• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumenti nxjerr zbuluar përsëri PD-në/ Bashkia: Familja Balla tërheq çdo muaj bonusin e qirasë, do përfitojë dhe banesë të re

by Java News
17/09/2020 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu si në rastin e familjes Prendi pak ditë më parë, Partia Demokratike ka dalë sërish blof sot për një tjetër familje të prekur nga tërmeti i Nëntorit 2019 në Kombinat. Përmes një deklarate për mediat, Bashkia e Tiranës sqaron se familja e Jani dhe Bukurie Ballës në Njësinë Administrative 6, janë trajtuar me bonus qiraje që nga momenti i parë i tërmetit të 26 nëntorit 2019.

“Alternativa e Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike për qytetarët e Tiranës është gënjeshtra dhe shpifja, me shpërndarje fake news-esh për familjet e prekura nga fatkeqësia e tërmetit të 26 nëntorit 2019. Spikerja e Lulzim Bashës mashtroi përsëri sot me familjen e Jani dhe Bukurie Ballës nga Kombinati, duke e shitur rastin e tyre për përfitime të shëmtuara politike.

Banesa e familjes Jani dhe Bukurie Balla në Njësinë Administrative 6, është shpallur e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, për shkak se ka pësuar dëme të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, e për këtë arsye kjo familje trajtohet çdo muaj me bonus qiraje prej 180 mijë lekësh, të cilat duhet t’i përdorë për të jetuar në një shtëpi me qira”, thuhet në deklaratën e Bashkisë.

Më tej Bashkia sqaron se deklarata e PD-së se kjo familje nuk është ndihmuar është një mashtrim i ulët i Lulzim Bashës. Sikurse provohet edhe nga dokumentet, bonusi i qirasë është tërhequr rregullisht nga zonja Balla. Bashkia bën të ditur se gjatë kësaj kohe familja Balla ka përfunduar procedurat dhe është pjesë e programit të rindërtimit, për të përfituar një banesë të re.

“Për të provuar edhe një herë gënjeshtrën e shëmtuar të PD-së dhe përdorimin që po i bën fatkeqësisë së tërmetit, si në rastin e z. Nik Prendi të disa ditëve më parë, po ju vëmë në dispozicion dokumentin e tërheqjes së bonusit të qirasë në postë nga vetë znj. Bukurie Balla. Tërheqja e fundit e bonusit të qirasë në Postën Shqiptare, me firmën e vetë znj. Balla, ka ndodhur në datë 26 Gusht 2020. Gjithashtu, familja Balla ka përfunduar procedurat dhe është pjesë e programit të rindërtimit, për të përfituar një banesë të re”, thekson Bashkia Tiranë.

Duke e cilësuar Lulzim Bashën dhe PD një parti fake news-esh, Bashkia i bën thirrje opozitës që të mos luajnë me fatkeqësinë e tërmetit.

“Lulzim Basha e ka kthyer partinë në prodhuese fake news-esh, kurse spikeret e tij në disa shpifës të dënuar nga Gjykata e Tiranës. Përpiqen më kot të gjejnë një qytetar që nuk është mbështetur nga Qeveria e nga Bashkia e Tiranës në fatkeqësinë e tërmetit. E nga dëshpërimi nuk bëjnë gjë tjetër veçse shpifin publikisht, duke turpëruar veten dhe qytetarët”.

Bashkia e Tiranës siguron se ashtu si në rastet e tërmetit të 21 shtatorit 2019 ku është ndihmuar çdo qytetar të prekur, qoftë me pagesë cash për riparimin e dëmeve, qoftë me rindërtimin e shtëpisë së shpallur të pabanueshme, edhe të prekurit e tërmetit të nëntorit 2019, do të vazhdojnë mbështeten përmes bonusit të qirasë deri në zgjidhjen përfundimtare të problemit.

Paralelisht, Bashkia e Tiranës vijon punën për rindërtimin e të gjitha banesave individuale në zonat rurale, disa prej të cilave kanë përfunduar tashmë, si dhe po vijojnë procedurat për fillimin e punës për ndërtimin e pallateve në lagjet e reja në Kombinat dhe zonën e Rr. “5 Maji”.

g.kosovari

Next Post
Të implikuar në vrasjen e Jan Prengës, RENEA kontrollon në Lezhë objektet e disa personave

Kanosje dhe drogë, OFL iu kërkon katër shkodranëve të provojnë pasuritë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com