• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumentet/ Ilir Meta pagoi 700 mijë dollarë në një kompani offshore për të lobuar për LSI-në, kush e financoi?!

by Java News
30/05/2022 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë më parë gazeta austriake “Kronen Zeitung” publikoi një lajm për lobimin e Ilir Metës dhe LSI në SHBA pa i deklaruar këto në organet përgjegjëse. Në media është publikuar një investigim i gjatë në lidhje me lobingjet e Metës për të blerë mbështetjen amerikane.

Më 20 janar të 2017-s, Ilir Meta shpërndau një foto krah Petrit Vasilin. Ndodheshin në Uashington për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit Donald Trump.

Meta ishte në ditët e fundit si kryetar i Kuvendit. Në njoftimin e shpërndarë nga Kuvendi thuhej se ai ndodhej në Uashington si ‘i ftuar në ceremoninë zyrtare nga drejtuesit republikanë të Kongresit dhe Senatit amerikan’.

Mediat pranë LSI-së thanë se ‘prania e Metës dhe Vasilit në ceremoninë e inaugurimit të Trump ka dëshmuar edhe njohjet e “vjetra” të zyrtarëve më të lartë të LSI-së me zyrtarët më të lartë të administratën e re të Donald Trump’. Në artikujt e tyre, këto media kujtonin një takim të organizuar në Uashington mes Ilir Metës dhe Mike Pence në 2013. Pence në atë kohë ishte kongresist, ndërsa në 2017-n zgjidhej si zv.President.

Por, e vërteta është se pas fotos së Ilir Metës dhe Petrit Vasilit nga ceremonia e inaugurimit të Donald Trump nuk qëndrojnë ‘njohjet e vjetra’ të Metës, apo të LSI-së. Pas tyre qëndrojnë mijëra dollarë, që Ilir Meta ka paguar për të lobuar në emër të LSI-së dhe emrin e vet personal në Uashington.

Sipas dokumentave të dorëzuara në autoritetet amerikane, Ilir Meta ka paguar rreth 700 mijë dollarë te kompania McKeon Group. 90 mijë dollarë janë paguar nga avokati Iraklis Fidetzis, ndërsa 600 mijë të tjera sërish nga Fidetzis por përmes kompanisë “Dorelita Limited”, e regjistruar si offshore në Qipro.

Kontrata e parë e lobimit është nënshkruar nga Iraklis Fidetzis në emër të LSI-së dhe Ilir Metës. Fidetzis është një lobues kontrovers, me profesion avokat, me origjinë greke dhe nënshtetësi amerikane. Kontrata  parashikonte sigurimin e një ftese për Ilir Metën si pjesëmarrës në inaugurimin e Donald Trump, organizimin e takimeve me ligjvënës dhe drejtues të tjerë të administratës amerikane në Uashington gjatë kësaj ceremonie dhe pas 20 janarit 2017, zhvillimi dhe promovimi i marrëdhënieve të mira me administratën e re të Donald Trump dhe Kongresin amerikan.

Në shkurt të 2017, pikërisht për ditën Shën Valentinit dhe një muaj e gjysmë nga hyrja në fuqi e kontratës lobuese të nënshkruar direkt me LSI-në dhe Ilir Metën, McKeon Group, sipas dokumentacionit të dorëzuar te autoritetet amerikane njofton tërheqjen nga kontrata, që Fidetzis i jepte 15 mijë dollarë në muaj.

Kur u nënshkrua kjo kontratë, Ilir Meta ishte ende kryetar i Kuvendit. Lajmi i lobimit të tij në Uashington u përhap në Shqipëri. Ndërprerja e papritur e kontratës, sipas të cilës LSI dhe Meta paguanin kompaninë amerikane 15 mijë dollarë në muaj për lobim në Kongres përkon me periudhën kur emri i tij po katapultohej për në Presidencë.

Në këto kushte, lobimi në Kongresin amerikan si President i vendit do të përbënte një precedent në kufijtë e skandalit. Megjithatë, Meta ndërpreu kontratën e parë me McKeon Group, por jo bashkëpunimin me këtë zyrë.

