• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doktoreshë Najada Çomo, më fal!

by Bledi Mane
01/05/2020 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bledi Mane

Sa vjet ke që e njeh vdekjen?

Je takuar me të qindra herë në pavijon. Ke debatuar me të në dhomën e pacientit, e ke sulmuar dhe e ke sprapsur nga trupi i të sëmurit. E ke mundur mortjen në çdo kohë, të ka ardhur përsëri dhe përsëri ti i je përveshur me vullnetin e mjekes për ta goditur.

Por në fillim të marsit, atëhere kur pranvera kishte frikë të trokiste, e mban mend çfarë të kemi bërë ne, ne pacientët kronikë të absurdit dhe të ligësisë?

Ti shfaqeshe tek-tuk në mediat publike me këshillat e tua kundër një virusi që po çapitej anëve tona, dhe batareja e sulmeve tu lëshua aq kobshëm dhe aq fyeshëm sa vuri në mëdyshje profesionin tënd. Me kuç e me maç tu vërsulën me fyerje, të tallën formën e vetullave, ngjyrën e flokëve, të poshtëruan kontributet mjekësore, të akuzuan si shërbërore regjimesh, të injektuan kolerën e mosmirënjohjes dhe qëlluan drejt teje me mallkime të ftohta dhe fyerje të nxehta.

Ti u bëre objekt humori, të karikaturuan me meme në rrjetet sociale, të prishnin turnin e natës pranë pacientit dhe ta lëndonin mëngjesin e lodhshëm. Ti u pikturove si djalli i mjekësisë shqiptare dhe të goditën feminitetin, mëmësinë, humanizmin tënd.

Durove e fyer pa iu kundërvënë as politikës, as injorancës kolektive, as mediave, as interesave meskine dhe kur Coronavirusi ulëriste rrugëve të boshatisura të qytetit, ti e vetme ecje konfidente drejt spitalit infektiv. Virusi nxitonte para teje drejt mushkërive të miletit por ti nuk e ndalje vrapin dhe ashtu e drobitur edhe nga fyerjet edhe nga ngarkesa vazhdoje betejën e rradhës mbi nganjëdhimin e jetës.

Ditën dhe javët u rrokullisën mes ngjarjeve të kobshme e mes shërimit të pacientëve dhe ti ende vazhdon të jesh më e shpejtë se sirena e autambulancës. Sot përballë teje qëndron i shtrirë pacienti me tubat e oksigjenit në mushkëri. Të ka kapur dorën dhe nuk ta lëshon. Të shikon i mekur sytë e tua, vetullat, flokët, buzët, fjalët, kujdesin tënd dhe ti i dukesh aq e bukur dhe aq e fisshme por pacienti ka turp të të flasë.

Dy muaj më parë të fyen, të poshtëruan, të penguan, të plagosën por ti nuk po hakmerresh. Thërret kolegët e tu mjekë, infermierë, sanitarë dhe e tërheqni pacientin nga dora, ia hiqni tubat e oksigjenit dhe i flisni qetë dhe ëmbël:

-Çohu se u shërove. Dil jashtë dhe vazhdo të ecësh bashkë me jetën!

Next Post
“Më goditën me qytën e pistoletës në kokë”, i moshuari që u grabit në Korçë rrëfen tmerrin: Na lidhën dhe kërkonin lekët

Lidhën të zotët e shtëpisë dhe morën paratë, policia zbulon shumën e grabitur në Tiranë

Comments 3

  1. Lan XHABIJA says:
    6 years ago

    Të lumtë Bled Mane.
    Një homazh nderi e respekti për të betuarën e HIPOKRATIT (jo të hipokritit), të nderuarën ZONJË (me kuptimin e plotë fë kësajë fjale) DR. Prof. Najada ÇOMO.
    E meriton.
    Me punë, përkushtim, humanizëm deri në sakrificën e jetës së vet, për tu dhënë jetë, pacientëve në spitalin ku ajo punon.
    Shpërblimi i mirënjohjes, vetëm me fjalë, është minimumi që mund të bëjë, shoqëria dhe shteti për të, për mos të thënë të tjera.
    Duhet të përkulemi deri në tokë, për njerëz, si e nderuara, dr. prof. Najada Çomo.

    Reply
  2. Anonymous says:
    6 years ago

    Respekt

    Reply
  3. Anonymous says:
    6 years ago

    Ti perulemi me respekti Dr Nejades ,Zoti e do per te shkruar njeres.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In