• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doktori i njohur shpjegon edhe një herë vaksinën ruse

by Java News
15/08/2020 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa Rusia ka lajmëruar se do të bëhet vendi i parë në botë që nxjerr vaksinën kundër koronavirusit, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thotë se ajo e prodhuar nga Rusia nuk ka ndjekur tre fazat standarde: sigurinë, efikasitetin dhe imunitetin.

brataj

“Vaksina e regjistruar në Rusi për përdorim njerëzor nuk i ndoqi këto procedura standarte për prodhimin e tyre. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ajo duhej të ishte akoma në fazën e parë të provave klinike, faza në të cilin kontrollohet siguria e saj ,frekuenca e dëmtimeve dhe efekteve anësore”, shkruan ai.

Vaksina më premtuese dhe në fazë të avancuar në eksperimentim sipas Bratajt është ajo e zhvilluar nga bashkëpunimi midis Oksford dhe Advent-Irbm të Pomezia, e cila ka mbërritur në fazën tre.

POSTIMI I PLOTE

Vaksina kundër koronavirusit!

Në garën botërore për prodhimin e vaksinës për të ndaluar pandeminë Covid-19, janë të paktën tre vaksina që po provohen në Itali. Vaksina më premtuese dhe në fazë të avancuar në eksperimentim është ajo e zhvilluar nga bashkëpunimi midis Oksford dhe Advent-Irbm të Pomezia, e cila ka mbërritur në fazën tre. Fillon gjithashtu faza e parë e provës për vaksinimin që po bëhet nga ReiThera në Castel Romano. Mundësia tjetër vjen nga ajo e bioteknologjisë Takis me qendër në Romë.

Në garën për vaksinën e koronavirusit Rusia prodhojë Sputnik V! (Siguria!!)
Prodhimi i vaksinave kalon në tre faza: sigurinë, efikasitetin dhe imunitetin.
Vaksina e regjistruar në Rusi për përdorim njerëzor nuk i ndoqi këto procedura standarte për prodhimin e tyre. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ajo duhej të ishte akoma në fazën e parë të provave klinike, faza në të cilin kontrollohet siguria e saj ,frekuenca e dëmtimeve dhe efekteve anësore.

Faza e dytë në të cilën përcaktohen dozat dhe efektet e tyre janë studiuar si në aspektin e tolerancës ashtu edhe të imunitetit, pra aftësia për të nxitur një përgjigje imune, por ajo është kryer në pak njerëz.
Faza e tretë është ajo gjatë së cilës kryhen teste të shumta për të vlerësuar efikasitetin në shkallë të gjerë, zakonisht ato kryhen në dhjetëra mijëra vullnetarë të shëndetshëm.

Një kujtesë e detyrueshme për të kuptuar se në botën perëndimore, provat klinike zgjasin të paktën një vit. Në rastet urgjente si pandemia mund të shkurtohet koha, por duhet të paktën të kalojë një periudhë kohe 4-6 muaj pas provave për të demonstruar sigurinë dhe efikasitetin e një vaksine të re. Në këtë kontekst, përpjekja për të prodhuar një vakisinë të aftë për të ndaluar epideminë e koronavirusit po vazhdon pa ndërprje.

Më premtuesi në nivel ndërkombëtar, është bashkëpunimi midis Oksford dhe kompanisë Advent-Irbm e Pomezia, në provincën e Romës. Vaksina ChAdOx1-S, bazohet në adenoviruset jo-përsëritëse që rrjedhin nga shimpanze, të cilat bartin gjenin e pikut të sintetizuar nga Sars-Cov-2. Pas rezultateve pozitive të arritura tashmë në laborator dhe studimeve paraklinike mbi kafshët, ka filluar faza tretë e provës klinike për të përcaktuar sigurinë, efikasitetin dhe imunitetin. Provat po ndiqen në mijëra vullnetarë të shëndetshëm të të dy gjinive të moshës midis 18-55 vjeç dhe 65-85 vjeç.

