• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumenti/ Franca merr vendim: Ndalohen bastet online për ‘Skënderbeun’ në territorin francez

by Java News
10/04/2018 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shteti francez ka marrë dje një vendim të çuditshëm, pasi ka ndaluar me një vendim zyrtar kuotimin nga kompanitë e basteve online të ndeshjeve të Kategorisë Superiore në të cilat luan klubi i Skënderbeut. Në dokumentin e siguruar nga Vip Sport, nuk jepen shpjegime se pse është marrë një vendim i tillë, por është padyshim një masë e rrallë që merr ky autoritet shtetëror.

Në Francë, kompanitë dhe fluksi i basteve sportive online kontrollohen nga një autoritet shtetëror (ARJEL) i cili monitoron dhe raporton vazhdimisht për kuotat, shumat që qarkullojnë si dhe shërben si rregullator sa u përket ecurisë dhe aplikimit të legjislacionit francez për bastet sportive.

Por mjafton të shohësh historikun e ARJEL për të konstatuar se një vendim si ai për Skënderbeun nuk ka ndodhur në vitet e fundit me klube të tjera. Arsyet janë ende të pashpjeguara, por që nga dita e sotme, Skënderbeu nuk do të kuptohet nga kompanitë ne Francë, deri në mbyllje të sezonit futbollistik.

“Ndalohen bastet sportive online që u përkasin ndeshjeve të kampionatit shqiptar të nivelit të parë (Kategoria Superiore), në të cilat merr pjesë ekipi KF Skënderbeu.

Kjo masë aplikohet deri në fund të kampionatit dhe hyn menjëherë në fuqi”, shkruhet në vendimin e publikuar me urdhër të presidentit të ARJEL, Sharl Kopolani.

Zakonisht, kompani të veçanta bastesh mund të ndërpresin kuotimin e ndeshjeve të një ekipi për arsye nga më të ndryshmet, por vendimi i mësipërm i siguruar nga Vip Sport është edhe më i rrallë pasi bëhet fjalë për një agjenci shtetërore e cila ka autoritet të plotë mbi të gjithë territorin francez dhe që bën të jashtëligjshëm këdo që del kundër këtij vendimi. /ma.me

Next Post
Tërmeti shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

August 2, 2026
Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

August 2, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë

August 2, 2026
Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

August 2, 2026
‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

August 2, 2026
Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

August 2, 2026
Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

August 2, 2026
Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com