• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dokumenti konsensual me 16 pika, BE pret goditjen e ‘peshqve të mëdhenj’ për negociatat

by A R
15/02/2018 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohet dokumenti konsensual mes forcave kryesore politike në Shqipëri dhe Bashkimit Evropian për sfidën e hapjes së negociatave. Rezoluta është produkt i takimit të 12-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Rezoluta përmban 16 rekomandime dhe konstatime për autoritetet e Brukselit si dhe për institucionet e Brukselit. Rekomandimi kryesor parashikon krijimin e një historiku me hetime, arrestime dhe dënime të formës së prerë, në nivele të larta, për korrupsion.

Gjithashtu, në dokument theksohet se zyrtarët e lartë nuk duhet të përfitojnë nga imuniteti, por të trajtohen si qytetarët e zakonshëm. Gjithashtu kërkohen rezultate konkrete nga procesi i Vetingut. Dokumenti vlerëson pozitivisht paktin Rama-Basha të 18 majit.

Pikat e dokumentit të përbashkët

1. Përsërit mbështetjen e tij të plotë për hapjen e negociatave për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian;

2. Nënvizon se Komisioni është i gatshëm të përgatisë rekomandime për hapjen e negociatave me Shqipërinë bazuar në përmbushjen e kushteve;

3. Nënvizon, megjithatë, nevojën për të parë rezultate konkrete, veçanërisht në reformën e drejtësisë dhe në Vetingu e gjyqtarëve dhe prokurorëve;

4. Mbështet rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të mbikëqyrur procesin e Vetingut, duke nënvizuar se nuk zvogëlon kompetencat dhe përgjegjësinë e autoriteteve shqiptare;

5. Vëren rezultatet pozitive të marrëveshjes së ndërmjetësuar ndërkombëtarisht, që çoi në mbajtjen e zgjedhjeve më 25 qershor 2017 me pjesëmarrjen e të gjitha palëve;

6. Prandaj, sjell në kujtesë rëndësinë e dialogut të vërtetë politik dhe bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërpartiak për reformat që lidhen me procesin e pranimit në BE;

7. Vëren raportin përfundimtar të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 në Shqipëri;

8. Insiston për nevojën e një ndjekjeje të plotë të të gjitha rekomandimeve të OSBE / ODIHR dhe për reformën zgjedhore që të zbatohet pa vonesë dhe në kohën e duhur para zgjedhjeve të ardhshme;

9. Bën thirrje për një rol më të fuqishëm të Kuvendit të Shqipërisë në procesin e pranimit në BE;

10. I bën thirrje Shqipërisë që të rrisë përpjekjet të paraqesë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të kryera nga prokurorë dhe gjyqtarë të pavarur dhe të paanshëm dhe të vazhdojë të bëjë përpjekje drejt krijimit të një regjistri (track record) të qëndrueshëm të hetimeve proaktive efektive, ndjekjeve penale dhe dënime bindëse të formës së prerë në rastet e krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave etj., në të gjitha nivelet dhe për të siguruar pakthyeshmërinë e tyre; nënvizon se zyrtarët e lartë nuk duhet të përfitojnë trajtim të ndryshëm nga qytetarët e zakonshëm në rastin e ngritjes së akuzave ndaj tyre; u bën thirrje autoriteteve shqiptare të mbajnë një fokus të fuqishëm operacional në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, duke përfshirë veçanërisht kultivimin dhe trafikimin e kanabisit; këto janë të gjitha përparësitë kryesore të sundimit të ligjit, së bashku me zbatimin e plotë të reformës së sistemit të drejtësisë vërtetuar nga një regjistër (track record) i përshtatshëm dhe i pakthyeshëm;

11. Vëren Planin e Veprimit kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit 2017-2020 dhe thekson rëndësinë e krijimit të kushteve për zbatimin efektiv të tij; bën thirrje për bashkëpunim të mëtejshëm me vendet anëtare të BE në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit;

12. Përshëndet uljen e numrit të aplikimeve të pabazuara për azil nga qytetarët shqiptarë gjatë vitit 2017 në vendet anëtare të BE-së;

13. Nxit autoritetet shqiptare që të sigurojnë mbrojtje të plotë dhe respektim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;

14. I bën thirrje autoriteteve shqiptare të marrin masa efektive për të luftuar dhunën në familje në rritje dhe për të çrrënjosur përjashtimin social;

15. Inkurajon Shqipërinë të vazhdojë në rrugën e reformave të ndërmarra për përmirësimin e klimës së biznesit;

16. Vëren renditjen e Shqipërisë në indekset ndërkombëtare të lirisë së shtypit, rastet e vetëcensurës dhe ndikimin e interesave ekonomike dhe politike si dhe ndërhyrjen politike në media; nënvizon se zbatimi më i mirë i legjislacionit që garanton lirinë e shprehjes, duke përfshirë zbatimin e kodit të punës për të forcuar mbrojtjen e të drejtave të punës dhe të drejtave sociale të gazetarëve shqiptarë dhe tregojnë një ecuri (track record) pozitive për këto çështje. /Shqiptarja

Next Post
“Do ndahesh nga kosovari”, biznesmeni i ekzekutuar mori me forcë vajzën në Zvicër…

Vrasja e biznesmenit, zbardhet vendimi i gjykatës për borxhin e pakthyer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com