Ndërkohë, po vazhdon puna edhe për dy vaksina tyë tjera në Itali. E para është ajo që po provon kompania ReiThera, në pronësi zvicerane me qendër në Castel Romano të Romës, me fonde nga Rajoni Lazio dhe Ministria e Shëndetësisë, ku ajo mori autorizimin nga AIFA për provat klinike. Faza e parë është kryer në 90 vullnetarë të shëndetshëm të të dy gjinive, përfshirë të rriturit (18-55 vjeç) dhe të moshuarit (65-85 vjeç), të cilët po ndiqen nga Instituti për Sëmundje Infektive, Lazzaro Spallanzani në Romë së bashku me qendrën kërkimore klinike të Veronës. Gjithashtu në këtë rast, vaksina e quajtur GRAd-Cov-2, bazohet në një adenovirus të çaktivizuar që kodon proteinën Spike të Sars-Cov-2, dhe tashmë është treguar se është mjaft e sigurt dhe shkaton imunitet te kafshët.

Opsioni tjetër i bërë në Itali vjen nga kompania e bioteknologjisë Takis me qendër në Romë, në bashkëpunim me Rottapharm Biotech të Monzës. Për dallim nga dy kandidatët e tjerë, vaksina e quajtur Covid-eVax nuk përdor një vektor viral por bazohet në një fragment të ADN-së sintetike duke filluar nga një sekuencë gjenetike e Sars-Cov 2, një metodë që lejon të përshtasë vaksinën në rast të mutacionit të virusit. Studimet paraprake te kafshët kanë dhënë rezultate premtuese, ku është provuar se pas një administrimi të vetëm është parë një përgjigje e rëndësishme imuniteti e cila rritet pas një soministrimi të dytë. Vaksina është ende në pritje të autorizimit për provat klinike të cilat duhet të fillojnë me testet te njerëzit dimrin e ardhshëm në Institutin Pascale në Napoli dhe në San Gerardo në Monza.

Dr.Skender Brataj

Next Post
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

Replika/Tradhtia e Berishës dhe roli i PS-së dhe gjykatësve për “Detin”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Europa ashpërson politikat e emigracionit, pesë shtete planifikojnë deportimet drejt Ruandës

Europa ashpërson politikat e emigracionit, pesë shtete planifikojnë deportimet drejt Ruandës

November 16, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Gjykata Kushtetuese si strehë azilantësh ndërkombëtarë!

November 16, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

U qëllua nga i biri me sëpatë, ndërron jetë pas 10 ditësh në Spitalin e Traumës 72-vjeçari

November 16, 2026
Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

Kënga serbe në eventin e BE, Kos kërkon falje: Nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian

November 16, 2026
Mijëra valixhe mbushin aeroportin, çfarë do të ndodhë me bagazhet e pasagjerëve në SHBA?

Mijëra valixhe mbushin aeroportin, çfarë do të ndodhë me bagazhet e pasagjerëve në SHBA?

November 16, 2026
Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, policia gjobit 23 protestues me nga 5 mijë lekë

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, policia gjobit 23 protestues me nga 5 mijë lekë

November 16, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi për këtë fillim jave, Jorgo Pulla zbulon çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat e zodiakut

November 16, 2026
SPAK operacion me Francën kundër mashtrimeve kompjuterike, ndalohet një shqiptar

Çështja e pagave të magjistratëve, Prokuroria e Beratit shpall moskompetencën dhe ia kalon dosjen SPAK-ut

November 16, 2026
Mbi 1 mijë miliardë euro dhe taksa për koorporatat, Von der Leyen prezanton buxhetin e BE-së

Forumi i Zgjerimit, Von der Leyen: Shqipëria, progres domethënës drejt anëtarësimit në BE

November 16, 2026
Arrestohet në Morinë 39-vjeçari nga Kosova, u kap me fishekë, thika dhe sëpatë

Emri/ U ndalua për drogë në kufi, shqiptarja ndërron jetë pas marrjes në pyetje nga policia

November 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In