• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DOKUMENTI/ Basha i ‘shuan shpresat’ Berishës, çon në KQZ vërtetimin e Gjykatës se është ai kryetar i PD

by Java News
25/01/2022 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha i ka dorëzuar sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) vërtetimin e Gjykatës se Partinë Demokratike e drejton ai.

Ky vendim erdhi pas kërkesës së kryekomisionierit, Ilirjan Celibashi i cili mes betejës së brendshme të Bashës dhe Sali Berishës, tha se në garën e 6 marsit, do të regjistrohet kryetari që njeh gjykata.

Me këtë dokument të Gjykatës së Tiranës, kryedemokrati i ka shuar sot çdo shpresë Berishës, i cili pretendon që të garojë me një kandidat të tijin në Bashkitë pa kryetar duke përdorur logon e PD-së.

Ndërkohë, ndonëse kanë pasur mjaftueshëm kohë, afati i fundit është 31 janarit, e PD-ja ashtu si kurse edhe PS janë regjistruar si subjekte zgjedhore në KQZ për zgjedhjet e pjesshme, si edhe kanë propozuar edhe emrat e anëtarëve të KZAZ-ve. LSI-ja ka zgjedhur që të marrë më tepër kohë, duke dorëzuar në KQZ vetëm anëtarët e KZAZ-ve, por pa u regjistruar si subjekt zgjedhore. Është diskutuar mundësia që LSI-ja të bashkëpunojë duke bërë koalicion me Sali Berishën për nxjerrë një kandidatë të përbashkët në 6 Bashkitë. Që Berisha u ka bërë një ftesë aleatëve të Bashës, ky është fakt i pohuar edhe nga kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, (PAA) Agron Duka në Report Tv, por mbetet për t’u parë nëse ky bashkëpunim do të ndodh, nisur edhe nga fakti se ajo që tani më bashkon LSI-në dhe Berishën është inati që kanë kundrejt Lulzim Bashës.

Nga ana tjetër, afati përfundimtar për kandidatët e pavarur data 9 shkurt. Edhe pse ende jo të zyrtarizuar, PS dhe PD kanë zbuluar edhe disa nga emrat që do të propozojë në krye të këtyre bashkive. Në Durrës socialistët do të kandidojnë Emirjana Sako e cila kryen prej dy vitesh funksionin e kryetares, si e komanduar, ndërsa PD do të kandidojë Luan Hotin, aktualisht kryetar i degës.

Ndërkohë për Bashkinë e Shkodrës,  socialistët do të futen në garë me kandidaten Majlinda Angoni,  e cila prej dy vitesh mban detyrën e Prefektës. Ndërsa ende nuk dihet nëse do të rikandidojë Voltana Ademi, e pozicionuar krah Berishës. Në Lushnjë socialistët pritet të kandidojnë kryetaren aktuale Eriselda Sefën, e cila u komandua në post pas arrestimit për korrupsion të Fatos Tushes. Ndërsa ende nuk dihen kandidatët e PD-së./m.j

Next Post
Shqiptari i Ekuadorit rrëfen trafikun e kokainës: Problemi atje është se të pëlqen të punosh. Nuk të detyron njeri

Shqiptari i Ekuadorit rrëfen trafikun e kokainës: Problemi atje është se të pëlqen të punosh. Nuk të detyron njeri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

December 28, 2025
Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

December 28, 2025
Banorët me bidonë në teatrin “Petro Marko”, ndërpresin shfaqjen dhe protestojnë: Duam ujë! Poshtë qeveria!

Banorët me bidonë në teatrin “Petro Marko”, ndërpresin shfaqjen dhe protestojnë: Duam ujë! Poshtë qeveria!

December 28, 2025
Kurti thirrje të ruhen votat: Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit

Kurti thirrje të ruhen votat: Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit

December 28, 2025
Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare

December 28, 2025
Dalin exit poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson Kurti me 49 deputetë, PDK e dyta me 27 deputetë, LDK e treta

Dalin exit poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson Kurti me 49 deputetë, PDK e dyta me 27 deputetë, LDK e treta

December 28, 2025
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Koha e gabuar” e Salianjit

December 28, 2025
Përfundon procesi i votimi në Kosovë! Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në zgjedhje rezulton në afro 40%

Përfundon procesi i votimi në Kosovë! Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në zgjedhje rezulton në afro 40%

December 28, 2025
“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com