• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumenti / PD kundër votimit elektronik, alibi për të justifikuar humbjen

by A R
22/01/2017 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen të tjera dokumente, qëndrime dhe rrethana, të cilat konfirmojnë se kushti i Partisë Demokratike për votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet e 18 Qershorit është thjeshtë një alibi për të justifikuar një humbje të mundshme, për të shtyrë në kohë apo prishur zgjedhjet.

Opozita shqiptare, me anë të përfaqësuesve të saj, është pozicionuar kundër teknologjisë në zgjedhje, ndërsa ka kërkuar votim elektronik vetëm pasi është bindur se koha dhe kushtet ishin të pamjaftueshme për ta realizuar një kërkesë të tillë.

Shqiptarja.com zbardh procesverbalin e mbledhjes së dytë të komisionit për reformën zgjedhore, të datës 4 prill të vitit 2016, gjatë së cilës, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, bashkëkryetar i komisionit, ka parashtruar kërkesat kryesore për reformën zgjedhore, të cilat ishin jashtë kornizës së rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Në listën e kërkesave të Partisë Demokratike nuk figuron kushti për votim dhe numërim elektronik. Kërkesat e Bylykbashit fokusohen tek lista e zgjedhësve, financimi i partive, korrupsioni zgjedhor etj., duke mos përmendur në asnjë moment votimin elektronik. “Po hasen përsëri probleme të rënda me listat e zgjedhësve; një problem që ishte harruar.

Kemi një rol inaktiv të Policisë së Shtetit për të goditur kriminalitetin në procesin zgjedhor, sepse duhet që ta gjejmë së bashku dhe t’i japim zgjidhje. Kemi probleme të cilat do të na çojnë edhe përtej Kodit Zgjedhor, siç janë ndryshimet që do të bëjmë për të kriminalizuar korrupsionin zgjedhor, siç e kanë shtetet e tjera, apo financimet e paligjshme.

Madje, ajo që ne duhet të shohim, është mundësia për të pasur 100% financim publik, pra një financim të shëndoshë jashtë çdolloj konflikti dhe interesi të politikës në Shqipëri”, deklaroi Bylykbashi. Edhe ekspertët e ngarkuar për të adresuar dhe reflektuar në draft problematikat zgjedhore nuk janë fokusuar tek votimi dhe numërimi elektronik.

Sinjali i dytë
Po gjatë muajit prill të vitit të kaluar, Partia Demokratike u pozicionua kundër rekomandimit të parë të OSBE/ODIHR për depolitizimin e komisioneve zgjedhore. Sinjali i parë erdhi nga deputeti Oerd Bylykbashi, i cili u shpreh kundër depolitizimit të komisioneve zgjedhore, me argumentin se nuk mund t’i besohej procesi Ministrisë së Brendshme. Qëndrimi i opozitës erdhi pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, i cili shprehu vullneti për ndryshimin e komisionerëve të komisioneve të votimit dhe numërimit të votave. Këmbëngulja e PD për të mbajtur komisionerët partiakë, konfirmon qëndrimin kundra numërimit dhe votimit elektrik, pasi siç dihet aplikimi i teknologjisë në zgjedhje shmang anëtarët e qendrave të votimit dhe numëruesit partiakë.

Loja e opozitës
Në shtator të vitit të kaluar, Partia Demokratike, befas hoqi dorë nga të gjitha kërkesat dhe kushtet, duke u fokusuar tek një kusht i vetëm; Votimi dhe numërimi elektronik. “Në lidhje me këtë prioritet, gjykoj, që çështje prioritare që komision i duhet të diskutojë dhe të gjejë zgjidhje ligjore tani, pa pritur fundin e vitit, është çështja e votimit elektronik, numërimit elektronik dhe identifikimit biometrik të zgjedhësve”, ka deklaruar deputeti Bylykbashi në mbledhjen komisionit për reformën zgjedhore, në datën 28 shator 2016. Ndërkaq, me afrimin e zgjedhjeve, përfaqësuesit e opozitës rritën presionin për votimin elektronik. Nëse për muaj me radhë, kryetari i opozitës, Lulzim Basha pati deklaruar se nuk do të kishte zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, në ditët e para të janarit, Basha deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje pa votim dhe numërim elektronik.

