• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DOKUMENTET/ Çipi- Budina të dënuar nga gjykata, morën miliona për një film që s’e bënë kurrë

by Java News
10/07/2018 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy drejtuesit e protestës së Partisë Demokratike për teatrin, Kastriot Çipi dhe Robert Budina, rezultojnë të dënuar për vjedhje fondesh të filmave me vendim të formës së prerë. Gazeta TemA ka zbuluar vendimin e marrë nga Gjykata e Rrethit Tiranë, e cila i shpall dy protagonistët e protestës kundër ndërtimit të teatrit të ri, Kastriot Çipin dhe Robert Budinën, si përvetësues të shumës prej 8.8 milion lekësh dhe fajtorë për moszbatimin e një kontrate me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK).

Sipas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Tiranës (gazeta zotëron një kopje), Çipi dhe Budina kanë përfituar një fond nga QKK-ja për realizimin e filmit dokumentar me titull “Film i këputur”.

Ky film, i cili mendohej të ishte me metrazh 60 minuta, “u këput” ende pa u nisur dhe nuk u realizua kurrë nga dyshja Çipi-Budina, edhe pasi këta kanë tërhequr 8.8 milion lekët e akorduara nga QKK-ja.

Në këtë situatë, QKK-ja i është drejtuar menjëherë Gjykatës së Rrethit Tiranë me një kallëzim penal për Çipin dhe Budinën, të cilët janë shpallur fajtorë me akuzën e vjedhjes së fondit. Por, në dyert e gjykatave dhe zyrës përmbarimore, dy personat në fjalë i janë shmangur në vazhdimësi zbatimit të vendimeve gjyqësore, duke mos e kthyer kurrë shumën për të cilën janë dënuar.

Si nisi çështja?

Çështja në fjalë e ka zanafillën kur dy regjisorët e mësipërm nëpërmjet shoqërisë “ARTEMEDIA FILM” shpk aplikuan dhe fituan rreth 11 milionë lekë për realizimin filmit dokumentar “Film i këputur”, prodhim elektronike – BETACAM, 60 min i gjatë, me skenar dhe regji të Kastriot Çipit.

Midis QKK-së dhe dy të dënuarve u lidh një kontratë financimi për realizimin e këtij filmi.

Në këtë kontratë u përcaktuan të gjitha të drejtat dhe detyrimet e palëve dhe kundrejt këtij financimi “ARTEMEDIA FILM” shpk në cilësinë e producentit kishte detyrimin që të organizonte prodhimin e filmit, sipas skenarit letrar të paraqitur.

Në kuadrin e detyrimeve, sipas kësaj kontrate, për prodhimin e filmit QKK-ja do të paguante një shumë të hollash në vlerën 11 milion lekë.

Pagesa do të bëhej në tre këste, ku kësti i parë i lëvruar ishte në masën 8.8 milion lekë, ndërsa këstet e tjera do të paguheshin më vonë.

Por, pavarësisht këtyre detyrimeve, Çipi dhe Budina morën lekët dhe nuk e realizuan kurrë filmin, për të cilin përfituan nga fondet e taksapaguesve shqiptarë.

Në vendimin e gjykatës, theksohet se: “Në ecurinë e realizimit të kësaj kontrate, nga pala e paditur është paraqitur një kërkesë me shkrim e datës 30.6.1999 sipas të cilës përfaqësuesi i saj, Robert Budina kërkon një zgjidhje me mirëkuptim të kontratës dhe gjithashtu thekson se granti është rikthyer në llogarinë e Q.K.K, ku bashkangjitur kësaj shkrese, sipas tij, duhej të ishte dhe konferma bankare që të vërtetonte një fakt të tillë. Kjo konfermë nuk ndodhet e paraqitur si provë dhe as bashkangjitur kësaj shkrese, gjë e cila përkon me faktin që nga pala e paditur është kërkuar vazhdimi i mëtejshëm i kontratës nëpërmjet një deklarate angazhimi të datës 15.12.1999 e nënshkruar nga Kastriot Çipi, me cilësinë e administratorit të palës së paditur”.

Pra, siç edhe bën të ditur gjykata, Kastriot Çipi dhe Robert Budina kanë pretenduar para saj se e kanë kthyer shumën e përfituar nga QKK-ja, por nuk kanë qenë në gjendje ta vërtetojnë atë, duke kryer një shkelje tjetër ligjore: mashtrimin e gjykatës.

Vendimi i Gjykatës

E ndodhur në këto kushte, kur nga Çipi dhe Budina nuk janë përmbushur detyrimet e tyre kontraktore, QKK-ja i është drejtuar sërish gjykatës duke kërkuar kthimin e shumës së akorduar, kamatvonesave dhe penaliteteve të tjera. Nga provat e paraqitura në gjykim, gjykata e ka gjetur të drejtë kërkesën e QKK-së, ndaj ka vendosur pranimin e kërkesëpadisë dhe detyrimin e palës së paditur, “ARTEMEDIA-FILM” shpk, me drejtues Çipin dhe Budinën, të përmbushë kundrejt palës paditëse “Qendra Kombëtare e Kinematografisë”, detyrimin që rrjedh nga kontrata, i llogaritur në masën 30 milion lekë (8.8 milion lekë shuma e akorduar + 21.2 milion lekë penalitet).

