• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dokumente të reja nga Franca dhe Gjermania për Gjin Gjonin, rihapen hetimet për pasurinë

by A R
31/01/2017 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çështja e pasurisë së gjyqtarit Gjin Gjoni është rihapur, pas mbërritjes në Shqipëri të dokumenteve të reja hetimore nga Gjermania dhe Franca.

Megjithatë, hetimet e reja nuk dihet nëse do të përfshijnë gjyqtarin apo vetëm persona të tretë, për shkak të vendimeve të debatueshme të gjykatave mbi këtë dosje.

(Artikulli që vijon është një bashkëpunim i Zërit të Amerikës me Rrjetin e Gazetarisë Investigative, BIRN).

Hetimi i iniciuar në vitin 2014 nga Prokuroria e Elbasanit kundër gjyqtarit Gjin Gjoni dhe bashkëshortes së tij, Elona Çaushi është rihapur pas mbërritjes në Shqipëri të të dhënave hetimore nga Gjermania dhe Franca nëpërmjet letër-porosive. Por mbetet e paqartë nëse të dhënat e reja do të sjellin pasoja për bashkëshortët, për shkak se gjykatat kanë vendosur më parë mbylljen e çështjes penale për ta.

Riaktivizimi i hetimeve për dosjen “Gjoni” u konfirmua për BIRN nga drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina, pas një kërkese për të drejtë informimi.

Sipas prokurorit të Elbasanit, çështja e pezulluar për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “fshehjes së pasurisë” u rihap pas mbërritjes së akteve të reja të dërguara nga autoritetet gjyqësore kompetente të shteteve të Gjermanisë dhe Francës.

“Nga shqyrtimi i akteve të sjella nga organet kompetente të drejtësisë së shtetit të Gjermanisë është konstatuar se ka pasur vend për vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve lidhur me faktet e përmendura në kallëzimin penal,” u përgjigj prokurori Gina.

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Gjin Gjoni u kallëzua penalisht në vitin 2014 nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për fshehjen e burimeve të pasurisë së tij familjare, që sipas ILDKPKI vlerësohej në rreth 2 milionë dollarë si dhe për falsifikim dokumentesh. Pjesë e kallëzimit ishin dhe disa notere të dyshuara për falsifikim dokumentesh.

Në maj 2014, çështja i kaloi Prokurorisë së Elbasanit, e cila regjistroi procedimin penal me nr: 1098 për dy veprat penale.

Më 20 prill 2015, Prokuroria e Elbasanit pushoi ndjekjen penale në ngarkim të Gjonit dhe bashkëshortes së tij, ndërsa dosja ka vazhduar të qëndrojë në hetim pa autorë, në pritje të letër-porosive nga Franca dhe Gjermania.

I kontaktuar nga BIRN, gjyqtari Gjin Gjoni pretendoi se hetimet kundër tij dhe bashkëshortes nuk mund të rihapen, pasi janë mbyllur me vendim gjyqësor të formës së prerë.

“Çështja shtrohet a ka vepër penale për noteren?,” argumentoi Gjoni.

“Letër-porosia që ka ardhur përputhet tërësisht me deklarimet e dhëna dhe deklaron që kanë kaluar shumat që janë pretenduar si të paqena. Nëse do të kishte rihapje dosjeje, dosja do të ishte në Elbasan dhe jo në Tiranë, por mund të jetë për persona të tjerë,” shtoi ai.

Prokuroria e Elbasanit i tha BIRN se hetimi i mëtejshëm i ka kaluar për kompetencë dhe po ndiqet nga Prokuroria e Tiranës.

Ndërsa drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha sqaroi se çështja është sjellë nga Prokuroria e Elbasanit vetëm për një notere, por ajo po shqyrtohet në kuadrin e kompetencave.

Prokuroria e Tiranës po shqyrton nëse provat e reja implikojnë dhe gjyqtarin Gjoni. Në këtë rast, çështja do t’i rikthehej sërish për kompetencë Prokurorisë së Elbasanit për hetime të mëtejshme.

“Ne po e shqyrtojmë dokumentacionin që na ka ardhur në kuadër të kompetencave, sepse nuk mund të kryejmë hetime për gjyqtarë dhe prokurorë që kryejnë funksionin e tyre në rrethin e Tiranës. Nuk është marrë ende vendim nëse do ta mbajmë këtu apo do ta kthejmë mbrapsht në Elbasan”, tha Fusha për BIRN.

Kallëzimi i ILDKPKI-së u shoqërua me akuza politike për shkak të pozicioneve kyçe që Gjin Gjoni mban në sistemin e drejtësisë si gjyqtar i Gjykatës së Apelit, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe së fundmi edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

Çështja mbeti në vobullën e debatit publik edhe për shkak të betejës ligjore midis prokurorisë dhe gjyqtarit Gjoni për afatet hetimore.

Pas regjistrimit të procedimit penal në vitin 2014, Prokuroria e Elbasanit kërkoi disa herë zgjatjen e afateve hetimore me argumentin se ishte në pritje të ardhjes së letër porosive nga Gjermania dhe Franca.

Gjoni dhe Çaushi e ankimuan në gjykatë zgjatjen e hetimit.

Në përgjigje të ankesës së tyre, Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan me vendimin Nr. 1482 caktoi si afat përfundimtar të hetimeve datën 12 shkurt 2015. Prokuroria e apeloi këtë vendim në Gjykatën e Apelit të Durrësit, e cila me 17 mars 2015 vendosi të lërë në fuqi mbylljen e hetimeve, me argumentin se “fakti nuk ekziston”.

Ky vendim u lë në fuqi dhe nga ana e Gjykatës së Lartë, ç’ka sipas gjyqtarit Gjoni e bën nul çdo hetim të ri kundër tij dhe bashkëshortes.

E kontaktuar nga BIRN, Prokuroria e Përgjithshme nuk komentoi mbi çështjen duke u shprehur se pas ndryshimeve të fundit kushtetuese nuk kishte më autoritet mbi prokuroritë e rretheve gjyqësore. /b.d

Next Post
DETAJET/ Ish-bashkëshorti i historianes Elena Kocaqi plagosi prindërit e saj pasi nuk pranonte divorcin

Priti ish gruan poshtë krevatit dhe goditi me thikë 3 familjarët e saj... Elena merr urdhër mbrojtje kundër Marjan Levantit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In