• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doktori si Allan Pinkertoni

by Java News
21/08/2025 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Simon Hadaj

Historia e botës, por edhe e Shqipërisë, njeh plot raste të doktorave që i janë futur politikës. Kush më pak e kush më tepër, secili me mënyrën dhe takatin e vet, doktorat e politikës e kanë pasuruar politikën, ligjbërjen, pushtetbërjen dhe, në përgjithësi, begatuar shoqërinë, me frymë besimi, mirëkuptimi, paqeje, humanizmi.

I vetmi doktor në politikë i historisë së botës që nuk i ka as në karakter as e ushtron në përditshmëri, madje as në mendje e ka humanizmin dhe mirëkuptimin, por vetëm sherrin, konfliktin, destruktivitetin, është ai që ja marrshim të ligat e ju bëfshim kurban, Doktori ynë që prej dhjetra vitesh e mbajmë mbi kurriz, pa samar, me qefin më të madh.

Zanatin e shkatërrimtarit, përçarësit, zjarrvënësit, Doktori ynë e ushtron me aq ngulm, pasion, devocion, sa të mahnit.

Retorika e Doktorit tonë është kryekrejt retorika e një sherrxhiu, përçarësi dhe ngatërrestari të pa përtuar nga mëngjesi në mbrëmje dhe nga mbrëmja në mëngjes me një insistim dhe vullnet diabolik të paparë e të padëgjuar.

S’ka muhabet tjerër ky lanet? Për kulturën, për shembull, apo historinë, artin etj., por vetëm kush vodhi, kush vrau, kush përdhunoi, me kë bashkëpunoi, cili u hakmor, cili u burgos, cili duhet burgosur? E dëgjon dhe thua me vete: Ku jam, në një kioske periferie ku rrugeçërit qërojnë hesapet me njëri-tjetin, në çmendinë apo ku ndajnë paratë hajdutërit ?

Ditë e natë i njëjti avaz, i njëjti fyell, e njëjta vrimë.

Me tallavanë kakofonike të Doktorit, pakngapak shqiptarët janë mësuar, sikur s’po u bie dhe aq fort në sy e në veshë.

Por përfytyro pak, të lutem, një nga miliarda banorët e planetit tokë, njërin që është i shkolluar, ushtron një çfarëdo profesion, normal, po deshe dhe mesatar, në çdo pikëpamje, që nuk e njeh Shqipërinë. është më se e mundur të ekziatojë, jo 1, por mijëra të tillë. dhe, një ditë të bukur behari si këto që po kalojmë, këtij njeriu i bie fati, ose fatkeqësia, të dëgjojë Doktorin tonë në një nga këto daljet e mesditës me gjeste, bërtitje, kërcënime, për dreqin e të birin.

Do gjente dikend t’ja përkthente përçartjen publike dhe do vinte duart në kokë, do çmendej. do thoshte me vete ç’ka bërë vaki. Si s’e paskam njohur më përpara këtë të lojtur. Kur të zbulojë, pastaj, se nuk është polic, gardian burgu, apo rrugaç periferie, por hiç mëpak se kryetar i opozitës, naivi i hamendësuar, por më se i mundur i shembullit tonë, s’është çudi të vrasi veten.

Allan Pinkertoni i para dy shekujve, nami i të cilit ka arritur deri në skutat tona, ishte një detektiv amerikan, një spiun, i pari i tillë i kohëve moderne, ai që spiunllëkun e institucionalizoi, ishte filizi apo pionieri i FBI dhe CIA.

Pinkertoni shkruante dhe nuk llapte. Doktori në fjalë nuk shkruan, por vetëm flet. Më tepër se ngjajnë, janë spiuna komplementarë, që është grada më e lartë e ngjajshmërisë.

Doktori ynë spiun dhe llafazan, Allan Pinkertonit, jo vetëm i ngjan, por talentin spiunuas të investigatorit Pinkerton e ka ngjitur tepër lart. Deri atje ku Pinkertonit nuk do i kishte vajtur mendja.

Ndërkohë që Sali Pinkertoni, alias Sali Investigatori, Sali Komisari, Sali Polici, s’bën gjë tjetër veçse fantazon skema dhe strategjira me hajdutë, banditë, mafiozë, me data, me orë, me minuta, me emra e mbiemra, që vrasin e presin, ikin e vijnë, hyjnë e dalin nëpër burgje etj., etj., për çudi, sa më të sakta i ka investigimet, aq më e vogël katandiset Partia Demokratike nën drejtimin e tij dhe aq më tepër  i largohet pushtetit.

Next Post
Mbi 5 orë në SPAK, del nga Prokuroria e Posaçme Arbër Veliaj: Erdha vullnetarisht të sqaroj pozicionin tim!

Mbi 5 orë në SPAK, del nga Prokuroria e Posaçme Arbër Veliaj: Erdha vullnetarisht të sqaroj pozicionin tim!

Comments 1

  1. Zani Burimi says:
    5 months ago

    Ky Sali namsezika nje te mire shqiptare qe gjen kanale TV qe i japin si ilace fabrikimet e tij.

    Reply

Leave a Reply to Zani Burimi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In