• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doktor Berberi

by Edison Ypi
31/08/2026 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Edison Ypi

Grykësia shtazarake e Doktor Berberit që me brisk e gërshërë në dorë rruan e qeth çdo lek që i zë Syri, po mahnit të madh e të vogël, të gjallë e të vdekur.

Cila mund të jetë 1 arsye e vetme pse shqiptarëve bujq të Devollit, blegtorë të Pukës, operatorë turistikë, pronarë ose menaxherë të bujtinave, restoranteve, hoteleve, u duhet, u vlen, u shërben, u kryen ndonjë punë a u zgjidh ndonjë problem pjesëmarrja në një tubim politik në USA e Doktor Berberit, kltij rrenacaku të pashërueshëm, humbësi serial, hajdut me eskavator, qethës me gërshërë dhe rruajtës me brisk i lekut ?

Kjo pyetje e thjeshtë mbi iniciativën halucinante dhe të pabesueshme të Doktor Berberit i cili për të vajtur në USA pa asnjë motiv të dukshëm dhe të arsyeshëm, nuk ka përgjigje nga askush. Asnjë analist, asnjë statisticien, asnjë politolog, asnjë inteligjencë humane apo artificiale, asnjë kiromante myzeqare, asnjë arixhofkë elbasanllie, asnjë mallakastriote lexuese e përpiktë filxhani, asnjë gjirokastrite kqyrëse sfere kristali, dhe askush tjetër nuk e di pse po shkon në USA Doktor Berberi.

Por po ta shohësh si duhet parë, është pyetje si gjithë pyetjet përgjigjet e të cilave duken të pamundura, por në fakt, i ke para syve.

Mashtruesi i pacipë, vrasësi, zjarrvënësi, rruajtësi, qethësi i stërnjohur Doktor Berberi, nuk shkon në USA për asnjë hall apo problem të asnjë shqiptari, por vetëm për hallin e vet. Që hajdutllëku i tij i papëmbajtur të vazhdojë. Kullat ta prekin dhe çpojnë qiellin. Dallaveret të mos ndalen. Dhe ah, do Zoti, Non Grata të hiqet.

Vajtja e Doktor Berberit në USA me brisk e gërshërë në dorë nuk është një budallallëk i pafund. Është një hajdutllëk i pafund në kërkim të lekut të vetëm që Doktor Berberi njeh, lekut të vjedhur, lekut tëmpisët, lekut të përgjakur. Për ta përdorur kahmos. Nga blerja e çmendur e vizës USA me çmimin astronomik rekord historik 10 milionë dollarë, tek blerjet miliardere nëpër Europë, e të tjera e të tjera shpenzime faraonike që Doktor Berberi i fsheh, por në tërësinë e tyre, janë të qarta për gjithkend, janë një ndërlikim i thjeshtë, një Vezë e Kolombit.

Jo e Kolombit që Amerikën vajti për ta zbuluar me paret e Mbretëreshës së Spanjës, por Vezë e “Kolombit”  Doktor Berberi që në Amerikë shkon për ta korruptuar Amerikën me pare të vjedhura shqiptarëve, për t’i mundësuar vetes vjedhjen e të tjerave pare të vjedhura, pa të cilat Doktor Berberi s’merr dot frymë.

Doktor Berberi mund të shkonte në USA jo me 10 por me 1 milionë dollarë me varkë ose me not bashkë me çetën e halabakëve të Sigurimit dhe Zërit të Popullit që i kanë mbetur nga Partia Demokratike. Do e prisnin me dafina për sportivitetin dhe thyerjen e rekirdit, dhe Non Gratën do ja anulonin në çast. Nuk e bëri. Dhe po gjen belanë. Nga milionat e panumurta që ka vjedhur do shpenzonte 1 po t’i kishte të vetat, dhe do ikte me not. Po shpenzon 10 dhe po ikën me aeroplan sepse nuk i ka të vetat, i ka të vjedhura.

Nuk shpenzoi 1 por 10 sepse është budalla, por sepse për shqiptarët që i duken miza dhe paret e shqiptarëve që i duken pare të kollajta për tu vjedhur, nuk ka asnjë ndjeshmëri, asnjë ngrohtësi, asnjë mëshirë, asnjë dhimshuri.

