• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DOKUMENTET/ Biznesi familjar, Lulzim Basha serial lejesh ndërtimi për ortakun e vjehrrit

by Java News
26/09/2018 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në pothuajse të gjitha daljet mediatike me shumë sesa të akuzojë qeverinë, sulmon biznesin. Përveç sulmeve ndaj atyre që ai i quan “oligarkë”, që janë biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri, Basha nuk kursen akuzat edhe ndaj sektorit të ndërtimit, për të cilin jo pak herë ka thënë se po pastron paratë e krimit.

Por, CNA.al ditën e djeshme solli një investigim dhe dokumentin ekskluziv, i cili tregonte se Basha, në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës, i ka dhënë leje ndërtimi për një pallat 9-katësh, ortakut të vjehrrit të tij, biznesmenit Xhuvi Sharxhi. Dokumenti mban firmën e Lulzim Bashës dhe objekti në fjalë, i cili përfshin banesa dhe shërbime të tjera, si dhe dy kate parkim nën tokë është ndërtuar tek rruga e Elbasanit, një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit.

Por, kjo nuk është e vetmja leje që Basha ka dhënë për ortakun e vjehrrit të tij në biznesin e ndërtimit.

Sot po sjellim një tjetër dokument ekskluziv, i cili po ashtu mban firmën e Lulzim Bashës. Ky i fundit gjatë kohës që ishte kryebashkiak i ka dhënë ortakut të vjehrrit të tij edhe një tjetër leje ndërtimi, te rruga “Ali Demi”.

Në dokumentin i cili mban firmën e Lulzim Bashës, thuhet “Plani i vendosjes së zonës që zhvillohet për strukturë banimi dhe shërbime 2, 6, 7 dhe 8 kate me dy kate parkim nën tokë, në Rrugën Ali Demi në Tiranë në pronë të Xhuvi Sharxhi, Muhamet Cakaj, Dardan Derguti. Zhvillues: Xhuvi Sharxhi me subjekt ndërtues “G-B-A Kontruksion” SH.P.K”.Sipërfaqja e Tokës që zhvillohet 912.3 metër katëror, ndërsa sipërfaqja e tokës së zënë 456 metër katëror.”

Biznesmeni në fjalë, Xhuvi Sharxhi, është ortak në fushën e ndërtimit me vjehrrin e Lulzim Bashës, Xhafer Isufi, e cila mund të vërtetohet lehtë, në faqen e ëeb të QKB.

Ashtu sikurse shikohet nga dokumenti i mëposhtëm, subjekti “XH&XH”, me aktivitet “Investime ne fushen e ndertimit, turizmit dhe ne fusha te tjera, shitblerje pasuri te patundshme, prodhime inertesh”, është themeluar me 26/10/2010 , një vit para se Basha të bëhet kryebashkiak i Tiranës. Ortakë të subjektit në fjalë, janë  biznesmeni Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi, vjehrri i Lulzim Bashës.

Nga ana tjetër kujtojmë këtu edhe rastin e një pallati të ndërtuar në rërën e Vlorës, i cili u shemb nga qeveria “Rama” dhe për të cilin shqiptarët do paguajnë mbi 16 milionë euro.

Edhe në këtë pallat janë ortakë Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi, ortakëria e të cilëve përfiton pothuajse 90% të dëmshpërblimit që vendosi Strasburgu, pas shembjes së këtij pallati.

Përfitues janë 18 persona, 16 prej të cilëve pronarë me nga një apartament dhe që do të marrin nga 90 deri në 200 mijë euro si dëmshpërblim, ndërsa Xhafer Isufi bashkë me ortakun e tij përfitojnë rreth 14.33 milion euro, nga 16.8 milion euro që është në total./CNA.al

Përtej asaj çfarë deklaroi Basha si “luftë” pa kompromis kundër ndërtimeve në Tiranë, në fakt ka rezultuar krejt e kundërta. Ndërtimin përveç faktit që nuk janë frenuar, u janë dhënë familjarëve të tij. Ashtu siç po bën edhe tani që është kryetar i opozitës, Basha edhe kur ka qënë në krye të Bashkisë së Tiranës ka punuar fort, jo për interesat e qytetarëve, por për të rritur bizneset e familjarëve të tij.(CNA.al)MA.ME

Next Post
Pse kur Ulaj paguan Kunatin 220 mln quhet biznesmen dhe kur ndërton rrugë akuzohet si i inkriminuar?!

Pse kur Ulaj paguan Kunatin 220 mln quhet biznesmen dhe kur ndërton rrugë akuzohet si i inkriminuar?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In