• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doktori ishte mirë te Eni Vasili, por kjo nuk është mirë për Lulin

by Ervis Iljazaj
25/05/2017 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Në emisionin “Studio e Hapur” të moderatores Eni Vasili u ndezën edhe njëherë reflektorët mbi ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Si gjithmonë në këto raste decisive të vendimmarrjeve politike, nuk mund të mungonte paraqitja e tij.

Sali Berisha në atë emision ishte në rolin e një protagonisti të padiskutueshëm, edhe pse mundohej në përgjigjet e tij ta fshehte këtë gjë. Pyetjeve të gazetarëve në studio i përgjigjej me një elokuencë që e karakterizon. I përgjegjshëm dhe i sigurt në të gjitha mendimet e tij, si asnjëherë më parë nuk dukej kaq i moderuar dhe i balancuar në qëndrimet politike që reflektonte, larg karakterit të tij luftarak dhe konfliktual që ka përcjellë në këto vite që ka qenë aktori kryesor i politikë shqiptare.

Me bekimin e plotë që i bëri marrëveshjes politike të forcave kryesore, ai pasqyronte modelin e politikanit të ndërgjegjshëm për fatet e vendit. Si asnjëherë më parë, në momente të caktuara, nuk munguan as komplimentet për kryeministrin Rama.

Me pak fjalë, mund të thuhet se Sali Berisha bëri një paraqitje të shkëlqyer nga ana politike dhe mediatike. Një paraqitje e cila meriton notën 10 nga të gjitha aspektet.

Shumë pak politikanë në vend kanë aftësinë e tij komunikative dhe karizmën politike, të cilat kanë qenë armët kryesore të sukseseve politike që ka patur deri më tani.

Megjithatë, kjo është një arritje personale e tij. Pyetja që ngrihet është se a e ndihmon Partinë Demokratike kjo arritje?!

Sigurisht që jo! Për një arsye shumë të thjeshtë. Partia Demokratike në këtë fushatë nuk mund të bazohet te mendimet e tij, që ndoshta janë të vlefshme, por që i përkasin një politike e cila tanimë duhet të arkivohet në historinë e kësaj force politike.

Tashmë shqiptarët shohin tek ai thjesht një politikan i cili i përket të shkuarës. Nuk mund kurrsesi të lejohet një protagonizëm i tillë qoftë edhe nga ana strategjike e kësaj partie. Duke qenë se zoti Berisha nuk është më kandidat për asnjë post, përveç atij të deputetit, votuesit e shohin si të parëndësishëm. Rëndësi për votuesit kanë vetëm politikanë të cilët do të mund t’i udhëheqin në të ardhmen. Nuk mund të jesh i parëndësishëm për qytetarët dhe të jesh i rëndësishëm dhe protagonist në drejtimin e një partie. Janë dy gjëra që nuk përputhen me njëra-tjetrën. Votat e publikut merren duke iu propozuar të ardhmen dhe jo të shkuarën.

Në këtë kuptim, me gjithë rëndësinë historike që mund të ketë për partinë e tij, qytetarëve shqiptare, Partia Demokratike duhet t’iu propozojë protagonistë të cilët kanë se çfarë t’u premtojnë votuesve. Persona të cilët mund të fitojnë besimin e tyre në këtë garë e cila do të jetë tepër e vështirë për ta.

Vetëm në këtë mënyrë, duke hequr dorë njëherë e mirë nga e shkuara dhe duke parë drejt të ardhmes, Partia Demokratike mund të ketë një shans për të konkurruar denjësisht me forcat e tjera. Ky është një nga rregullat më të thjeshtë dhe më të rëndësishëm të politikës nëse pretendon të kesh sukses.

Andaj, Lulzim Basha nuk duhet të zhgënjejë shqiptarët për sa i përket ekipit të tij dhe listave të kandidatëve për deputet të cilat është duke i menduar në këto ditë. Respekti për historinë e Berishës brenda kësaj partie nuk duhet të ngatërrohet me protagonizmin politik. Nëse Lulzim Basha nuk arrin dot të bëjë këtë dallim qoftë edhe si strategji në të mirë të forcës politike që drejton, atëherë do ta kuptojë fare shpejt se mirënjohja është një virtyt i rëndësishëm njerëzor, por në politikë shpeshherë nuk shpërblehet.(Mapo)

Next Post
Masakra në Vlorë, si u shpëtoi për mrekulli plumbave fëmija që po luante me biçikletë

Vajza e mitur e biznesmenit shpëtoi mrekullisht mes plumbave, luante me biçikletë aty pranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

March 22, 2026
Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

March 22, 2026
VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

March 22, 2026
“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

March 22, 2026
Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

March 22, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pasdite në shkollën e notit…”

March 22, 2026
Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

March 22, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse do bëhet shpejt porti i ri në Porto Romano?

March 22, 2026
“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

March 22, 2026
Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In