Përmasat ciklopike të hajdutllëkut të Doktor Berberit janë absolutisht të papara, të pa dëgjuara, të pashembullta. Diktatorët e Afrikës qëndrore që hanë nga një foshnje për çdo vakt nuk guxojnë të vjedhin sa Doktor Berberi që shpenzon pa cak, pa kufi, pa terezi. Kjo ndodh sepse Doktor Berberi si çdo skuth i çmendur i pashpirt, e lidh gjithçka me fantazinë e sëmurë, qëllimet dhe veprimet donkishoteske, marrinat për fatin e lavdishëm inekzistent të vetes.

Nga çeta e Doktor Berberit që qeth e rruan lekun e shqiptarëve dhe ka bërë synet deri në rrëzë Shqipërinë, ka që thonë se Doktor Berberi është si Kasheu i pavdekshëm i përrallave ruse që nuk e ka problem të ngrihet çdo herë që rrëzohet, të ngjallet sa herë që vdes.

Por është dhe Tardigradi sa një kokrrizë rëre që nuk ngordh nga minus 270 deri plus 150 gradë celsiut, duron deri 30 vjet pa ngrënë e pa pirë. Por nuk është njeri. Është qënie primitive, mikrob, bacil. Nuk rruan, nuk qeth, nuk vjedh. Nuk i hip as nuk i zbret asnjë gomari, asnjë kali. Nuk është Non Grata. Nuk blen 1 vizë USA 10 milionë dollarë.

 

Next Post
Zjarret lanë 12 të vdekur, presidenti i Algjerisë shpall tre ditë zie dhe kërkon dënim me vdekje për piromanët!

Zjarret lanë 12 të vdekur, presidenti i Algjerisë shpall tre ditë zie dhe kërkon dënim me vdekje për piromanët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

Luftë me flakët në Dajt dhe Dibër, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 4 vatra aktive, nuk ka rrezik për banesat!

August 31, 2026
“S’e kuptuam politikën e futbollit”- Plani 20 miliardë dollarësh i FIFA-s për Botërorin, reagon Kushner: Nuk do të ishim përfshirë!

“S’e kuptuam politikën e futbollit”- Plani 20 miliardë dollarësh i FIFA-s për Botërorin, reagon Kushner: Nuk do të ishim përfshirë!

August 31, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Tiranë–Dallas dhe kthim

August 31, 2026
U zbulua pasi ftoi familjarët në Dubai, arrestohet bosi shqiptar i drogës

Iku nga shtëpia që të jetonte me të dashurin italian, prindërit shqiptarë kërcënojnë vajzën: Nëse s’kthehesh, do të kesh një jetë ferri!

August 31, 2026
“Çështjen e kemi në vëmendje”- “Demokratët Europianë”: Mbajtja e Veliajt në paraburgim, sfond shqetësues për demokracinë shqiptare! Në pikëpyetje proporcionaliteti

“Kushtetuesja dhe Qeveria e thanë qartë”- Si do te qeveriset Tirana? Avokati Ndreca: Veliaj kërkon zgjidhje për drejtimin e Bashkisë, i shqetësuar për kryeqytetin

August 31, 2026
Skandali pas ndeshjes së Superiores, momenti kur presidenti i Vllaznisë godet me grushte gjyqtarin!

Skandali pas ndeshjes së Superiores, momenti kur presidenti i Vllaznisë godet me grushte gjyqtarin!

August 31, 2026
“Nëse evidentohen parregullsi do të merren masa”- 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSH: Do të hetohet i gjithë procesi!

“Nëse evidentohen parregullsi do të merren masa”- 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSH: Do të hetohet i gjithë procesi!

August 31, 2026
Zjarret lanë 12 të vdekur, presidenti i Algjerisë shpall tre ditë zie dhe kërkon dënim me vdekje për piromanët!

Zjarret lanë 12 të vdekur, presidenti i Algjerisë shpall tre ditë zie dhe kërkon dënim me vdekje për piromanët!

August 31, 2026
Elisa e Çudirave

Doktor Berberi

August 31, 2026
Detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë: 15 të arrestuar, 2 prej tyre iu komunikohet akuza në burg

Përleshje te “Kalaja” e Tiranës, plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com