KE mbi mbetjet shihet si mall që përfiton nga parimi i lëvizjes së lirë të mallrave. Një ndalim i importit të mbetjeve të rrezikshme të destinuara për rikuperim, siç është përcaktuar në projektligj, mund të mos jetën në një vijë me Nenin 12. Megjithatë, Rregullorja (BE) 1013/2006 është detyruese në tërësinë e saj vetëm për vendet e Bashkimit Evropian. Ndërsa Shqipëri ndërton kapacitetet e veta për të menaxhuar mbetjet, ne kemi pritshmërinë që [Shqipëria] do të jenë në një pozitë më të mirë që të zbatojë plotësisht acquis communautaire për mbetjet, kur anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian të bëhet i pashmangshëm.

Drejtor i Njësisë” 

ke-1ke-222

/Lexo.al

Next Post
FOTOT/ Çfarë nuk u pa nga kamerat, Rama dhe Linda tepër në formë në Samitin e Diasporës

FOTOT/ Çfarë nuk u pa nga kamerat, Rama dhe Linda tepër në formë në Samitin e Diasporës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com