• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doktor Berisha është jo pak, po shumë… shumë e ligë ajo që thua

by Ardit Rada
19/11/2020 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Shpëtim Nazarko
Është i çmendur – tha Berisha, për Bellanicën. Nuk ma merrte mendja kurrë, të dëgjoja një fjalë të tillë nga goja e një njeriu që, për tridhjetë vjet i ka dhënë tone shumë prej ngjarjeve të vendit. I pashë një pjesë të analistëve, të ndarë majtas e djathtas, që në majë të gjuhës e kishin një ndjesi të tillë, për të. Por, asnjeri nuk guxoi ta shprehte.
Jo vetëm duke i respektuar zanatnë doktorit, por dhe duke e besuar atë, mund të dilja në përfundimin se Bellanica është çmendur. Dhe nuk do të ishte ndonjë çudi. Po të isha regjisor filmash dhe të përshkruaja ngjarjen e Krushës, që Bellanica i tregoi njerëzisë, mund ta mbyllja filmin duke e nxjerrë personazhin kryesor të çmendur, vetëvrarë, apo në versione të ngjashme.
Bile, për t’i shkuar idesë së doktor Berishës, mund të imagjinoja edhe që, pas shumë vitesh, për njëmijë e një arsye, Bellanica mund të jetë shndërruar dhe në Babale. Po këtu, historia që do të perceptonim kur pamë Bellanicën pardje, mbaron dhe fillon ajo pjesa tjetër, që bën me turp gjithë klasën politike këtej dhe andej kufirit. E ca më shumë dhe 20-të e ca vjeçarin Basha, që në petkun e zyrtarit të UMNIK, për të hetuar krimet e serbëve dhe jo shqiptarëve, ra në pozita të këqija në një pikë që është e njëjtë me të Berishës.
Siç thashë dhe dje, unë e besoj Bashën, që ai nuk e ka takuar Bellanicën. Por e kam të pamundur të besoj, që ai nuk ka dëgjuar për Krushën. Ishte masakra më e madhe, pas asaj të Vukovarit dhe ndoshta nga të vetmet e filmuara deri në qelizë, nga një njeri i vetëm, në mes të asaj lemerie.
E kam të pamundur ta besoj këtë, e të më ndjejë doktor Berisha. I tejkalon kufijtë e arsyes së shëndoshë, ideja që një nënpunës i UMNIKUT dhe shqiptar nga ne e kosovar nga gjyshërit, të mos ketë ndjekur me pasion këtë krim të serbëve. Duhet ta kish bërë dhe nëse e mori vesh me vonesë, për kasetën që kish bërë Bellanica edhe dhënies së saj nga BBC. E të linte çdo punë dhe të bënte çdo gjë, të gjente Bellanicën dhe kasetën e tij. Do ta lëvdonin edhe në punën që e paguanin, siç thotë ai, për të dhe vetëm për të.
Nuk është shumë, apo jo doktor Berisha? Basha vetë, do ta kishte arritjen e kësaj gjëje, më të çmuarën e jetës së tij dhe kontributin më të madh që po i bënte kombit.
Nuk e bëri. Nuk po e akuzon njeri propagandë që e ka takuar Bellanicën, a e ka shitur kasetën, a ia ka dhënë serbëve për para. Do të isha i lig a i çmendur, ta besoja këtë. Por, për tjetrën, doktor Berisha, duhet ta kuptojmë se është e vërtetë. Bënte shumë lekë, ajo kasetë. Për ne dhe për Kosovën, bënte gjithë arin e botës. Ishte më e madhe se ajo që zbuloi Uollkeri, që shpuri perëndimin në luftë kundër Jugosllavisë. Basha, duhet t’i shpjegojë vendit, se çfarë di për këtë masakër dhe pse nuk lëvizi tërë gurët të gjente Bellanicën. E kishte të thjeshtë e gjë të gatshme nga BBC.
Po pse e shau Berisha, Bellanicën? Nuk do të bie në prehrin e propagandës. Kam frikë se doktori, si brez i vjetër e unë po si ai afërsisht, jemi edukuar keq nga Enveri, për të kuptuar e dalluar heroin real nga ai enverist.
Kohë më parë, në një darkë private me ambasadorin Uollker, që denoncoi Reçakun, u grinda nga pak me të, për konceptin e heroit, kur ai më pyeti me gjysmë qesëndie.
E çfarë mendon ti Shpëtim, për Rugovën? Se ne në Amerikë, nuk e donim shumë dhe Madlen Ollbrajti më pyeti njëherë, se nga i buronte fuqija këtij njeriu që tallej me gjithë perëndimin?
Shumë e thjeshtë, ambasador – i thashë. U foli njerëzve me gjuhën e gjyshërve. Kanë ardhur serbët, si re me karkaleca e ashtu do ikin. Po unë u këshilloj, në më dëgjofshi, të mbrojmë pyjet, të ruajmë djathnë e mirë dhe hipotekën e shtëpisë që na kanë lënë gjyshërit. Dhe populli i besoi atij, bile dhe më shumë se vetë UÇK- së.
Bellanica, doktor, është hero nga më të mëdhenjtë që ka parë ajo luftë. Më i madh se dhjetëra ushtarë e komandantë. I la kombit të tij, një dokument të përjetshëm të mizorisë së agresorit.
Bellanica, mund edhe të çmendet, sot. I ka ngjarë edhe ca më të mëdhenjve se ai, kjo. Po kufoma e njeriut, nuk ka vlerë. Ajo është tretur në veprën e tij. Plaku Dritëro, që kish një arkiv të madh me letra, më tregoi njëherë, se edhe Lasgushi i madh, nuk ishte mirë në fund të jetës. Kërkonte të botonte vjersha pa vlerë, fare pa vlerë. Dritëroi nuk ia botoi, se donte të ruante Lasgushin gjenial dhe ta mbronte me pensionin e përjetshëm, që ai e meritonte si pakkush. I kam lexuar ato poezi, doktor. Dhe kurrë, nuk kam shkruar për to. E dija që Lasgushin e kishin torturuar, harruar e çmendur ai regjim, me sjelljen ndaj tij. Po Lasgushi, ishte krenaria jonë dhe do të kisha bërë vepër të ligë në do shkruaja për këtë sjellje të tij, në fund të jetës.
Kam frikë se ishte e ligë, shumë e ligë ajo që the dje, për Bellanicën, doktor Berisha. Dhe për një arsye tjetër, nuk bëhesh. Cituar edhe njëherë Dritëronë e madh, që ironizonte dikur kolegun tuaj, të cilin e akuzonte me të drejtë, si të dhënë pas rakisë dhe të sëmurë prej saj.
Ç’thotë ky, mo? Po ky ka bërë betimin e Hipokratit. A i vjen rëndë, për ato që thotë?
Unë jam më pak, shumë më pak se Dritëroi. Më vjen keq edhe nëse Bellanica është vërtet i çmendur, si thoni ju, po jo BBC-ja, që ia tregoi tërë botës kasetën e tij.
Ajo që mendoj përtej kësaj është që, në raste të tilla, ka vetëm dy rrugë. O të kërkojmë veprën e Bellanicës e pastaj, ta shpallim hero, o të heshtim si njerëz që në ato kohëra, nuk kemi kryer aspak detyrën që na ngarkoi Atdheu.
Ndryshe, Bellanica dhe i çmendur, siç thoni ju, do të na shikojë me habi përtej varrit!
Next Post
“Gratë sipërmarrëse mbeten shembuj shprese”/ Linda Rama i bashkohet thirrjes së Cherie Blair dhe Hillary Clinton

