• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doktor, mos gabo në pleqëri…

by Artur Ajazi
17/11/2021 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Eshtë fakt, se kush ka mbretëruar për një kohë të gjatë, e ka të pamundur të largohet prej andej në mënyrë poshtëruese. Kjo po ndodh edhe me Sali Berishën. Në një kohë tjetër, ai do ta kishte shumë të lehtë rikthimin pasi mendon se, ka sot ende shumicën e bazës. Por në kushtet e reja, e ka të pamundur që edhe pas 11 Dhjetorit, ai të mbretërojë në Partinë Demokratike. Shpallja “non-grata” si dhe lufta e hapur që i ka shpallur Doktori de facto dhe de jure SHBA-së, është gabimi më i pafalshëm që i ka bërë vehtes por edhe partisë.Heshtja dhe vetëm heshtja, do të ishte melhemi më i mirë për “plagën” e hapur. Se sa korrupsion krijoi Sali Berisha sa ishte në pushtet qoftë në 1992 deri 1997, apo dhe 2005-2013, këtë e di edhe foshnja. Se sa afera u firmosën dhe kaparosën në kohën e pushtetit të tij, edhe këtë e dinë të gjithë, madje edhe ata që nuk kanë qenë në Shqipëri  prej 1991 deri sot. Pra, Sali Berisha e ka të qartë sa dëme dhe telashe i ka sjellë vendit dhe shqiptarëve, e di fare mirë se shërbimet e huaja nuk hanin dhe nuk hanë “bar”, por merren me zhbirilimin e të dhënave dhe fakteve. Por edhe sikur ta marrim të mirëqenë faktin se “ai vetë personalisht nuk ka kryer korrupsion”, sërish faji bie mbi personin e tij.

Në Shqipëri u shkatërrua gjithçka ishte ngritur dhe ishte ndërtuar me gjykimin dritëshkurtër dhe hileqarë se “janë të Enverit, i ka patur diktatura komuniste”. Dhe kjo ka ndodhur para syve dhe veshëve të Sali Berishës. Bëmat e Doktorit duan një natë dimri dhe nuk mbarojnë kurrë. Ndoshta ai i ka “harruar”, dhe sot gjithçka i duket se nis nga zero. Por faktet  dhe ndodhitë, janë akuza të forta ndaj tij, bashkëpunëtorëve dhe atyre që sot hiqen sikur “nuk e njohin më”.Historia e Berishës dhe pushtetit të tij, historia e klanit të tij qeverisës, është një histori e mbushur me korrupsion, krime dhe afera të pista, me viktima dhe pasurim të xhelatëve të cilët pasi zhvilluan disa procese gjyqësore tallëse, sot gjenden sërish në Parlament. Kjo është dramatike. Por bëhet edhe më therëse, tek dëgjon se si mbrohet Doktori, se si u deklaron foltoristëve se “të më gjejnë një rast dhe aferë korruptive, dhe tërhiqem”. Por jo, ai madje me “para të pastra” hapi proces gjyqsor në Paris, dhe nuk mbetet ditë pa sulmuar SHBA, DASh, dhe ambasadoren Kim.

Pas Enver Hoxhës, zoti Berisha, mbetet i dyti, që i shpall luftë SHBA-së, edhe pse deklarohet se “jam proamerikan i lindur”.Mbledhja e Kuvendit  në 11 Dhjetor, dhe plani që pritet të zbatohet pas asaj date lidhur me fatin e PD-së, mbetet skenari që do ta fundosë përfundimisht  ish-kryeministrin e vendit. Ai nuk e ka kuptuar, edhe pse ka studiuar  për mjeksi, se njeriu ka fazat e tij jetësore, dhe nuk mund t’ja nisë nga e para, kur po shkon drejt finishit. Ai nuk mund ta ribëjë  Partinë Demokratike, sipas asaj  forme dhe përmbajtje, që e bëri nga 1992 deri kur u tërhoq nga drejtimi i saj. Kjo pasi, ajo PD, ishte dhe mbetet modeli më i keq për të frymëzuar  të djathtët në Shqipëri. Ajo PD, ishte simotra e PPSH, kishte brënda klimën e dhunës dhe shtypjes ndaj fjalës dhe mendimit të lirë, dhe ecte mbi filozofinë e përjashtimit dhe denigrimit të çdo kundërshtari.

Si mund të pretendosh Doktor, se “do të ringre Partinë Demokratike siç ka qenë dikur”, kur dihet se si  ishte ajo në kohën tënde ( dhe vazhdon të jetë edhe në kohën e Bashës) se  si shtypej  fjala, mendimi dhe koka e çdo zëri kundër, madje përndiqej  deri  në fis dhe farefis. Ndaj them,e ke të pamundur Doktor edhe pse do të mbledhësh Kuvendin, edhe pse ke vendosur të zbatosh deri në fund skenarin  tënd,për tu (vetë) shpalluar “mbret” (si në 1997 kur u (vetë) shpalle  president kur jashtë kërciste pushka)…

Next Post
Deklaratat e forta të qytetarëve pas vrasjes së 8-vjeçarit/ SHÇBA bën lëvizjen e menjëhershme

Deklaratat e forta të qytetarëve pas vrasjes së 8-vjeçarit/ SHÇBA bën lëvizjen e menjëhershme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet lufta SHBA-Iran, 90 objektiva goditen gjatë natës, Trump zbulon mesazhin nga Teherani

Përshkallëzohet lufta SHBA-Iran, 90 objektiva goditen gjatë natës, Trump zbulon mesazhin nga Teherani

July 9, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In