• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dokumentet personale të Ali Pashës dhe fati i tyre

by Java News
16/07/2015 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Shumë legjenda dhe histori kanë qarkulluar prej vitesh për fatin e trashëgimisë që la pas Pashai i famshëm shqiptar pas vrasjes se tij në Janinë. Por me sa duket  1,469 dokumenta nga arkivi personal i Ali Pasha Tepelenes  kanë shpëtuar dhe janë trashëguar nga një prej familjeve greke të  Janinës  që kanë pasur marrëdhënie me pushtetin e Aliut.
Dokumentat, te cilat  mendoheshin të humbura janë blerë nga nje manjat i pasur grek në vitet 30 dhe me vdekjen e tij këto dokumenta i janë  lënë në trashëgim  Shkollës Amerikane  të Athinës  në vitet 40,  ku prej vitesh ato  kane qenë një nga thesaret e pashfrytëzuara të arkivit të pasur të këtij institucioni.
Arkivi personal i Aliut prej vitesh ka qenë i pa njohur për studiuesit e shumtë, por falë një pune prej 30 vjetësh te Profesorit të njohur Vasili Panajotopulis, tashmë  këto dokumenta  sjellin  ngjarje dhe informacione të panjohura më parë mbi jetën dhe politikën e Ali Pashës në drejtimin e një shteti multi etnik dhe multi religjioz.
Nga Dokumenti i parë, që daton në 1747   e  deri në dokumentat e ditëve të fundit para vrasjes se Aliut, shpalosen ngjarje dhe fakte shumë interesante duke sjellë dëshmi të panjohura për personazhe  të cilët në kohën e tyre kanë ndikuar në konsolidimin e pushtetit te Pashait shqiptar.
Keto dokumenta qe shpalosin jeten e Shtetit te Aliut kane nje vlere te jashtezakonshme jo vetem per histroine e greqise se veriut  gjate periudhes otomane por ne rradhe të parë për historinë e trojeve shqiptare. Kontributi shkencor i Profesor Panajotopulos për ndriçimin e periudhës së Aliut është i jashtëzakonshëm duke bërë të mundur njohjen   ne detaje te  jetës të vrullshme të Pashait shqiptar. Fati i arkivit  personal  të Ali Pashë Tepelenës do të jetë shumë shpejt  tema e nje emisioni televiz te pregatitur nga Auron Tare në bashkëpunim me  programin Excluzive.
ali pasha tepelena ali pasha tepelene tepelena ali pasha
Next Post

Tiranë, pranga vrasësve të 19-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com