“Gratë sipërmarrëse mbeten shembuj shprese”/ Linda Rama i bashkohet thirrjes së Cherie Blair dhe Hillary Clinton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr i madh pranë Paraburgimit të Vlorës, rrezikohen edhe banesat përreth! Aksion për shuarjen e flakëve, dyshohet se…

Zjarr i madh pranë Paraburgimit të Vlorës, rrezikohen edhe banesat përreth! Aksion për shuarjen e flakëve, dyshohet se…

November 12, 2026
Ligji për Specialen në Kuvend, partitë me qëndrime të ndryshme, votimi shtyhet për të premten

Ligji për Specialen në Kuvend, partitë me qëndrime të ndryshme, votimi shtyhet për të premten

November 12, 2026
Kostoja e jetesës, Kuvendi miraton ligjin për strehimin e përballueshëm! Manja: Kush është shumicë e përcakton kutia e votimit!

Kostoja e jetesës, Kuvendi miraton ligjin për strehimin e përballueshëm! Manja: Kush është shumicë e përcakton kutia e votimit!

November 12, 2026
Kinemaja në zi, ndahet papritur nga jeta në moshën 62-vjeçare aktori i njohur! Kolegu zbulon telefonatën e fundit me të

Kinemaja në zi, ndahet papritur nga jeta në moshën 62-vjeçare aktori i njohur! Kolegu zbulon telefonatën e fundit me të

November 12, 2026
Moti i keq/ Porti i Durrësit njofton pasagjerët për pezullim të lundrimeve: Shtyhen oraret për udhëtimin Durrës-Bari, ja kur do bëhen!

Moti i keq/ Porti i Durrësit njofton pasagjerët për pezullim të lundrimeve: Shtyhen oraret për udhëtimin Durrës-Bari, ja kur do bëhen!

November 12, 2026
Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton mes debatesh të forta ndryshimet në vlerën e shpronësimit të pronave në zonën e “Currilave”

Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton mes debatesh të forta ndryshimet në vlerën e shpronësimit të pronave në zonën e “Currilave”

November 12, 2026
Detajet e operacionit në Fier, arrestohen Arben Voja dhe 3 ish-vartësit e Kadastrës! SPAK e hetonte edhe për një çështje tjetër, 9,5 mln lekë…

Detajet e operacionit në Fier, arrestohen Arben Voja dhe 3 ish-vartësit e Kadastrës! SPAK e hetonte edhe për një çështje tjetër, 9,5 mln lekë…

November 12, 2026
Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…

Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…

November 12, 2026
Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

November 12, 2026
“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In