Pas kësaj tërheqjeje, McKeon Group, sipas dokumenteve të dorëzuara Departamentin e Drejtësisë ka nënshkruar një tjetër kontratë të dytë lobuese, këtë herë me kompaninë “Dorelita Limited”. Kontrata është nënshkruar më 24 mars të 2017-s. Sipas kontratës, grupi ngarkohej që të lobonte për 6 muaj për llogari të kompanisë “Dorelita Limited” dhe individëve të lidhur me të.

Po kush janë individët e lidhur me të? Kompania “Dorelita Limited” rezulton e regjistruar në Qipro, njohur si parajsë fiskale. Drejtori ekzekutiv i saj është Iraklis Fidetzis, avokati që përfaqësoi Ilir Metën në kontratën e parë tëanuluar. Fidetzis ka një njohje me Vangjel Tavo, ish-deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Këto të dhëna të çojnë te dyshimet se në të vërtetë pas kësaj kompanie qëndron vetë Ilir Meta.

Kontrata e dytë kishte afat gjashtëmujordhe kompania “Dorelita Limited” janë paguar 50 mijë dollarë në muaj, ndërsa ka një klauzolë që përfshin edhe një pagesë për muajin shkurt, megjithëse marrëveshja mes palëve është nënshkruar më 24 mars, ndërsa gjysmën e parë të shkurtit, në fuqi ka qenë kontrata e parë e nënshkruar mes McKeon dhe LSI-së e Ilir Metës.

Përveç kësaj, kompanisë Dorelita i ngarkohen edhe shpenzimet e tjera të kompanisë lobuese, si udhëtimet, hotelet, drekat e darkat që organizohen me qëllim zbatimin e kontratës së nënshkruar. Në total, bashkë me këto kosto, kompania Dorelita ka paguar rreth 600 mijë dollarë për McKeon Group.

Objekti i kontratës së dytëështë lobimi pranë Kongresit dhe administratës së Presidentit Trump për llogari të kompanisë Dorelita dhe klientëve të saj. Lobimi do të bëhej përmes ‘telefonatave, mesazheve postare, takimeve dhe prezantimeve të klientëve që qëndrojnë pas kompanisë’.

Me t’u firmosur kontrata, McKeon Group ka nisur takimet e lobimit, zyrtarisht për Dorelitën, por jozyrtarisht ka dyshime të forta se lobimi është bërë për llogari të Ilir Metës. Nga 11 prilli deri më 28 prill, një ditë para se Ilir Meta të zgjidhej President në Kuvend me 87 vota pro, McKeon Group deklaron se ka realizuar të paktën 28 kontakte në Senat, Kongres dhe me “Homeland Security” për t’u prezantuar klientët e vet, që qëndrojnë pas kompanisë “Dorelita Limited”.

Emri i klientëve nuk bëhet publik, por një pjesë e kontakteve janë të njëjtët që zyra e lobimit ka kontaktuar për llogari të LSI-së dhe Ilir Metës sipas kontratës së parë të lobimit, të anuluar më 14 shkurt. Njëri prej tyre është kongresisti Ed Royce. Me të, Ilir Meta u takua më 20 janar të 2017-s, kur ndodhej në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump, si frut i lobimit të McKeon Group në kontratën e parë.

Kongresistin Ed Royce, McKeon Group e ka kontaktuar edhe përmes një telefonate më 13 prill për t’i kërkuar një takim. Një ditë më vonë takimi është konfirmuar përmes postës elektronike për në datën 27 prill dhe më 27 prill, përfaqësuesit e zyrës lobuese, McKeon Group kanë zhvilluar takimin me kongresistin Royce për t’i prezantuar atij klientët për llogari të kontratës lobuese të nënshkruar me kompaninë “Dorelita Limited”.

Takime janë zhvilluar për llogari të lobimit për kompaninë “Dorelita Limited” edhe me senatorët Bill Cassidy e Mike Lee, kongresistët Bob Goodlatte dhe Michael Mçaul, si dhe me Nate Peters nga “Homeland Security”. Objekti i takimeve ka qenë prezantimi i klientëve të “Dorelita Limited”, dyshimet për të cilin të çojnë tek Ilir Meta.

Një investigim i “Mother Jones”, nga gazetarët Dan Friedman dhe Hannah Levintova hedh dyshime se një vizitë e Vangjel Tavos në Uashington në fund të prillit 2017 lidhet me takimet që Grupi McKeon po organizonte me republikanë të Kongresit për llogari të firmës “Dorelita”.

