• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DokuFest mbrrin në Tiranë. Projeksione filmash në Liqenin Artificial

by Java News
28/07/2018 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
“Ngjarja më e rëndësishme në botën e filmit me rreze ndërkombëtare, është në nderin tim si ministre, por edhe në emër të qeverisë ta mirëpresim festivalin DokuFest, për të ndarë jo vetëm skenën, por për të bashkuar publikun”- u shpreh Ministrja Kumbaro në konferencën për shtyp sot në Tiranë.
Veton Nurkollari beson se “Filmi mund të ndryshojë gjërat, kemi besu se filmi është mjet për ndryshim dhe ja ku jemi. Slogani jonë “Eja sikur je” tregon se nuk jemi festivali i tapetit të kuq, por festival ndikues dhe angazhues për një shoqëri të hapur”.
Drejtoresha e DokuFest Nita Dede u shpreh se “programet e industrisë kreative dhe edukimit janë duke zgjuar interes, andaj sivjet kemi disa programe si DokuKids, me punëtori, klasa vallëzimi, lojëra, apo DokuTech , CreativeKosova, etj”.
Kumbaro ftoi publikun e Tiranës të ndjekin projeksionet e filmave në Amfiteatrin e Liqenit, sot në orën 20:00 duke shtuar se “DokuFest është festivali që kthen vëmendjen jo vetëm drejt Ballkanit, Kosovës e Prizrenit, por mbetet stacioni i 365 diteve edhe përmes programeve të edukimit”.
Eroll Bilibani tregoi për punën e vitit dhe “suksesin e mbrritur me hyrjen e Kosovës në Creative Europe, platforma kulturore që na afron me Evropën”.
“Në një cep të Ballkanit në Prizren kemi këtë festival ku marrin pjesë 87 regjisore femra, ajo qe ka ndodh eshte shume e bukur”- u shpreh Saimir Karahoda, programues i filmave të shkurtër duke vënë theksin tek prezantimi i filmit “Triumph” një histori e kombëtares shqiptare në rrugëtimin për Botërorin 2018.
Tema e reflektimit do të theksohet në këtë edicion të DokuFest, i cili organizohet nga data 03-11 gusht në Prizren.
Frymëzuar nga kënga e Velvet Underground “I’ll Be Your Mirror”, programi i DokuFest synon të shndërrohet në pasqyrë të botës ku jetojmë, si një pikënisje të asaj se kush dhe çfarë jemi.
Në këtë edicion do të shfaqen mbi 260 filma në kategori të ndryshme, nëpërmjet programeve garuese dhe atyre speciale.
Ky edicion i DokuFest shënohet edhe me një larmi të gjerë të paneleve, të cilat do të eksplorojnë në thellësi temën e reflektimit. Përmes tyre, do të reflektohet mbi të kaluarën e Kosovës dhe rajonit, por edhe mbi të ardhmen e filmit në Kosovë me anë të industri-eventeve të Kosovës Kreative.
Gjithashtu, ky edicion ka kuruar një program shumë special për DokuKids, me filma dhe punëtori, klasa vallëzimi dhe lojëra.
As programi muzikor nuk do të mungojë sivjet, me një listë të gjerë artistësh dhe performancave speciale.
Në tri skena të ndryshme – Andrra, Kalaja dhe Lumbardhi – DokuNights vjen i guximshëm dhe mbulon një selektim të kujdesshëm të artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë, nga ansambli Saz’Iso, këngëtarët legjendarë dhe interpretuesit virtuozë të Sazeve shqiptare – deri te reperi, artisti, poeti dhe aktivisti Mykki Blanco nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Next Post
Ulje çmimi ose falas, ja kush përfiton nga transporti publik

Transporti në sitë, kontroll autobusëve dhe kamionëve në të gjithë vendin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In