• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumenti/ ILDKPI rrëzon Bashën: Leja e ndërtimit për veten, në konflikt interesi

by Java News
22/12/2018 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një deklarate zyrtare, dje Lulzim Basha u mundua të shfajësohej se kishte marrë miratimin me shkresë zyrtare nga Inspektorati i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, se po t’i jepte vetes një leje ndërtimi, me firmën e tij si kryebashkiak i Tiranës, për të ndërtuar një kat shtesë në pallatin ku banonte, pra katin e 13-të ku jeton edhe sot, nuk ishte në konflikt interesi.

Por, ne sot po publikojmë pikërisht letrën që ILDKP i ka dërguar Lulzim Bashës për këtë çështje. Nga komunikim vërtetohet lehtësisht se pretendimi i Bashës është i pavërtetë dhe se kryetari i PD ka gënjyer në deklaratën e bërë dje pasdite.

Në këtë letër, ILDKP i kujton ish-kryebashkiakut Lulzim Basha se është në konflikt të hapur të interesit, duke qenë se leja që ai do të jepte ishte për veten e tij. Ky institucion i ka bërë me dije Bashës nenin 37 të Ligjit Nr.9367, date 07.04.2005, i ndryshuar, ku janë përcaktuar mënyrat bazë të parandalimit, trajtimit dhe të zgjidhjes së konfliktit të interesit për zyrtarët që ushtrojnë funksione publike.

Gjithashtu, ILDKP i ka kujtuar Bashës, që me profesion është edhe jurist, edhe nenin 37 të Kodit të Procedurave Administrative ku përcaktohen llojet e interesave private që bëhen shkak për lindjen e një konflikti interesi dhe ndalimi i pjesëmarrjes në një vendimmarrje publike ku ekziston interesi privat.

“Asnjë punonjës i organeve të administratës nuk mund të marrë pjesë në një proces vendimmarrës administrate apo në një lidhje kontrate ku administrata që ai përfaqëson është palë në rastet kur punonjësi ka ose dyshohet të ketë kushtet e mëposhtme:

a) ka një interes personal direkt apo indirekt në çështjen në fjalë;

b) bashkëshorti apo bashkëjetuesi ose të afërmit e tij deri në shkallë të dytë kanë një interes direkt apo indirekt në çështjen në fjalë”.

Pra e shkruar e zeza në të bardhë, ILDKP i ka bërë me dije kreut demokrat se ka konflikt të pastër interesi në çështjen në fjalë. Por, edhe pse Basha do të deklaronte se ishte i pa zëvendësueshëm në detyrën e tij si kryetar i bashkisë, praktika e mëvonshme e administratës së tij ka treguar krejt të kundërtën, pasi në gusht të 2014-s disa leje ndërtimi janë firmosur nga ish nënkryetari I bashkisë, Enno Bozdo.

Nga ana tjetër, ky komunikim i Bashës me ILDKP-në provon edhe njëherë faktin se Basha duke përfituar nga pushteti i ka dhënë leje vetes për një kat të 13-të shtesë, duke uzurpuar tarracën e cila është hapësirë e përbashkët e pallatit dhe duke rrezikuar banorët edhe me shembjen e mundshme të pallatit, i cili ishte projektuar për 12 kate./a.çupaj

Next Post
Emigrantët kthehen për festat e fundvitit, nis fluksi në pikat doganore

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit, nis fluksi në pikat doganore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

July 22, 2026
EMRI/ U arrestua në Angli për pengmarrjen e Buzit, zbardhet dosja e një prej autorëve

I dënuar me 24 vite burg për vrasje në 1999, arrestohet në Angli 60-vjeçari me qëllim ekstradimin

July 22, 2026
Kërkohej prej një muaji nga familja, braziliania gjendet në Lushnje

Kërkohej prej një muaji nga familja, braziliania gjendet në Lushnje

July 22, 2026
I nxehti, apeli i mjekes: Kujdes me hidratimin dhe ushqimin e fëmijëve

I nxehti, apeli i mjekes: Kujdes me hidratimin dhe ushqimin e fëmijëve

July 22, 2026
“E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit!”, Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore

“E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit!”, Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore

July 22, 2026
Laert Haxhiu do rigjykohet për vrasjen e Gerti Lalës, Gjykata e Lartë prishi vendimin e pafajësisë

I dënuar me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiut i gjendet sërish celular në Drenovë

July 22, 2026
Rikonstruktohet “Vilson Blloshmi”, Rama: Gati të presë 450 nxënës me standarde bashkëkohore

Rikonstruktohet “Vilson Blloshmi”, Rama: Gati të presë 450 nxënës me standarde bashkëkohore

July 22, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

Gogu komenton raportin e KE: Shqipëria pastroi sistemin me Reformën në Drejtësi

July 22, 2026
Ky është punonjësi i OSHEE-së që humbi jetën në Himarë, Karakaçi: Ndajmë dhimbjen me familjen

Ky është punonjësi i OSHEE-së që humbi jetën në Himarë, Karakaçi: Ndajmë dhimbjen me familjen

July 22, 2026
Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë që nga 11 qershori! Ndikojnë Gjiri Persik dhe sulmet e Ukrainës

Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë që nga 11 qershori! Ndikojnë Gjiri Persik dhe sulmet e Ukrainës

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In