Investigimi në fjalë ngre dyshime se Iraklis Fidetzis nuk ka gjasa që ta ketë financuar vetë fushatën 600 mijë dollarëshe të lobimit të firmës “Dorelita Limited”, por ka vepruar në emër të një pale tjetër. Pyetja që mbetet pa përgjigje dhe që duhet të hetohet nga drejtësia shqiptare është se kush e financoi lobimin e LSI-së tek kompania offshore “Dorelita Limited” dhe cili ishte objektivi prapa kësaj fushate ndikimi?

Vlen për tu theksuar, se asnjë nga këto pagesa të kryera tek “Dorelita Limited” për llogari të LSI, nuk është deklaruar në pasqyrat financiare të kësaj force politike dhe as në deklarimet e shpenzimeve të drejtuesit të saj, Ilir Meta dhe më pas Petrit Vasili e Monika Kryemadhi.

Ndërkohë, prej 2019-s, kur në Shqipëri opozita kishte djegur mandatet dhe Ilir Meta, tashmë si President u përfshi në një sërë përplasjesh me socialistët për radhën e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, kompania “Dorelita Limited” ka ndryshuar disa herë statusin, nga aktiv në pasiv dhe anasjelltas, ndërsa bilancin e fundit financiar e ka dorëzuar në 2017-n.

Kjo nuk ishte hera e parë që Ilir Meta përfshihej në pagesa të majme lobimi në Uashington. McKeon Group, e drejtuar nga ish-kongresisti republikan, Hoëard P. McKeon është vetëm njëra prej kompanive të lobimit përfituese e kontratave me LSI-në dhe Ilir Metën.

Në 2016-n, LSI ka shpenzuar mbi 120 mijë dollarë për lobim në Uashington. Kompania e kontraktuar ishte Global Security and Inovative Strategies. Qëllimi ishte sigurimi i takimeve të nivelit të lartë me zyrtarë dhe ligjvënës amerikanë./almediapost/m.j

Next Post
Snajpera, anti-tanke, municione e radio policie/ VIDEO se çfarë gjeti RENEA brenda 18 bazave të armëve luftarake në Tiranë

Europol ngre alarmin për Ballkanin: Armët që nisen në Ukrainë mund të bien në duart e gabuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kantieri Tiranë-Durrës/ Rama publikon fotot: Ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%

Kantieri Tiranë-Durrës/ Rama publikon fotot: Ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%

January 20, 2026
“Groenlanda nuk i takon Danimarkës, Britania s’është e ‘Madhe’”/ Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin

“Groenlanda nuk i takon Danimarkës, Britania s’është e ‘Madhe’”/ Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin

January 20, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Grupi Parlamentar i PD-së shkresë zyrtare SPAK: Hetoni Irena Gjokën pa vonesa

January 20, 2026
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim

(E PLOTË)- Kryebashkiaku Erion Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

January 20, 2026
(EMRI) Ishte në kërkim për vrasjen e ish-snajperistit në Mbretërinë e Bashkuar në 2019, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës…

(EMRI) Ishte në kërkim për vrasjen e ish-snajperistit në Mbretërinë e Bashkuar në 2019, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës…

January 20, 2026
Reagon Alban Dokushi pasi Gjykata e riktheu në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

Reagon Alban Dokushi pasi Gjykata e riktheu në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

January 20, 2026
Reanimacioni 30 minuta pa energji, gjeneratori i QSUT nuk funksionoi! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën

Reanimacioni 30 minuta pa energji, gjeneratori i QSUT nuk funksionoi! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën

January 20, 2026
Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

Ndërprerja e energjisë në QSUT, Meta ironizon nga qelia: Ky është sukses i shëndetësisë falas..

January 20, 2026
4 vrasjet e 21 Janarit, flet motra e Ziver Veizit: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror, çfarë pret më SPAK?

15 vite nga “21 janari”, të mërkurën ceremoni përkujtimore për 4 protestuesit e vrarë

January 20, 2026
Lavrov: Rusia nuk është e pastër, nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi

Lavrov mohon çdo lidhje me Groenlandën: Rusia nuk ka të bëjë fare, nuk ka prova për pushtim

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In