• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(Dokument) Deputetetët e “zhytur” në kredi

by Aalison Pearse Stevens
25/07/2016 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mund të ju duket e çuditshme, por deputetët e Kuvendit të Kosovës edhe përkundër pagave të mira dhe meditjeve, ata s’po mund t’i plotësojnë nevojat e tyre me këto paga.

Shumica e deputetëve, për të mos thënë të gjithë, i janë drejtuar bankave në Kosovë për të marr kredi

Por një numër prej tyre, në vend të bankave kanë zgjedhur të afërmit e tyre për hua, e më të cilat kanë përmbushur nevojat e tyre.

Magazina.al, ju sjell listën e deputetëve të “zhytur” në kredi.

Ai është deputeti me më së shumti kredi, pasi vetëm në dy banka deputeti dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi ka miliona kredi, sigurisht aspak e çuditshme kur mendohen bizneset e tij të shumta.

Kelmendi siç raporton Magazina.al, ka deklaruar se në dy banka ka mbi 40 milion detyrime, ku mbi 29 milion janë kredi dhe 13 milion të tjera mbitërheqje për mjete të gjiros.

Edhe lideri i NISMA-s Fatmir Limaj, nuk i ka shpëtuar kredisë,ai për rregullimin e shtëpisë ka marr një kredi prej 40 mijë euro, e të cilat do t’i kthej brenda 10 viteve, shkruan Magazina.al

Deputetja e LDK-së Besa Gaxherri ,për të blerë banesë, ka deklaruar se ka marr kredi në vlerë prej 15 mijë eurove, por sigurisht se kjo shumë nuk i ka mjaftuar, ajo ka vendosur që të merr hua 31 mijë euro nga të afërmit e saj dhe të bashkëshortit.

Jo më shumë se 18 mjë euro kredi është edhe deputeti i PDK-së Agim Çeku, pasi mbi 30 mijë euro të ardhura vjetore nuk  i kanë mjaftuar.

Në kredi për investime, nevoja personale dhe të tjera, është edhe deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, e cila në periudha të ndryshme ka hyr kredi afër 10 mijë euro.

Afër 100 mijë euro kredi, për investime të shtëpisë është i “zhytur” edhe deputeti i LDK-së Arben Gashi, por deputeti Gashi, siç shkruan Magazina.al, duket se nuk e ka problem për të paguar këstet, pasi ai përveç se deputet ku ka deklaruar të ardhura në vit mbi 20 mijë euro, është edhe ligjerues në një kolegj privat nga i cili merr sa gjysmen e punë si deputet.

Të kalojmë pak nga deputetët e AAK-së, ku listës duket se i prinë vëllau i liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, Dauti, i cili ka marr kredi në vlerë prej 200 mijë euro për të blerë truall e të cilin do ta kthej sigurisht me këste për 25 vite.

Por deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, ka marr edhe hua 30 mijë euro nga të afërmit e tij për të ndërtuar shtëpi, raporton Magazina.al

Nga Vetëvendosje, kredisë nuk i ka shpëtuar as lideri i tyre Visar Ymeri, i cili që nga viti 2012 kishte marr kredi 10 mijë euro për të blerë banesë, ndërsa një vit më pas ai kishte marr edhe kredi konsomuese me hipotek depoziti me vlerë prej më shumë se 6 mijë euro, e këstet e fundit pritet ti paguaj në vitin 2018.

Kredi për shtëpi, ka marr edhe deputetja e zëshme e LDK-së Vjosa Osmani, e cila bashkë me bashkëshortin e saj ka marr kredi në Australi me vlerë mbi 71 mijë euro, e që si duket detyrimet ndaj bankës i kanë të përbashkëta.

Kredi për banesë dhe mobilim ka marr edhe deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, ajo në dy banka ka marr kredi në vlerë 55 mijë euro.

Kredisë nuk i ka shpëtuar as vajza e ish presidentit Rugova, Teuta Rugova, e cila për arsye personale ka marr kredi jo më shumë se 8 mijë euro si dhe 15 mijë të tjera po në të njejtën bankë.

Po ashtu edhe kolegja partiake e Teutës, Milihate Termkolli, ka marr dy herë kredi, për arsye që ajo nuk i ka cekur ka marr një kredi prej 15 mijë euro si dhe një tjetër prej 3 mijë euro, raporton Magazina.al

Në kredi për nevoja familjare deri në vitin 2017 është edhe Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri, ai ka marr një kredi prej 20 mijë euro.

Deri në vitin 2025 nuk do të dal nga kreditë as deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ajo nuk ka treguar shumën e kredisë personale që ka marr.

60 mijë euro i ka kushtuar banesa që ka blerë nga kredia edhe deputetit të VetëvendosjesFisnik Ismaili, i cili përveç 60 mijë euro ka marr edhe një kredi tjetër prej 15 mijë euro për veturen, e që këstet e fundit të tyre do t’i paguaj në vitin 2019, raporton Magazina.al

ma.me

Next Post

Plazhi i Velipojës, mushkonja, konflikte dhe mrekulli natyrore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

January 16, 2026
“Dumani, personazh që vlerësohet nga shqiptarët”/ Sondazhi i Zaloshnjes: Nëse votohet sot, PS e Rithemelimi marrin mandate në çdo qark

“Siguria në rrugë, përmirësim i ndjeshëm”/ Zaloshnja: Policia Rrugore ndikon tek njerëzit që janë të arsyeshëm

January 16, 2026
Komisioni Europian: S’ka ngrirje fondesh për agjendën dixhitale të Shqipërisë

Komisioni Europian: S’ka ngrirje fondesh për agjendën dixhitale të Shqipërisë

January 16, 2026
Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

“Jam mbret i tarifave”/ Trump vijon “kërcënimet”: Mund t’i vendos edhe për vendet që s’bien dakord që të marrim Groenlandën

January 16, 2026
Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

Paralajmëron spastrime masive në PD, Berisha: S’kanë vend ata që bashkëpunojnë me PS

January 16, 2026
Chaoyang i Pekinit synon të bëhet vendi kryesor për turistët globalë

Chaoyang i Pekinit synon të bëhet vendi kryesor për turistët globalë

January 16, 2026
Rama paralajmëron ndryshimin e Rregullores se Kuvendit: Rrugaçëria në Parlament duhet të marrë fund! Të hiqet ‘pengmarrja’..

Rama: Ministria e Jashtme një dështim, sikur atje punojnë vetëm ministrja, roja dhe…

January 16, 2026
“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

January 16, 2026
“Paradite mbroni drejtësinë, pasdite shani SPAK me libër shtëpie”, Salianji akuza Berishës: Sjellje me dy standarde

Berisha deklaroi se nuk kandidon përballë Salianjit se është vetëpërjashtuar/ Ish-deputeti: Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD

January 16, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

PS-ja u bë super e fortë, sepse PD-ja u superdobësua

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In