• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DOKUMENTI/ Basha, vajza e tezes së gruas dhe një konflikt i madh interesi në mes

by Java News
22/12/2018 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u përpoq dje që të justifikohej për lejen e dhënë vetes për të ndërtuar një kat shtesë në pallatin ku banonte në kohën kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, duke sjellë në vëmendje një kërkesë drejtuar Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Por, si erdhëm deri këtu? Për të pasur krahët e mbrojtur teksa i jepte vetes një leje ndërtimi, Lulzim Basha ka pyetur fillimisht vajzën e tezes së bashkëshortes së tij, Lindita Dedëgjoni, e cila asokohe ishte Autoriteti Përgjegjës për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Bashkinë e Tiranës e drejtuar nga Basha, nëse është apo jo në konflikt interesi.

Vajza e tezes, pra Dedëgjoni, në pamundësi për të dhënë një përgjigje në favor të kushërirës dhe shefit të saj, i drejtohet ILDKPKI për të interpretuar ligjin, të shkruajtur e zeza mbi të bardhë, nëse është apo jo kryetari i bashkisë në konflikt interesi për t’i dhënë vetes një leje ndërtimi.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave, i drejtohet Bashkisë së Tiranës, duke i cituar Kodin e Procedurave Administrative, se “Asnjë punonjës i organeve të administratës nuk mund të marrë pjesë në një proces vendimmarrës administrativ apo në lidhje kontrate ku administrata që ai përfaqëson është palë në rastet kur punonjësit ka ose dyshohet të ketë kushtet e mëposhtme:

a) Ka një interes personal direkt apo indirekt ne Çështjen në fjalë;
b) bashkëshorti apo bashkëjetuesi ose të afërmit e tij deri në shkallë të dytë kanë një interes direkt apo indirekt ne Çështjen ne fjale;

Përgjigjia që IDKPIK i ka kthyer Lindita Dedgjonajt, Autoriteti Përgjegjës për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Bashki

Pra, sipas ligjit, Lulzim Basha ka qenë dy herë në konflikt interesi sepse ka pasur interesin personal direkt të tij dhe të bashkëshortes së tij. Për t’iu provuar edhe më thjesht situatën e konfliktit të hapur të interesit, ILDKPKI i ka ilustruar një shembull konkret, se PO, Lulzim Basha ndodhet në kushtet e konfliktit të hapur të interesit. Por, edhe me këtë shpjegim të qartë të institucionin përgjegjës për konfliktin e interesave, vajza e tezes dhe Lulzim Basha kanë vijuar me procedurat, duke i dhënë vetes një leje ndërtimi.

Gjithsesi, ka edhe një pyetje në gjithë këtë histori: A ka marrë ai miratimin e banoreve të tjerë të pallatit për të ngritur një kat shtesë, mbi tarracë, kur çdo banor është bashkëpronar i çdo pjese të përbashkët të ndërtesës? Apo edhe në këtë rast, ka pajisur me leje ndërtimi veten e tij, në kundërshtim me përcaktimet e Kodit Civil?/raport.tv

 

Next Post
BE-ja do të bëhet vërtet ballkanike tani! Ky është guxim prej të marri!

Ballkani Perëndimor rrezikohet i gjithi nga 'largimi i trurit'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

March 14, 2026
Kundër verbërisë!

Kundër verbërisë!

March 14, 2026
Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

March 14, 2026
Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

March 14, 2026
Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

March 14, 2026
Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

March 14, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me Iranin

March 14, 2026
“Marule” për të blerë dokumente greke? Ardit Bido zbulon faktet kundër Belerit

Një debat përtej një rasti: momenti për të rishikuar politikën penale

March 14, 2026
Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

March 14, 2026
Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

Ministri i Drejtësisë në Institutin e të Miturve në Ditën e Verës: Drejtësia për të miturit është një mundësi për të ndërtuar një rrugë të re në jetë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In