Odisea me përmbarimin

Më vonë, QKK-ja me kryetar aktorin e njohur Xhevdet Ferri, përmes një shkrese kërkon lëshimin e urdhërit të ekzekutimit të vendimit gjyqësor. Sipas kësaj shkrese, Gjykata e Rrethit Tiranë me vendimin e saj nr. 1910, datë 05.04.2006, ka pranuar padinë e ngritur nga QKK-ja dhe ka vendosur që Çipi dhe Budina t’i paguajnë QKK-së shumën e akorduar në masën 8.8 milion lekë, kamatëvonesat në masën 21.2 milion lekë, si dhe përballimin e shpenzimeve gjyqësore në masën 640 mijë lekë.

Vendimi i mësipërm ka marrë formë të prerë dhe si rrjedhim ka cilësinë e titullit ekzekutiv. Por, rreth 1 muaj më vonë, në datë 20.06.2006, QKK-ja i drejton një kërkesë Zyrës së Përmbarimit të Rrethit Tiranë për zbatimin e Urdhrit të Ekzekutimit të datës 22.05.2006 të Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Por, këtu ndodh edhe çudia e radhës: Në përgjigje të kërkesës, Zyra e Përmbarimit Tiranë i bën të ditur QKK-së se ka vendosur ta pushojë urdhrin e ekzekutimit sepse të paditurit, pra Çipi dhe Budina, nuk kanë pasuri për shlyerjen e detyrimit. QKK-ja ka bërë edhe një përpjekje të fundit për të marrë mbrapsht fondin e përvetësuar nga dyshja Çipi dhe Budina, por pa sukses. Mandej, drejtori i QKK-së i asaj kohe, Artan Minarolli, ka vënë në dijeni edhe ministrin e Drejtësisë së kohës, Bujar Nishani, e prej tij vetëm heshtje.

Edhe sot e kësaj dite, Kastriot Çipi dhe Robert Budina, rezultojnë si të dënuar për vjedhje nga shteti shqiptar me akuzën e përvetësimit të fondeve publike, që akordohen për realizimin e veprave artistike.

ma.me

Next Post
Kroacia bllokon anijen siriane që u arratis nga porti i Durrësit

Kroacia bllokon anijen siriane që u arratis nga porti i Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“PD, forcë që simbolizon njerëzit guximtarë”, mesazhi i Tabakut nga foltorja: Do çojmë deri në fund rrugëtimin e nisur

“PD, forcë që simbolizon njerëzit guximtarë”, mesazhi i Tabakut nga foltorja: Do çojmë deri në fund rrugëtimin e nisur

January 21, 2026
Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

January 21, 2026
Sekretari i NATO-s i del në krah Trump-it: Ka të drejtë! Duhet ta mbrojmë Arktikun nga Kina dhe Rusia!

Sekretari i NATO-s i del në krah Trump-it: Ka të drejtë! Duhet ta mbrojmë Arktikun nga Kina dhe Rusia!

January 21, 2026
Demokratët e degës nr.2 në Tiranë kritikojnë Berishën: Duhet të vlerësojmë figurat që marrin vota!

Demokratët e degës nr.2 në Tiranë kritikojnë Berishën: Duhet të vlerësojmë figurat që marrin vota!

January 21, 2026
Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën, aksidentohet i riu në Lezhë

Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën, aksidentohet i riu në Lezhë

January 21, 2026
Pezullohet dhënia e tapive të tokave në zonat me përparësi për investime strategjike

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

January 21, 2026
Shpërthen tubi kryesor i ujësjellësit në Vlorë, ‘përmbytet’ bulevardi “Ismail Qemali”

Shpërthen tubi kryesor i ujësjellësit në Vlorë, ‘përmbytet’ bulevardi “Ismail Qemali”

January 21, 2026
Harta e re e investimeve strategjike, nga majat e Korabit te Kurveleshi, qeveria shpall zonat prioritare

Harta e re e investimeve strategjike, nga majat e Korabit te Kurveleshi, qeveria shpall zonat prioritare

January 21, 2026
Diskriminimi i shqiptarëve në Preshevë, Kongresi i SHBA: Departamenti i Shtetit të hetojë në Serbi!

Diskriminimi i shqiptarëve në Preshevë, Kongresi i SHBA: Departamenti i Shtetit të hetojë në Serbi!

January 21, 2026
FOTO / Edi Rama darkon me Ivanka Trump në Vlorë

FOTO / Edi Rama darkon me Ivanka Trump në Vlorë

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In