Kushti, blof i Bashës
Përpos kohës së pamjaftueshme dhe rrethanave të tjera, ka një tjetër arsye madhore që e bën votim elektronik të parealizueshëm, edhe për zgjedhjet e 18 Qershorit. Kartat e identitetit të lëshuara gjatë kohës së qeverisjes së Partisë Demokratike, janë çaktivizuar dhe nuk u mundësojnë zgjedhësve. Dy ditë më parë, Shqiptarja.com zbardhi një njoftim të kompanisë “Aleat” që prodhon dokumentet e identifikimit, e cila deklaron se kartat e identitetit të lëshuara para vitit 2014, pra gjatë kohës së qeverisjes ‘Berisha’, nuk janë të aktivizuara dhe për pasojë nuk mund të identifikojnë zgjedhësin në makinën e votimit elektronik. Sipas kompanisë, çipi i kartave të lëshuara para 2014 nuk është i aktivizuar, ndaj këto karta nuk i mundësojnë pajisjes elektronike për të lexuar të dhënat e votuesit. Kompania ka njoftuar se aktivizimi i kartave të identitetit në fjalë bëhet vetëm pranë zyrave të Aleat. Pra, mbi 2 milionë qytetarë, të cilët janë pajisur me karta identiteti nga viti 2009 deri në vitin 2014, për të votuar në zgjedhje dhe për të marrë shërbime të tjera, duhet të paraqiten në zyrat e kompanisë për të aktivizuar kartat.

Kërkesat
Në listën e kërkesave të PD, në shtator të 2016, nuk figuron kushti për votim dhe numërim elektronik. Kërkesat e Bylykbashit fokusohen tek lista e zgjedhësve, financimi i partive etj., duke mos përmendur në asnjë moment votimin elektronik.

Kthesa e Bashës
Nëse për muaji me radhë, kryetari i opozitës, Lulzim Basha pati deklaruar se nuk do të kishte zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, në ditët e para të janarit, Basha deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje pa votim dhe numërim elektronik.  /shqiptarja.com

dokumenti basha
(Dokumentet për votimin dhe numërimin elektronik)

dokumenti basha
dokumenti basha(Rekomandimet kryesore të OSBE-ODIHR për Reformën Zgjedhore)

Next Post
Edhe John Kerry ndodhej në marshin protestues kundër Trumpit

Edhe John Kerry ndodhej në marshin protestues kundër Trumpit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Siguria ushqimore, Rama: Të garantojmë jo vetëm shëndetin, por edhe suksesin e produkteve tona në BE

Siguria ushqimore, Rama: Të garantojmë jo vetëm shëndetin, por edhe suksesin e produkteve tona në BE

April 26, 2026
Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

Rama dënon të shtënat në Shtëpinë e Bardhë: Ndihem i lehtësuar që Trump dhe të tjerët janë shëndoshë e mirë

April 26, 2026
VIDEO / “Do të ketë të shtëna sonte në sallë”, ‘parashikimi’ shokues i Zëdhënëses së Trump, pak para sulmit në Shtëpinë e Bardhë

VIDEO / “Do të ketë të shtëna sonte në sallë”, ‘parashikimi’ shokues i Zëdhënëses së Trump, pak para sulmit në Shtëpinë e Bardhë

April 26, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Presioni ekonomik frenon Trump ndaj Iranit

April 26, 2026
Deklarata e Ramës për çështjen e detit, media greke: Burimet diplomatike raportojnë për probleme teknike

Vizitat në Abu Dabi dhe Athinë, Rama: Na lidh miqësia dhe partneriteti strategjik. Me Mitsotakis folëm për…

April 26, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

Corriere della Sera: NATO po nxiton për të shpëtuar samitin nga kërcënimet e Trump

April 26, 2026
Aksident mes dy makinave në autostradën Lushnje-Fier, njëra përfundon në barrierat ndarëse (FOTO)

Babai doktor në burg, vajza studente e Mjekësisë, kush janë dy viktimat e aksidentit në Lezhë

April 26, 2026
Punonte si mësues me kohë të pjesshme, kush është autori i sulmit në Shtëpinë e Bardhë

Punonte si mësues me kohë të pjesshme, kush është autori i sulmit në Shtëpinë e Bardhë

April 26, 2026
Nga Butler te Charlie Kirk, aktet e dhunës në Amerikë vazhdojnë të pandërprera

Nga Butler te Charlie Kirk, aktet e dhunës në Amerikë vazhdojnë të pandërprera

April 26, 2026
Vdiqën gjatë operacionit anti-drogë, Meksika: Dy agjentët e CIA-s nuk ishin të autorizuar

Vdiqën gjatë operacionit anti-drogë, Meksika: Dy agjentët e CIA-s nuk ishin të autorizuar

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In