• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumenti/ Kur Basha kryebashkiak i jepte deputetit të PD Teatrin e Metropolit

by A R
20/09/2018 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur opozita është kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, në vitin 2013 kryetari i PD-së, Lulzim Basha, asokohe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, firmosi privatizimin e godinës së Teatrit të Metropolit, me qëllim që atë ndërtesë t’ia jepte deputetit të PD-së për interesa të tij.

Një korrespondencë e fundit të mandatit qeverisës të PD-së në vitin 2013 ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ose ndryshe midis Lulzim Bashës dhe ministrit të atëhershëm, Florion Mima, zbulon skandalin e tmerrshëm të grabitjes së pronës së qytetarëve të Tiranës, pikërisht të Teatrit të Metropolit, teatri i vetëm i qytetit.

Letra e firmosur nga vetë Lulzim Basha lejonte që një pronë shtetërore e Bashkisë së Tiranës të privatizohej për interes të deputetit të PD, Astrit Veliaj, i cili më pas do ta përdorte atë për të zgjeruar ambientet e universitetit UFO, i cili është në pronësi të tij.

Me këtë firmë, Lulzim Basha hidhte në rrugë të madhe me dhjetra artistë të Teatrit të Metropolit. Një hipokrizi therëse sidomos kur Lulzim Basha i sotëm çirret kundër ndërtimit të një teatri të ri modern për artistët dhe qytetarët e Tiranës, kurse Lulzim Basha i djeshëm privatizonte godinën e vetme të teatrit të qytetit, për interesa të një deputeti të partisë së tij.

Letërkëmbimi Basha-Mima

Pas një kërkese të pronarit të universitetit privat “UFO” për privatizimin e godinës që dikur ka shërbyer për Estradën dhe më pas për Teatrin Metropol, në prill të 2013, ministri i asaj kohe, Florion Mima, i nis një letër kryebashkiakut Lulzim Basha, ku i kërkon verifikimin e kësaj prone dhe pëlqimin e tij për privatizim.

“Në kuadrin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore, si dhe në zbatim të VKM-së nr. 819, datë 29.11.2007 “Për privatizimin e pasurive të ndërmarrjeve apo të institucioneve shtetërore” pika 2, kërkojmë informacion si dhe prononcimin tuaj për përfshirjen në procesin e privatizimit të objektit “Teatri Metropol” (Teatri i Estradës) në Tiranë. Në bazë të Udhëzimit nr. 1, datë 22.11.2010 “Për zbatimin e VKM-së nr. 428, datë 09.06.2010 “Nr kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe për procedurën e shitjes”, për të përfshirë në procesin e privatizimit pronat që kanë kaluar në pronësi të pushtetit vendor, nevojitet miratimi i këshillit bashkiak, ndërsa për pronat të cilat janë në administrim të institucionit tuaj, nevojitet vetëm miratimi i kryetarit të bashkisë”, thuhet në letrën që Mima i ka dërguar Bashës.

Madje, dëshira dhe vullneti i Bashës për t’ia kaluar pronën shtetërore mikut të tij demokrat për zgjerimin e universitetit të tij privat në vitin 2013, ishte aq e madh saqë ai vetë ka caktuar edhe një person të posaçëm, me detyrë për të ndjekur procesin e për ta përshpejtuar atë, duke dëshmuar qartazi se kemi të bëjmë me një  grabitje të pronës publike dhe aferë të pastër korruptive.

“Objekti që ju na kërkoni pronën duhet theksuar se është pjesë e listës së inventarit të pronave të Bashkisë Tiranë e miratuar me VKB-në nrI3, datë 28.02.2013 për “Miratimin e listës së pjesshme (pjesa e pestë) të inventarit të pronave të paluajtshme të cilat janë në territorin nën juridiksionin e Bashkisë së Tiranës” listë e cila tashmë është dërguar në Këshillin e Ministrave për miratimin. Sa më sipër Bashkia e Tiranës është dakord për përfshirjen në proces privatizimi të objektit të sipër përmendur dhe përfaqësuesi i institucionit tonë do të jetë znj. Iliada Kuqi me nr.tel 069…..84”, shkruhet në përgjigjen që Basha i drejton Florion Mimës.

Fatmirësisht kjo grabitje e Bashës nuk u realizua, pavarësisht pëlqimit që ai vetë e ka dhënë me firmën e tij. Gjithsesi, për Lulzim Bashën kjo nuk ka qenë hera e parë që ka përfituar nga pozicioni i tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ai është i vetmi kryetar bashkie në botë, i cili pak ditë para se të largohej nga detyra në vitin 2015, i dha leje vetes, me firmën e tij, për ndërtimin e një kati të 13 shtesë në pallatin ku banonte.

Next Post
Lobimi 1 mln dollarë, Balla: SHBA do nisë hetimin ndaj Bashës

"Basha paguhet vit për vit me 2 miliardë lekë nga oligarkët"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In