• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DOKUMENTET/ Shqipëria do të përfitojë ‘llokmën” e financimeve të BE-së për Ballkanin në 2017-n

by Java News
12/07/2017 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria është vendi që ka përfituar më shumë fonde nga Bashkimi Europian, zbulojnë një numër dokumentash zyrtarë të Bashkimit Europian, të siguruar nga Lexo.al. Këto të dhëna bien në kundërshtim me “Fake News” e qarkulluar ditën e sotme në disa portale të ndryshme, ku shkruhej se vendi ynë ishte i vetmi nga të gjithë vendet e Ballkanit që nuk kishte përfituar asnjë qindarkë, nga më shumë se një miliardë euro të vendosura në dispozicion nga BE për zhvillimin e ardhshëm të rajonit tonë. Konkretisht, Samiti i Triestes u parapri në muajin mars nga një takim në Stokholm, Suedi, ku të gjashtë vendet tona prezantuan projektet e tyre per financim.

SHIH TË DHËNAT NË FAQEN ZYRTARE – https://www.wbif.eu/news-and-events/-11-3-million-in-technical-assistance-grants-for-round-17-applications

Shqipërisë iu aprovuan në total 5 projekte, por ajo që bie në sy është se vendi ynë siguroi plot 30% të fondit total të vendosur në dispozicion për Ballkanin Perëndimor, më shumë se çdo vend tjetër dhe katër herë më shumë se Serbia, e cila siguroi vetëm 7% të fondit total.

Në total, Bashkimi Europian aprovoi një grant prej 3,35 milionë eurosh për Shqipërinë, para që përdoren për të realizuar studimet e fizibilitetit të pesë projekteve të propozuara, projekte të cilat më pas do të marrim financime të BE-së për realizimin e tyre.

Pesë projektet e reja të aprovuara nga BE kanë të gjithë një rëndësi kritike për zhvillimin e vendit tonë, pasi bëhet fjalë për HEC-in e Skavicës (projekt i cili ka potencialin të dyfishojë kapacitetin energjitik të vendit), për Parkun Kombëtar të Bunës dhe Liqenit të Shkodrës, linjën e tensionit të lartë me Maqedoninë, zgjerimin e Portit të Durrësit dhe by-pasi rrugor i Lezhës.

Në vitin 2016, Shqipëria ishte i treta në rajon për përthithjen e këtyre fondeve, duke marrë 24% të fondit të përgjithshëm të vendosur në dispozicion. Tre projektet e aprovuara një vit më parë janë gazsjellësi Adriatiko-Jonian, gazjsellësi Shqipëri-Kosovë-Serbi dhe hekurudha Vorë-Hani i Hotit.

Ndërkohë, nga Samiti i Parë i Berlinit, i mbajtur në 2014-n me nismën e vetë Kancelares Merkel, deri në Samitin e Sotëm të Triestes, Shqipëria ka marrë mbështetjen e BE-së për një numër të rëndësishëm projektesh të tjerë.

Midis tyre është edhe hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, si dhe projekti për Korridorin e Kaltër, një autostradë që do të lidhë Kroacinë me Greqinë, duke kaluar veri-jug përmes të gjithë territorit të Shqipërisë.

Gjithashtu, falë një granti të BE-së, Shqipëria ka të përfunduar Masterplanin Kombëtar të Gazit, projekt që do të nisë nga zbatimi pas përfundimit të gazjellësit TAP.

Përfitime të mëdha, në vlerën e miliona eurove në vit mund të rrjedhin edhe nga themelimi i Qendrës së Shkëmbimeve Studentore dhe Kulturore (RYCO) në Tiranë, një qendër e cila shndërron Tiranën në kryeqendrën e shkëmbimeve rinore në Ballkan. Kjo qendër ka nisur funksionin, por do të fillojë punëm me ritëm të plotë vetëm në fillim të 2018-s.

Në total, Bashkimi Europian ka vendosur që të investojë në Ballkanin Perëndimor mbi një miliardë eurosh, në formë granti, kredish të buta përmes BERZH-it apo KfW, fondesh IPA apo donacione të tjera, për financimin e Axhendës së Konektivitetit.

Këtij fondi, do t’i shtohen edhe 220 milionë euro, që Komisioneri Hahn bëri të ditur ditën e sotme se do të shpërndahen midis më shumë se 6 mijë kompanive vendase në Shqipëri dhe vendet e tjera të rajonit – https://europeanwesternbalkans.com/2017/07/12/hahn-eu-secured-220-mln-euros-w-balkan-companies/

Konsulto të dhëna të tjera zyrtare –

Deklarata e perbashket 6 kryeministrave ne 2016-n  – https://ec.europa.eu/commission/commissioners/2014-2019/hahn/announcements/joint-statement-western-balkans-six-prime-ministers-meeting_en

Harta e projekteve në Samitin e Parisit, linku i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës – http://www.diplomatie.gouv.fr/IMG/pdf/paris_package_compiled_lowres_2_cle434d8b.pdf

/Lexo.al

Next Post
“Tirana Sessions”/ 8 artistë, 8 këngë dhe 8 atraksione nga kryeqyteti (video)

"Tirana Sessions"/ 8 artistë, 8 këngë dhe 8 atraksione nga kryeqyteti (video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com