• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dokumentet e deklasifikuara të presidencës Clinton: Berisha kërkonte vetëm autonomi për Kosovën

by A R
28/05/2019 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Andi Haxhiu

Me 12 Shtator 1995, Presidenti i Republikes se Shqiperise, Sali Berisha, u takua me Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Bill Clinton. Ne grumbullin e dokumenteve te deklasifikuara nga presidenca Clinton gjendet edhe ky memorandum i derguar nga Sekretari i Shtetit, Warren Christopher, drejtuar Presidentit Bill Clinton me 8 Shtator 1995.

Ne permbledhjen e tij per Presidentin Clinton, Sekretari i Shtetit Warren e bene te qarte pozicionin e Presidentit te Republikes se Shqiperise ne raport me Kosoven. Duke i marre parasysh deklaratat e Berishes ate bote, Warren Christopher konstaton se Sali Berisha e njeh Kosoven si entitet autonom brenda Serbise.

Njekohesisht, Sekretari i Shtetit Amerikan ben dallimin midis pozicioneve diametralisht te kunderta ne mes Presidentit Berisha dhe Kryeministrit Aleksander Meksi. Per dallim nga kerkesa e Berishes per autonomi, Warren Christopher shkruan se kryeministri Meksi ishte i zeshem ne nevojen e Kosoves per pavaresi.

Per fund, ne njeren nder pikat permbyllese te sygjeruara nga Sekretari i Shtetit Warren Christopher, Shtepia e Bardhe dhe Presidenti i SHBA-ve e forcojne pozicionin e tyre pro-autonomise se Kosoves nen Serbi. Ky pozicion i SHBA-ve ne vitin 1995 qendronte ne linje me Presidentin Shqiptar, Sali Berisha.

Rrjedhimisht, ky nuk eshte deformim i te vertetes e as gjykim per pozicionin e Sali Berishes ne raport me qeshtjen e Kosoves. Une e kuptoj kontekstin dhe e kam te qarte pozicionin e tij ne kete situate. Por, kjo shperndarje e ketij memorandumi te deklasifikuar te Presidences Clinton sherben si shpjegim i thjeshte se historia nuk mund te ri-shkruhet ne baze te preferencave te atyre qe duan ta nderrojne ate.

Sali Berisha nuk ka qene e as nuk mund te jete patriot. Ai mbetet njera prej figurave qendrore te politikes Shqiptare dhe njeri prej njerzve me te rendesishem per Shqiperine. Por, deshira e tij per protagonizem politik dhe keqperdorimi i kartes nacionaliste/populiste s’jane indikator per te matur dashnine e tij ndaj Kosoves.

Ne fakt, me shume se aq, jane indikator se si Berishes i duhej Kosova sa here qe donte ta largonte vemendjen nga deshtimet e tij. E verteta s’mund te ndryshohet nga fjalimet e fuqishme populiste, e as a nuk nderrohet si rezultat i rrefenjave folklorike te kryeministrit Haradinaj se si paska qajte Presidenti Berisha me xhaxhain e tij kur e ka pa Kosoven nga maja e kodres.

Une nuk gjykoj mbi fjalimet e shthurura te imagjinates politike neper fushata zgjedhore. Une gjykoj vetem pozicionet zyrtare politike neper momente te caktuara politike. Ne 1995, gati ne shperthimin e krizes ne Kosoves, Presidenti Berisha zgjodhi te perkrahte autonomine e Kosoves ne kuader te Serbise.

Kjo mbetet e vertete e pa-kontestueshme edhe e pa ndryshueshme. Ky dokument i deklasifikuar nuk e ben Berishen as argat te Milosheviqit e as tradhetare te kombit Shqiptar, por ama edhe e delegjitimon ate te mbaje moral politik se si shpetohet Kosova nga ata qe ai sot po i etiketon si “argate” te Serbise.

Sepse, i dashur President Berisha, ironikisht, ne nje moment ne histori, me dashje ose pa dashje, ju e perkrahet nje deshire te Serbise per ta mbajtur Kosoven perbrenda saj. E kete duhet ta mbash ne ndergjegjen tende…

P.S. Me poshte e gjeni: a) Memorandumin e Warren Christopher ne forme linku qe ju drejton te dokumenti i plote;

b) Sugjerimin per pikat e takimit dhe konstatimin e Sekretarit te Shtetit se Presidenti i Republikes se Shqiperise eshte pro autonomise e jo pavaresise;

c) Diskutimin e Presidenteve Clinton dhe Berisha. Ne diskutim Clinton e qarteson pozicionin e SHBAve pro forcimit te autonomise dhe Presidenti Berisha ne asnje moment nuk e proklamon nevojen e Kosoves per Pavaresi.

Mos harroni, ne vitet 2007-8 ka qene lehte me fol per Pavaresine e Kosoves. Ama jo edhe gjate te 90-tave…

Next Post
CDU/CSU sqaron deklaratën: Nuk kemi të drejtë të kërkojmë shtyrjen e 30 Qershorit

CDU/CSU sqaron deklaratën: Nuk kemi të drejtë të kërkojmë shtyrjen e 30 Qershorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In